GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dokumente të reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane në kuadër të hetimeve ndaj Jeffrey Epstein hedhin dritë mbi mënyrën se si funksiononte rrjeti i kontakteve dhe rekrutimit të vajzave të reja, mes të cilave përmendet edhe një vajzë shqiptare që jetonte në Nju Jork.

Në një email të datës 29 mars 2017, i arkivuar me titullin “kandidatët kryesorë”, një person me identitet të censuruar i sugjeron Epstein-it disa vajza për punësim. Mes tyre, vëmendje të veçantë merr një vajzë shqiptare, për të cilën thuhet se ndodhet në Nju Jork dhe është e disponueshme për të kryer “të gjitha llojet e punës”, por që paraqet vështirësi për shkak të statusit të dokumenteve.

Sipas përmbajtjes së email-it, Epstein-it i është dërguar edhe një video e vajzës, ndërsa kërkohet konfirmim nëse ai dëshiron të komunikojë apo ta takojë personalisht. “Vajzat e tjera janë interesante, por nuk jetojnë në Nju Jork”, thuhet në dokument, duke e veçuar shqiptaren si rast të veçantë.

Në të njëjtën dosje përfshihet edhe rasti i një vajze tjetër shqiptare, e identifikuar me inicialet E.T., e cila në vitin 2017 kishte aplikuar për një pozicion si asistente personale përmes një ndërmjetësi. Në një email drejtuar Epstein-it, ai informohet se vajza ishte rreth 21–22 vjeçe dhe pyetet nëse duhet të ftohej për intervistë.

Dokumentet tregojnë se vajza kishte dorëzuar CV-në, fotografi personale dhe një video prezantuese. Ndërkohë, informacioni mbi vendbanimin e saj paraqitet kontradiktor: në CV ajo deklaronte se jetonte në Tiranë, ndërsa në një komunikim tjetër thuhej se ndodhej në Paris. Në një email drejtuar vetë Epstein-it, e reja pyeste nëse fakti që nuk ishte me bazë në SHBA përbënte pengesë për punësimin.

Përmendja e Shqipërisë shfaqet edhe në disa email-e të tjera të përfshira në dosje, që datojnë nga vitet 2010 dhe 2013, ku referencat ndaj shqiptarëve bëhen në kontekste personale dhe joformale.

gijotina.com/

Etiketa: Jeffrey Epstein

Lajme të lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji
Aktualitet

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha
Breaking Views

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Para
Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com