GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Seanca për Elisabeta Imerajn/ Pse OMN kërkon shkarkimin e saj

14:48 - 30/03/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Seanca për Elisabeta Imerajn/ Pse OMN kërkon shkarkimin e saj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Mbledhja e sotme në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik për shkarkimin e Prokurores së Përgjithshme Elisabeta Imeraj, është shoqëruar me debate të ashpra.

Imeraj kërkoi aprovimin për të kërkuar mbrojtjen në këtë proces nga avokati Gregori Twan, nga studio avokatie që përmbush kriteret ligjore edhe në Shqipëri. Trupa u tërhoq për të marrë vendim në lidhje me kërkesën e Imerajt, dhe pas konsultimit të akteve të paraqitura, vendosi të legjitimojë avokatin, si përfaqësues i Imerajt.

Komisioneri publik nuk ka kërkesa paraprake, po ashtu edhe subjekti i revlerësimit. Ndërkohë Faxëeb.al zbardh dhe diskutimet që janë mbajtur në mbledhje, ku sipas Komisionerit Publik, Imerajt i janë gjetur 7 shkelje, që kanë të bëjnë kryesisht me pastërtinë e figurës dhe me aftësitë profesionale.

Pjesë nga qëndrimet e mbajtura:

Komisioneri Publik: I kemi dërguar me shkrim parashkrimet me 2.3.2022, në 7 kopje dhe besoj se konfirmohet nga KPA se palët janë në dijeni të parashtrimeve tona në këtë seancë.

Imeraj: Jemi njohur dhe kemi arsyetur parashtret.

Komisioneri Publik: Më 21.6.2021, është njoftuar konfirmimi në detyrë i Imerajt, me funksion drejtuese e Prokurorisë, Tiranë. Komisioni prej 3 vëzhguesve ndërkombëtar të monitorimit kanë paraqitur ankesë në KPA. Çështjet e trajtuara nga OMN rezultojnë të jenë afërsisht të njëjta me ato të gjetura nga Vëzhguesit Ndërkombëtar, për kriterin e pasurisë, në lidhje me një kredi bankare, pasuri e paluajtshme, një tjetër pasuri e paluajtshme në Tiranë. Truall 2500 m2 në Tiranë dhe çështjet e lidhjes me to.

Për kriterin e figurës, në vitin 2002, për çështjen në lidhje me shtetasin A.B. Ndaj dy shtetasve me çështje gjyqësore por edhe një shtetas kolumbian. Parashtrohen edhe çështjet e objektivitetit të hetimit, mënyrën jo profesionale të sjelljes jo të duhur në seancën dëgjimore së prillit 2021.

Janë konstatuar 7 gjetje, 1 për kriterin e pasurisë, për kriterin e aftësive profesionale është konstatuar 1 gjetje, për kriterin e figurës janë administruar 2 gjetje. Për etikë dhe integritetit janë administruar 3 gjetje. Dispozitat kushtetuese dhe ligjore të gjetjeve të vëzhguesit ndërkombëtar, e kanë barazuar përmbajtjen provuese të gjetjes.

Janë vlerësuar edhe 6 opinione të OMN. Para kësaj seance KPA, ka përcjellë aktin gjetje të vëzhguesit të OMN, shoqëruar me dokumentacionin përkatës. Kjo gjetje e re, është paraqitur për tu shqyrtuar. KP, brenda afatit ligjor 15 ditor ka ushtruar të drejtën e ankimit, duke e quajtur vendimin për rikonfirmimin të paligjshëm. KP, çmon se Komisioni kontrollues dhe vlerësues duhet të vlerësojë subjektin në të 3 shtyllat.

Nga shqyrtimet të pasurisë së deklaruar 2004-2016, nuk ka deklaruar as regjistruar regjimin e pasurive të ndara me ish-bashkëshortin. Pasuria e paluajtshme me sip 2500 m2 truall, në Tiranë, subjekti nuk ka deklaruar mbi të. Në vetting e ka deklaruar në emër të shtetasit A.B e ndarë më 3 pjesë me burim pasuri e këmbyer në bashkëpronësi.

Konstatojmë mungesë dokumentacioni për blerjen e pronës në periferi të Tiranës, mungesën e dokumentacionit për justifikimin e deklarimeve.

Vlerësojmë se komisioni nuk ka arsyetuar mbi përmbajtjen e gjetjeve, për sa kohë janë gjetje të OMN, unë kërkoj qartësi që i qëndron qëndrimit të gjakatës, apo do të kërkojë hetim vetëm për çështjen e pronave sepse edhe unë duhet të përgatitur për të ballafaquar qëndrimet.

Ina Rama: Nuk kemi marrë ende një vendim për administrimin e provave. Mund të procedojmë me paraqitjen e qëndrimeve që keni ju dhe provave?

Imeraj: Të paktën në 3 gjetje është denoncim i rremë i Rremi Shehut. E kam të domosdoshme dhe të nevojshme të përcaktojmë kornizën ligjore mbi të cilat do të ballafaqohemi.

Etiketa: komisionerishkarkime

Lajme të lidhura

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike
Aktualitet

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Para
SPAK-u vazhdon të falë Tiranën!

SPAK-u vazhdon të falë Tiranën!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25

SPAK ka reaguar për seancat paraprake të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili thotë se nuk është njohur me aktet pasi...

Lexo më shumë
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com