Një vilë 3-katëshe është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e sotme, në lagjen ish-pjeshkore në Berat. Zjarri fillimisht nisi fillimisht në një nga dhomat e vilës dhe në një kohë të shkurtër përfshiu të gjithë vilën.
Mësohet se kanë qenë disa fëmijë që kanë ndezur disa kartona dhe i kanë hedhur brenda në një nga dhomat, nga dritarja që ishte e hapur totalisht. Si pasojë e zjarrit të rënë janë shkrumbuar totalisht orenditë shtëpiake dhe gjithçka që ndodhej në katin e dytë të kësaj vile, i vetmi kat i rregulluar dhe funksional për banim pasi kati i parë dhe ai i tretë ishin akoma në rregullim e sipër.
Vila 3-katëshe është në pronësi të shtetasit Raqi Kule, por aty nuk banon asnjeri pasi familjarët jetojnë në Greqi.
Discussion about this post