Policia ka arrestuar Etleva Kondin, e cila ishte shpallur në kërkim pas urdhrit të SPAK në lidhje me skandalin e inceneratorëve, aferë e cila “mori në qafë” ish ministrin Lefter Koka dhe ish deputeti socialist Alqi Bllako.
Mësohet se Kondi ka qenë në Itali për kurim dhe është kthyer në Tiranë për tu vetëdorëzuar në polici. Ajo sapo ka zbritur në Rinas ka deklaruar se është në kërkim dhe ka ardhur për t’u vetëdorëzuar. Më pas, ajo bashkë oficerët e policisë është drejtuar drejt Policisë së Tiranës, ndërsa për Kondin u dha nga GJKKO masa ‘arrest shtëpie’.
Kondi cilësohet si njeriu ‘kyç’ për inceneratorët, pasi ka qenë anëtare e komisionit të inceneratorëve. Po ashtu mësohet se Kondi ka firmosur dhe për energjinë për inceneratorin e Elbasanit, ndërkohë që refuzoi ftesën e Komisionit Hetimor për të dëshmuar, duke qenë se ishte person nën hetim.
Kujtojmë se Kondi ka qenë nënkryetare e Bashkisë së Durrësit, ku dha dorëheqjen vetëm pak muaj pas detyrës, ndërsa aktualisht akuzohet si e përfshirë në aferën e inceneratorëve. Emri i saj ishte pjesë e listës me 9 persona për të cilët SPAK lëshoi urdhër arreste në kuadër të aferës së inceneratorëve.
Kërkesa e SPAK për inceneratorët më datë 29 mars.
Lefter Koka, i biri i Haki-ut dhe i Lumturie-s, i datëlindjes 04.08.1964, lindur dhe banues në Durrës, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.
I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 248 e 25, 260 e 25, 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.
Pëllumb Abeshi, i biri i Hamdi-ut dhe i Fatime-s, i datëlindjes 06.05.1958, lindur në Elbasan, banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.
I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
Azem Shatëri, i biri i Myftar-it dhe i Fatime-s, i datëlindjes 29.12.1961, lindur në Fier, banues në Fier, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.
I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
Florjan Muçaj, i biri i Islam-it dhe i Shqiponja-s, i datëlindjes 01.06.1979, lindur dhe banues në Fier, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.
I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
Erjon Murataj, i biri i Selman-it dhe i Ervehe-së, i datëlindjes 02.08.1982, lindur në Sarandë, banues në Tiranë me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.
I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
Klodian Zoto, i biri i Agim-it dhe i Valentina-s, i datëlindjes 24.04.1976, lindur dhe banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.
I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 245 e 25 dhe 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.
Arenc Myrtezani, i biri i Bilal-it dhe i Marinaqi-t, i datëlindjes 12.05.1971, lindur në Elbasan, banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.
I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 245 e 25 dhe 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.
Është dhënë masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për:
Sabina Cenameri, e bija e Hysni-ut dhe e Elida-s, e datëlindjes 09.11.1988, lindur dhe banues në Tiranë, me gjendje civile beqare, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.
E DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
Etleva Kondi, e bija e Goxho-s dhe e Vitori-es, e datëlindjes 29.03.1972, lindur në Vlorë, banues në Tiranë, me gjendje civile beqare, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.
E DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
Masa e sigurisë nga GJKKO
Pas kërkesës së SPAK, GJKKO vendosi:
- Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Lefter Koka, i biri i Haki-ut dhe i Lumturie-s, i datëlindjes 04.08.1964, lindur dhe banues në Durrës, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar: për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 248 e 25, 260 e 25, 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.
- Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Pëllumb Abeshi, i biri i Hamdi-ut dhe i Fatime-s, i datëlindjes 06.05.1958, lindur në Elbasan, banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
- Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Azem Shatëri, i biri i Myftar-it dhe i Fatime-s, i datëlindjes 29.12.1961, lindur në Fier, banues në Fier, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
- Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Florjan Muçaj, i biri i Islam-it dhe i Shqiponja-s, i datëlindjes 01.06.1979, lindur dhe banues në Fier, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
- Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Erjon Murataj, i biri i Selman-it dhe i Ervehe-së, i datëlindjes 02.08.1982, lindur në Sarandë, banues në Tiranë me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
- Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Klodian Zoto, i biri i Agim-it dhe i Valentina-s, i datëlindjes 24.04.1976, lindur dhe banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar: për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 245 e 25 dhe 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.
- Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Arenc Myrtezani, i biri i Bilal-it dhe i Marinaqi-t, i datëlindjes 12.05.1971, lindur në Elbasan, banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar: për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 245 e 25 dhe 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.
- Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetases nën hetim Sabina Cenameri, e bija e Hysni-ut dhe e Elida-s, e datëlindjes 09.11.1988, lindur dhe banues në Tiranë, me gjendje civile beqare, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, e dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
- Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetases nën hetim Etleva Kondi, e bija e Goxho-s dhe e Vitori-es, e datëlindjes 29.03.1972, lindur në Vlorë, banues në Tiranë, me gjendje civile beqare, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, e dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
Discussion about this post