GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

‘E kam tmerr burgun’,a do tregojë Alda Klosi ku i mori paratë?

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Detajet/ Si u vodhën mbi 500 mijë euro, Alda Klosi nën hetim për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tashmë 48 orë ka që është vendosur në pranga, por duket se Alda Klosi është gati që të bashkëpunojë me drejtësinë e të tregojë se të kujt janë paratë që nuk i justifikonte dot. Gazetari Elton Qyno shkruan për “Ora News” ka mësuar se tashmë qëllimi i prokurorëve të Tiranës, është vetëm zbardhja pronarit dhe burimit real të krijimit të shumës financiare, prej gati 600 mijë euro. Këtë shifër Alda Klosi, e mbante në banesën e saj, por ia kishte vjedhur pastruesja dhe i biri, Rozeta dhe Havier Dobi. Pas dëshmisë së nënë e bir, në prangat e Policisë përfundoi edhe Alda Klosi, një nga personat më të besuar të ish-ministrit të Financave dhe Rindërtimit si dhe ish-zv/kryeministrit të Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

Klosi u thirr ne polici

Klosi është thirrur në ambientet e policisë së Tiranës me pretekstin e marrjes së një deklarimi rreth shumave të parave. Por teksa ka ngjitur shkallët e Policisë dhe ka hyrë në zyrë, Klosit menjëherë i është komunikuar arrestimi, pasi prokuroria e çështjes, Mirela Cano, kishte firmosur për zyrtaren një urdhër ndalimi. E vënë në hetim për tre akuza,  Klosi është shfajësuar duke kërkuar ta lironin, duke pretenduar se izolimin në burg e kishte tmerr dhe i përkeqësonte shëndetin.

Grupi hetimor

Por pikërisht në këto momente, grupi hetimor i ka kërkuar që të tregojë se të kujt janë paratë si një mënyrë që të dënohet me formën më të lehtë të mundshme. Hetuesit donin të dinin emrat e personave që sipas Rozeta Dobit ia çonin paratë me kuti në shtëpi Alda Klosit.

Inskenimi

Një burim shumë pranë grupit hetimor tha për “Ora News” se tashmë çështja e vjedhjes së 600 mijë euro në banesën e Alda Klosit, është bërë mjaft interesante, pasi deri në këtë fazë hetimi ka zbuluar se e gjitha ka qenë një inskenim.

“…ne fillimisht hetuam për vjedhje të pronës private, shtëpisë së zyrtares së dy ministrive të rëndësishme, Alda Klosi, njëherësh dhe njeriut më të besuar të ish-ministrit, Arben Ahmetaj. Gjatë hetimit na doli që gjithçka ka qënë një inskenim, me qëllim fshehjen e një shume mjaft të madhe në euro, dollarë dhe lekë. Tashmë çështja është bërë interesante, pasi kemi dy njerës që kanë bashkëpunuar. Ndërkohë ne po bëjmë maksimumin për të bindur që të bashkëpunojë dhe Alda Klosi…,”-deklaroi hetuesi.

Prokuroria

Synimi i prokurorisë është të shkojë tek pronari i kësaj shume financiare dhe burimi real i krijimit të tyre, duke mos u mjaftuar vetëm në faktin e zbulimit të tre personave që kanë shërbyer për ti fshehur këto euro dhe nga ana tjetër pronari i tyre të lihet pa gjurmuar.

“…nëse Alda Klosi, do pranojë të flasi dhe tregojë të gjithë skemën e fshehjes së eurove dhe dollarëve si dhe pronarin real të tyre, atëherë për ne do ishte më e lehtë të formonin pazëllin e kësaj çështje, duke zbardhur plotësisht misterin…,”-shtoi hetuesi.

Presioni

Për shkak të presionit dhe përballjes me mundësinë që do të përfundojë në burg për një kohë të gjatë, teksa qëndronte e vetme në dhomat e shoqërimit pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, Alda  Klosi nuk është ndjerë mirë. Në orën 03:00 të natës së të Shtunës, Alda Klosi, është paraqitur me prezencë të policisë në ambjentet e Urgjencës, pranë Qëndrës Spitalore “Nënë Tereza”.

Pasi është mjekuar nga mjekët roje të Urgjencës, ata kanë konstatuar se Klosi kishte tension të lartë, duke i sjellë anomali dhe ç’rregullim të imunitetit shëndetësor, e si pasojë do t’i duhet që të marrë trajtim mjekësor për disa ditë, por nuk ka asgjë që i cënon jetën. Por sot, teksa ndodhet në shtrat, pritet që në ambientet e spitalit të paraqitet Prokuroria dhe Gjykata, të cilat do e njohin me masën e sigurisë, që deri më tani është kërkuar që të jetë “arrest me burg”, por mund të ndryshojë për shkak të gjendjes së saj.

Etiketa: alda klosiKryesore1parate

Lajme të lidhura

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda
Breaking Views

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi
Breaking Views

Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

21:45 - 01/06/26
“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…
Breaking Views

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

21:37 - 01/06/26
Para
Tërmeti/ Ambasadori shqiptar në Turqi: Nuk ka shqiptarë të lënduar

Tërmeti/ Ambasadori shqiptar në Turqi: Nuk ka shqiptarë të lënduar

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

Gazetarja Klodiana Lala, ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke zbuluar se kryeministri Edi Rama i trembet më shumë lëvizjeve...

Lexo më shumë
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

21:45 - 01/06/26
“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

21:37 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetgaranti girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş