GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

E gjithë Gjermania e irrituar me arbitrin Anthony Taylor

16:25 - 06/07/24
në Breaking Views, Euro 2024, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
E gjithë Gjermania e irrituar me arbitrin Anthony Taylor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjermanët janë të irrituar jashtëzakonisht me arbitrin Anthony Taylor. Rudi Voller, drejtor i kombëtareve të Gjermanisë në vërshëllimën finale zbriti nga tribuna, hyri në fushë dhe ju drejtua me tone të forta drejtuesit të garës.

Fytyra e Taylor ka përfunduar në të gjitha faqet e para të mjeteve gjermane të informimit. Pranë lotëve të Tony Kroos, që ju bënë nderimet e duhura nga publiku i Stuttgart-it në përfundim të asaj që rezultoi ndeshja e tij e fundit në karrierë. Pranë zhgënjimit të një populli që ëndërronte të shikonte skuadrën e tij të arrinte në Berlin. Por pas Botërorit të 2006 erdhi një tjetër zhgënjim në shtëpi.

Ndoshta edhe për shkak të Taylor dhe penalltisë së pa akorduar për prekjen me dorë të Musiala. Trajneri Nagelsmann në fushë disa herë u pa të ulërinte në drejtim të arbitrit të cilit nuk i dha as dorën në fund të ndeshjes, por edhe ndaj arbitrit të katërt të cilit i kërkonte rishikimin e episodit në VAR. Për të deklaruar më pas në konferencën e shtypit.

Penalltia që na dhanë kundër Danimarkës ishte shumë më pak neto në krahasim me këtë. Nëse goditja e Musiala shkon drejt portës dhe kundërshtari e pret me dorë, nuk vlen fakti nëse nuk e ka bërë kastile, duhej vërshëllyer penallti”, – për të shtuar më pas, ” Nuk dua të ankohem shumë, por në interesin e futbollit do të doja që rregulli të ishte më i qartë. Faulli duhej vërshëllyer, nëse topi prek krahun, pa hyrë në diskutimin nëse ishte i qëllimshëm. Pastaj duhet parë edhe ku shkon topi, do të ishte i drejtë një vlerësim i tillë në këto raste. Ka 50 robota që të sjellin dhe kafen, inteligjenca artificiale nuk mund të mos na ndihmojë për të kuptuar drejtimin e topit. Me siguri është diçka e hidhur të dalim në këtë mënyrë, me një gol të pësuar në aksionin e fundit të mundshëm të kundërshtarëve”.

Ndjenja e hidhur lexohet edhe në titujt e gazetave gjermane. “Inat penalltie” ishte artikulli i të përditshmes Bild. të ashpër dhe dy ish lojtarë të kombëtares Gjermane, duke nisur nga Michael Ballack. “Ishte një gabim i pastër i arbitrit. Nuk e di nëse nuk kishte dëshirën për ta adresuar ndeshjen me një penallti. Por ai episod duhej vërshëllyer dhe pike”. Në të njëjtën linjë është dhe Bastian Schweisteiger. “Më pikon zemra gjak kur shikoj diçka të tillë”, Ndërkohë që edhe Tony Kroos tha të tijën. “Më shumë se sa tërheqja ime, është e rëndësishme dalja e Gjermanisë nga turneu. Kishim të gjithë një objektiv të madh, dhe kjo ëndërr u ndërpre edhe pse luajtëm mirë dhe duhet të jemi krenarë”. Mesfushori në fund u përqafua nga të gjithë, shokë e kundërshtarë, dhe bashkë me të është gati ti thotë lamtumirë kombëtares edhe Thomas Myller që deklaroi ” Realisht mendoj se kjo ishte ndeshja ime e fundit, do të flas me trajnerin”. Duhej të ishte një festë, por për Gjermaninë u kthye në një makth.

gijotina.com/

Etiketa: Gjermaniapenallti

Lajme të lidhura

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Para
Nga rivale në shoqe, dy ish-banoret e BBV3 shijojnë pushimet bashkë

Nga rivale në shoqe, dy ish-banoret e BBV3 shijojnë pushimet bashkë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka regjistruar sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e...

Lexo më shumë
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com