GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“E kam përfunduar dënimin”, Dritan Dajti i drejtohet Gjykatës, kërkon lirimin nga burgu

13:25 - 05/07/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjykata e Lartë shtyn vendimin për Dritan Dajtin, vrasësin e 4 policëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dritan Dajti, autori i vrasjes së katër efektivëve të policisë në gusht të vitit 2009, ka kërkuar lirimin nga qelia me pretendimin se i ka mbaruar dënimi me 25 vite burg, vendim i dhënë nga Gjykata e Apelit, e cila pranoi kërkesës e tij për gjykim të shkurtuar.

Në kërkesë thuhet se “lirimi i të dënuarit bëhet kur përfundon ekzekutimi i vendimit të dënimit ose, në bazë të ligjit, me vendim të organit kompetent. Personeli i institucionit kryen veprimet bazuar në urdhrin me shkrim të drejtorit të institucionit”.

Kërkesa e Dajtit vjen pak ditë pasi Gjykata e Lartë e dënoi atë me burgim të përjetshëm, duke rrëzuar në këtë mënyrë vendimin e Apelit, që e dënonte Dritan Dajtin me 25 vjet heqje lirie.

Kërkesa e plotë:

KERKESE PER DEKLARIMIN E PERFUNDIMIT TE EKZEKUTIMIT TE VENDIMIT TE DENIMIT ME 25 VJET BURGIM TE TE DENUARIT DRITAN DAJTI.

Kerkues: Dritan Dajti, aktualisht duke vuajtur denimin me burgim prane I.E.V.P. Peqin, perfaqesuar nga av.Alban Kapxhiu.

Objekti: Deklarimi i perfundimit te ekzekutimit te vendimit të dënimit me 25 vjet burgim, te te denuarit Dritan Hasan Dajti.

Baza Ligjore: Neni 470 i K.Pr.Penale.

P E R P A R A
GJYKATES SE SHKALLES SE PARE TE JURIDIKSIONIT TE PERGJITHSHEM
E L B A S A N

Me 30 Prill 2024, Gjykata e Shkalles se Pare e Juridiksionit te Pergjithshem Elbasan, me Vendim Nr.739/13-2024-2032, ka vendosur uljen e denimit per te denuarin Dritan Dajti ne masen 43 dite. Ne faqen 2 te ketij vendimi, ne Kapitullin II, thuhet:

Së pari, me vendimin Nr.1108/13-2020-2020, datë 11.05.2020 Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vendosur bashkimin e dënimeve të dhëna për të dënuarin Dritan Dajti, në një denim të vetëm me 25 (njëzet e pesë) vite burgim; konkretisht bashkimin e denimit me 25 vjet burgim dhene me vendimin Nr.13, datë 08.02.2019 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, me denimin 23 vjet burgim dhene me Vendimin Nr.146 Akti date 17.03.2006, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane. Ky vendim ka marrë formë të prerë pa u ankimuar nga palët, me datë 26.05.2020.

Së dyti, nga përmbajtja e shkresës “Dinamika e vuajtjes së dënimit për të dënuarin” rezulton se nga data e arrestimit, datë 07.08.2009, deri më datë 30.04.2024 i dënuari ka vuajtur gjithësej 24 (njëzet e katër) vjet, 8 (tete) muaj e 13 (trembëdhjetë) ditë.

Me 04 Korrik 2024, i denuari Dritan Dajti dhe avokati i zgjedhur prej tij z.Alban Kapxhiu, i kane kerkuar Drejtorit te I.E.V.P. Peqin, leshimin e urdherit per kryerjen e procedures se lirimit, per shkak se ne oren 24.00 te dates 04.07.2024, atij i perfundonte ekzekutimi i vendimit të dënimit me 25 vjet burgim. Kjo ne respekt e zbatim te Nenit 30 te LIGJIT Nr.79/2020 PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE PENALE dhe Nenit 79 te LIGJIT Nr.81/2020 PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM, ku respektivisht thuhet:

Dënimi me burgim vlerësohet i plotësuar dhe i dënuari lirohet kur përfundon kryerjen e dënimit. … Procedura e lirimit kryhet nga institucioni i ekzekutimit të vendimit penal.

Lirimi i të dënuarit bëhet kur përfundon ekzekutimi i vendimit të dënimit ose, në bazë të ligjit, me vendim të organit kompetent. Personeli i institucionit kryen veprimet bazuar në urdhrin me shkrim të drejtorit të institucionit;

Sa siper, Kerkesa per leshimin e urdherit per kryerjen e procedures se lirimit te te denuarit Dritan Dajti lidhej drejtepersedrejti me detyrimin ligjor qe kishte Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, per te zbatuar Vendimin Nr.739/13-2024-2032, date 30.04.2024, te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Elbasan, e cila kish vendosur uljen e denimit per Dritan Dajtin ne masen 43 dite. Vendim ky qe kish marre forme te prere po ne daten 04.07.2024, dite kur sipas llogaritjeve dhe vleresimit te deklaruar nga gjykata ne kete vendim, Dritan Dajti perfundonte kryerjen e denimit me 25vjet burgim.

Por siç rezulton ne fakt, ndonse Dritan Dajti e ka perfunduar ekzekutimin e vendimit të dënimit me 25 vjet burgim, Drejtori i I.E.V.P.Peqin, z. Florenc Doka, ende nuk e ka nxjerre urdhrin me shkrim qe personeli i institucionit te kryej veprimet per lirimin e tij.

Ne keto kushte, mbeshtetur ne observimet dhe argumentet e parashtruara, si dhe bazuar ne Nenin 470 te K.Pr.Penale, ku shprehimisht thuhet:

Gjykata e vendit të ekzekutimit është kompetente për shqyrtimin e kërkesave dhe pretendimeve që lidhen me ekzekutimin e tij;

K e r k o j m e :
Deklarimin e perfundimit te ekzekutimit te vendimit të dënimit me 25 vjet burgim, te te denuarit Dritan Hasan Dajti.
Tirane me 05 Korrik 2024.
I DENUARI
DRITAN DAJTI

AV.ALBAN KAPXHIU

 

Etiketa: Dajtikerkeselirim

Lajme të lidhura

Aksident në Cërrik–Belsh, automjeti godet këmbësoren tek vijat e bardha
Aktualitet

Aksident në Cërrik–Belsh, automjeti godet këmbësoren tek vijat e bardha

14:46 - 21/12/25
Itali, 20-vjeçari shqiptar plagoset me armë nga karabinieria italiane, tentoi të arratisej
Aktualitet

Itali, 20-vjeçari shqiptar plagoset me armë nga karabinieria italiane, tentoi të arratisej

12:09 - 21/12/25
Pas hetimit të SPAK për tenderët e AKSHI-it, kushëriri i Ergys Agasit hoqi verën miliona euro nga kantina
Aktualitet

Pas hetimit të SPAK për tenderët e AKSHI-it, kushëriri i Ergys Agasit hoqi verën miliona euro nga kantina

12:00 - 21/12/25
Para
EMRI/ Pako me drogë nga Amerika përmes postës, arrestohet në Greqi 27-vjeçari shqiptar

EMRI/ Pako me drogë nga Amerika përmes postës, arrestohet në Greqi 27-vjeçari shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në Cërrik–Belsh, automjeti godet këmbësoren tek vijat e bardha
Aktualitet

Aksident në Cërrik–Belsh, automjeti godet këmbësoren tek vijat e bardha

14:46 - 21/12/25

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik-Belsh. Një automjet ka përplasur një të moshuar, e cila po kalonte rrugën në vijat...

Lexo më shumë
Përplasjet me policinë, Lapaj tregon dokumentin: Protesta me leje, shteti sillet si bandë

Përplasjet me policinë, Lapaj tregon dokumentin: Protesta me leje, shteti sillet si bandë

14:15 - 21/12/25
“Rama njoftoi bllokimin e arrestimit të Ballukut”/ Reagon PD: Akt puçist! Nesër t’i përgjigjemi me revolta të fuqishme

“Rama njoftoi bllokimin e arrestimit të Ballukut”/ Reagon PD: Akt puçist! Nesër t’i përgjigjemi me revolta të fuqishme

14:04 - 21/12/25
Shtyhet sërish një ndeshje e kampionatit shqiptar, vendim zyrtar

Shtyhet sërish një ndeshje e kampionatit shqiptar, vendim zyrtar

13:49 - 21/12/25
Armand Duka për Ismet Bellovën: Do të të kujtoj me respekt dhe mall

Armand Duka për Ismet Bellovën: Do të të kujtoj me respekt dhe mall

12:21 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com