Një kufomë njeriu është gjendur mbi fshatin Kreshovë të Kolonjës në afërsi të piramidës nr. 4.
Sipas njoftimi të policisë trupi i dekompozuar i përket seksit mashkull dhe është gjetur nga dy barinj të zonës.
Dyshohet se është emigrant, por për shkak se është dekompozuar komplet është i vështirë identifikimi.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post