GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbërthyen 3 ngjarje kriminale, caktohet masa e sigurisë për vëllezërit Beqiraj

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbërthyen grupin e vrasësve me pagesë, vëllezërit Beqiri mungojnë në seancën gjyqësore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vëllezërit, Gentjan dhe Indrit Beqiraj janë lënë në masën e sigurisë “burg pa afat” në seancën e zhvilluar ditën e sotme në Gjykatën e Durrësit. Gjithashtu, në seancën e sotme gjyqësore ishin edhe 12 nga 14 të arrestuarit e të martës, të cilët janë pjesë e një grupi kriminal që kanë kryer krime. Ata u zbuluan pas dëshmisë të vëllezërve Beqiraj. Bëhet fjalë konkretisht për personat e identifikuar me emra Flamur Bejko, Pëllumb Hoxha, Idajet Hoxha, Armand Dalipi (Daka), Fatjon Myrta, Blerim Elezi, Gentian Sheshi, Kujtim Deliallisi, Albano Hajdari, Fatjon Hajdari, Armando Lama, Altin Celami dhanë gjeneralitetet para trupit gjykues. Nuk dihet ende arsyeja e mungesës së dy vëllezërve Beqiri në gjyq. Masa e sigurisë do tu komunikohet përmes avokatit.

Si ndodhi pengmarrja e vëllezërve?

Një incident i ndodhur në rrugën Durrës-Tiranë tre ditë më parë, solli arrestimin e dy vëllezërve Beqiraj dhe më pas zbardhjen e 3 ngjarjeve kriminale ku ishin përfshirë 12 vrasës me pagesë.  Gentjan e Indrit Beqiraj kanë qenë duke udhëtuar me një motomjet tip “Piaggio” me targa AI 724, kur janë përplasur nga një makinë me targa 117 që sipas materialit hetimor, nuk shquhen qartë nga pamjet.  Gentiani ka qenë në timon, ndërsa Indriti pasagjer. Të dy janë dhunuar nga grupi i personave që pasi i kanë përplasur, kanë zbritur nga makina. Më pas, ata, pjesë e grupit të Pëllumb Muharremit “Rrumi i Shijakut”, kanë marrë peng Indrit Beqiraj ne janë larguar. Gentiani, në panik e i alarmuar për të vëllanë ka lajmëruar Policinë e Shtetit. Dy orë më vonë, pa ndërhyrë ende efektivët, Indriti është liruar. Ai bashkë me të vëllanë kanë dëshmuar dhe para grupit hetimor kanë rrëfyer se qëndrimi i tyre në autostradë nuk ka qenë rastësor, por për të vëzhguar Rrumin, për të cilin ishin paguar për ta eliminuar. Por, plani dështoi pasi u pikasën nga njerëzit e shënjestrës. Vëllezërit Beqiri zbërthyen të gjithë grupin kriminal me bazë në Durrës që kokë kishte Kasandër Nogën, i cili jepte urdhrat nga burgu në Belgjikë, ku është vënë në pranga pas atentatit që i bëri Erion Hasanbellit. ‘Killeri’ i besuar i Nogës ishte Kevin Zeneli alias Kevin Suçi, 23 vjeç, i cili kishte kontraktuar vëllezërit Beqiri për të vrarë Arbën Mërkurin (Maneci) si dhe Geron Hasanbellin, vëllanë e Erion Hasanbellit. Atentati ndaj Manecit u realizuar, por ai ndaj Hasanbellit dështoi, pasi në “Don bosko” u ngatërrua shënjestra dhe i vrarë mbeti Erion Çela, 35 vjeç.

Të shpallur në kërkim janë: Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, Alban Skonja, Kevin Zeneli alias Kevin Suçi. I arrestuar në Belgjikë është Kasander Noga.

Etiketa: Gentjan BeqiriIndrit BeqiriKryesore1

Lajme të lidhura

Theu arrestin në shtëpi për të trafikuar 28 sudanezë, pranga 2 personave gjatë operacionit në Korçë
Aktualitet

Theu arrestin në shtëpi për të trafikuar 28 sudanezë, pranga 2 personave gjatë operacionit në Korçë

12:04 - 08/08/26
U kap në Kolumbi, GJKKO lë në burg kimistin nga Kolumbia! Do të vuajë 14 vite për laboratorin e Frakullës
Aktualitet

U kap në Kolumbi, GJKKO lë në burg kimistin nga Kolumbia! Do të vuajë 14 vite për laboratorin e Frakullës

11:00 - 08/08/26
Shkroi kundër “Agimit të Artë”, shpërthen racizmi ndaj gazetarit me origjinë shqiptare
Aktualitet

Shkroi kundër “Agimit të Artë”, shpërthen racizmi ndaj gazetarit me origjinë shqiptare

10:58 - 08/08/26
Para
Rusia godet me raketa qytetin ukrainas të Zaporizhias

Rusia godet me raketa qytetin ukrainas të Zaporizhias

Discussion about this post

TË FUNDIT

Seanca në Kuvendin e Kosovës, plas sherri mes deputetëve, Kurti goditet me vezë
Breaking Views

Seanca në Kuvendin e Kosovës, plas sherri mes deputetëve, Kurti goditet me vezë

12:30 - 08/08/26

Avni Dehari, kryesues i seancës konstituive ka nisur punimet e seancës. Ai ka ftuar Albin Kurtin për të dhënë propozimin...

Lexo më shumë
Fushë-Arrëzi kundër shkrirjes së bashkisë, banorët mbledhin firma për peticion

Fushë-Arrëzi kundër shkrirjes së bashkisë, banorët mbledhin firma për peticion

12:15 - 08/08/26
Theu arrestin në shtëpi për të trafikuar 28 sudanezë, pranga 2 personave gjatë operacionit në Korçë

Theu arrestin në shtëpi për të trafikuar 28 sudanezë, pranga 2 personave gjatë operacionit në Korçë

12:04 - 08/08/26
Liverpooli i bën gati një ofertë zyrtare prej 115 milionë eurosh PSG-së për Barcola-n

Liverpooli i bën gati një ofertë zyrtare prej 115 milionë eurosh PSG-së për Barcola-n

11:59 - 08/08/26
Rama tërhiqet nga TID pas protestave në Durrës, shfuqizon vendimin për rindërtime në lagjen historike

Rama tërhiqet nga TID pas protestave në Durrës, shfuqizon vendimin për rindërtime në lagjen historike

11:56 - 08/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com