GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I rrethuar nga FNSH/ Nuredin Dumani del nga Trauma, zbulohet ku po e transferojnë

18:59 - 04/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Çështja Dumani”, shoqërohen në komisariat dhe 3 persona të tjerë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është transferuar nën masa të rrepta sigurie nga spitali i Traumës në spitalin e Burgut në QSUT, Nuredin Dumani.

Dumani është shoqëruar nga Trauma nga dy grupe të FNSH rreth orës 18:35. Vetëm pak ditë më parë, në ambientet e Traumës, i akuzuari për disa ngjarje të bujshme kriminale është njohur me tre masa sigurie.

Gjykata e Elbasanit i ka komunikuar “arrestin në burg” për ngjarjen e 17 shtatorit të 2020, në një lokal në Bradashesh. Dumani akuzohet për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela.

35 vjeçari është njohur gjithashtu me masën e arrestit në burg të kërkuar nga SPAK të premten, në seancën e zhvilluar po në ambientet e Traumës. Akuza lidhet me vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë të kryera dy vite më parë në Durrës.

Burg ndaj tij është kërkuar edhe për ngjarjen e 29 marsit në afërsi të fshatit Papër në Elbasan, ku mbeti i plagosur pas një shkëmbimi zjarri.

Arrestimi i Nuredin Dumanit

Fundi i të shumëkërkuarit Nuredin Dumani erdhi mbrëmjen e së enjtes, ku në komisariatin e Fierit mbërriti telefonata për një person të plagosur.

Miqësia dhe armiqësia me Talo Çelën që sollën gjak e viktima para 2 – 3 vitesh, të akuzuarit për 7 ekzekutime, Nuredin Dumanit i solli arrestimin në flagrancë të tij, pas shumë vitesh në arrati. Dumani dyshohet se ka marrë pjesë në atentatin e djeshëm në Elbasan, për të cilën hetimet vijojnë.  Pas përplasjes me armë në Papër, ai kishte shkuar të strehohej në Fier i shoqëruar nga një person i gjinisë femër.

Aty ku u zbulua vrasësi serial, i cili kishte vënë në lëvizje prej vitesh gjithë forcat e Policisë së Shtetit për ta kapur.

Kush është Nuredin Dumani

Nuredin Dumani konsiderohet si një nga personat më të rrezikshëm në Shqipëri, i cili kërkohej jo vetëm nga policia por edhe nga ish-miku i tij gjithashtu në kërkim, Talo Çela, pasi Dumani me urdhër të Endrit Alibejt ka ekzekutuar vëllain e Çelës.

Vrasja e Haxhiajve dhe konflikti me Talo Celën për grabitjen e Rinas-it

Dumani gjithashtu akuzohet se porositi vrasjen e bujshme të dy vëllezërve Haxhia në Durrës. Zanafilla e ekzekutimit të dyfishtë të Haxhiajve ka qenë grabitja e Rinasit. Dikur i shumëkërkuar për këtë vrasje, Dumani dhe i arratisuri Talo Çela, kanë qenë miq, e paratë që morën nga grabitja në Rinas, ua lanë në ruajtje dy vëllezërve në Durrës. Sipas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, dy shokët Talo e Dumani dyshuan se Haxhiajt u vodhën një pjesë të lekëve dhe urdhëruan vrasjen. Por nuk ka mbaruar me kaq. Edhe pas vrasjes së dy vëllezërve konflikti mes grupit është agravuar. Disa muaj më pas, më 16 shtator 2020 Talo Çelës në qytetin e Elbasanit i vritet vëllai Bujar Çela, e sipas prokurorisë i dyshuar për këtë krim është Nuredin Dumani, i identifikuar nga një kartëmonedhë teksa furnizoi automjetin me karburant 20 minuta para krimit.Talo e Dumani dikur shokë sot rezultojnë ndër personat më të rrezikshëm të cilët janë përfshirë në një konflikt mes tyre që sipas SPAK e ka origjinën tek ndarja e parave të grabitura në Rinas më 9 prill të vitit 2019.

Arrestimi i Nuredin Dumanit është ngjarja më bujshme e viteve të fundit, pasi policia kishte dështuar në disa aksione që të realizonte kapjen e tij. A.L/ gijotina.com

Etiketa: Kryesore1Nuredin Dumani

Lajme të lidhura

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)
Aktualitet

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Para
Ukraina e akuzon/ Angela Merkel: Unë i qëndroj vendimit tim

Ukraina e akuzon/ Angela Merkel: Unë i qëndroj vendimit tim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një...

Lexo më shumë
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com