GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dorëhiqet kryetari i PD në Lezhë: Situata në selinë blu më e rënda prej 31 vitesh

17:36 - 05/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Dorëhiqet kryetari i PD në Lezhë: Situata në selinë blu më e rënda prej 31 vitesh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike në Lezhë, Arjan Ndoj ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Përmes një shkrimi të gjatë në rrejte sociale, Ndoj ka njoftuar se i ka kërkuar zyrtarisht kryetarit të PD-së dorëheqjen nga pozicioni si Kryetari i degës në Lezhë.

Ndoj shkruan se situata në Partinë Demokratike është më e rënda e ndodhur prej 31 vitesh dhe se ka bërë përpjekje që kjo situatë të ndryshojë, të paktën në zonën e Lezhës.

Ndër të tjera, Ndoj shkruan se ka patur një përpjekje nga ana e anëtarëve të tjerë të cilët kanë lobuar që emri i tij mos të vihej si kandidaturë për Kryetar nga Tirana.

“Në pamundësi t’ju kontaktoj secilin prej jush, po ju komunikoj se dje i kam kërkuar zyrtarisht Kryetarit të PD së Shqipërisë z.Sali Berisha Dorëheqjen nga pozicioni i Kryetarit të degës Lezhë.
Të nderuar miq! Disa muaj më pare kërkova prej jush besimin për të qenë Kryetari i PD Lezhë.
Situata në të cilën ndodhej Partia Demokratike ishte më e rënda prej 31 vitesh. Dhe unë besova se mund të bëj diçka për rregullimin e situatës brenda PD, të paktën lokalisht. Edhe pse vetë nuk ndjeja dhe as nuk ndjej asnjë përgjegjësi për situatën në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike. Dhe ju të nderuar anëtar iu përgjigjet fisnikërisht dhe pozitivisht thirrjes time për të më votuar. Edhe pse persona të caktuar në Lezhë dhe Tiranë lobuan fuqishëm që emri im të mos vinte si kandidaturë për Kryetar nga Tirana
”, shkruan Ndoj.

Ndoj përshkoi rrugëtimin dhe punë e tij në pozicionin si Kryetar i Partisë në Lezhë, teksa theksoi se premtimi i tij i parë ishte unifikimi i Partisë Demokratike, referuar ndarjes në dy kampe pas shpalljes non ngrata të Sali Berishës.

“Edhe pse isha prej 3 vitesh një i papunë, pa asnjë biznes apo aktivitet privat, pa prona apo interesa të caktuara, me 25 Prill 2022 ju votuat masivisht për mua. Votuat për mua thjesht se isha një prej jush qysh prej 11 shkurtit 1991. Votuat për mua pasi aq kohë sa kam ushtruar funksion zyrtar në administratën shtetërore, kam pritur e përcjellë, duke e trajtuar me gjithë dinjitetin e duhur çdo person që ka trokitur në zyrën time. Votuat për mua edhe pse që prej vitit 1990, kur kam përfunduar studimet e larta, kam 11 vite i papunë, thjesht për arsye politike. Votëbesimi juaj më dha një sadisfaksion që jo shpesh i ndodh në jetën e një personi. Kur kërkova votën tuaj premtova se do të jem me ju, pranë jush, në krye të aksionit opozitar në PD Lezhë. Premtimi i pare që bëra mediatikisht sapo u zgjodha ishte se do bëj gjithë përpjekjet e mija për bashkimin dhe unifikimin e PD Lezhë. Kërkova bashkëpunimin dhe mbështetjen e çdo demokrati e demokrateje. Por medalja ka dy anë. Në njërën anë jeni ju, janë anëtarët e thjeshtë të PD, të cilët ndër vite i kanë dhënë gjithçka kësaj partie. I falenderoj të gjithë”, shkruan Ndoj.

Ndoj nuk ka lënë pa kritikuar një pjesë të anëtarëve të PD-së, të cilët i ka cilësuar si servilë e prapaskenistë dhe kanë përçuar një frymë negative në mbarëvajtjen e punës brenda PD në Lezhë.

“E nga ana tjetër janë një pakicë e vogël, të cilët kanë përfituar aq shumë prej PD. Shumica prej tyre të pa sprovuar asnjëherë me votë dhe pa asnjë aksion politik. Pikërisht këta persona harxhojnë kaq shumë energji negative në një luftë të paprinciptë brenda llojit. Ndërkohë që për asnjë sekondë nuk i shikova të bëjnë opozitë ndaj kundërshtarit politik, Rilindjes, e cila qeveris pothuaj prej 10 viteve Shqipërinë. Për fatin e keq disa nga këta servilë, hileqarë, prapaskenistë, intrigantë, gjejnë terren dhe mbështetje nga apendikse të caktuara brenda PD në qendër. Kjo ndikon në krijimin e një frymë negative dhe afekton mbarëvajtjen e punës brenda PD Lezhë. Dhe natyrisht kjo ka shkaktuar edhe një demotivim timin në kryerjen e funksionit tim si kryetar. E mirëkuptoj edhe zhgënjimin e disave prej jush nga ky akt i dorëheqjes time. Por në kushtet e pamundësisë për të ndryshuar këtë realitet, kisha vetëm dy alternativa: ndryshimin e karakterit tim në këtë moshë (56 vjeç) ose dorëheqjen. Dhe ndërmjet këtyre dy alternativave vendosja pa asnjë mëdyshje të zgjedh këtë të fundit. Duke konsideruar faktin se përballë kemi primaret për përzgjedhjen e kandidatit për Kryetar Bashkie, mendova se çdo vonesë në aktin e dorëheqjes time do ti kushtonte më tepër demokratëve Lezhjan. Në këtë mënyrë ju do të keni kohën e mjaftueshme për të zgjedhur Kryetarin e ri. E më pas të përzgjidhni kandidaturën për kryetar bashkie, që këtë herë, përveç votës tuaj do ketë edhe votën e simpatizantëve të PD”, shkruan Ndoj.

 

Etiketa: LezhëPD

Lajme të lidhura

Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve
Breaking Views

Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

22:21 - 16/01/26
“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë
Breaking Views

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

21:23 - 16/01/26
“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe
Breaking Views

“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

21:17 - 16/01/26
Para
Rojet bregdetare turke shtyjnë emigrantët drejtë detit Egje, momenti bëhet viral (VIDEO)

Rojet bregdetare turke shtyjnë emigrantët drejtë detit Egje, momenti bëhet viral (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta
Aktualitet

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta

23:02 - 16/01/26

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Policinë...

Lexo më shumë
Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

22:46 - 16/01/26
Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

22:21 - 16/01/26
“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

21:23 - 16/01/26
“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

21:17 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com