GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E kërcënuan me armë/ Studenti merret peng në mes të Tiranës

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Makina e dyshuar tip “Golf”, u ndoq nga policia, ja si u arrestua i riu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një student është rrëmbyer në mes të kryeqytetit duke u kërcënuar me armë. Bëhet me dije se ngjarja e rëndë ndodhi të hënën në rrugën e Kavajës, ku një i panjohur i është futur të riut në makinë dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar të vijojë rrugën duke i thënë se do ta vriste. Rreth një orë më pas, i riu ka mundur të shpëtojë nga pengmarrësi, por edhe pse kanë kaluar disa ditë, policia nuk ka mundur të gjejë asnjë gjurmë të kriminelit.

Pengmarrja

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mes të ditës në njërën prej rrugëve më të rrahura të kryeqyteit siç është Rruga e Kavajës. Vetëm 300 metra më tej, në vijë ajrore ndodhet Komisariati nr.2 i Policisë së Tiranës.

Bëhet me dije  se studenti 20-vjeçar ishte duke pritur një mikun e tij me makinë në krah të Rrugës së Kavajës, kur papritur në vendin e pasëm të pasagjerit i është futur me shpejtësi një person i panjohur. Duke mos i dhënë kohë të reagojë, personi i panjohur i ka vënë atij armën nën brinjë duke i kërkuar të lëvizte nga ai vend. I trembur dhe nën kërcënimin e armës, 20-vjeçari ka lëvizur makinën duke iu bindur pengmarrësit.

Me tytën e pistoletës përballë, i riu në vendin e shoferit dhe pengmarrësi në vendin e pasëm të pasagjerit kanë bërë disa kilometra me makinë në rrugët plotë trafik dhe policë në kryeqytet, por askush nuk ka mundur të kuptojë asgjë. Mësohet se gjatë gjithë kohës, 20-vjeçari është kërcënuar nga pengmarrësi se do ta vriste atë si edhe policin e parë që u dilte para nëse ai bënte ndonjë “çmenduri”.

Siç mëson abcnews.al, makina e marrë peng rezulton të jetë futur nga Rruga e Kavajës për në Unazën e Tiranës, Rruga Muhamet Gjollesha në drejtim të Zogut të Zi. Më pas ata kanë kaluar në drejtim të Laprakës për të shkuar në zonën e Kamzës.

Shpëtimi

Gjatë kohës që ndodhej në makinë, pengmarrësi i ka kërkuar të riut që të hiqte të gjitha kodet nga celulari i tij si edhe t’i dorëzonte portofolin, orën dhe të gjitha sendet e tjera me vlerë. Pasi i ka marrë këto, ai e ka drejtuar të riun për në Kamzë ku pasi është futur në disa rrugica aty pranë, i ka thënë të hapë xhamin me qëllim që ta nxirrte direkt nga makina.

Për një moment, pengmarrësi ka dalë nga makinë për të shkuar nga vendi i pasëm i pasagjerit për në vendin e shoferit, por pikërisht aty i riu i ka dhënë gaz makinës duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Denoncimi

Pasi përjetoi këtë situatë të frikshme, burime bëjnë me dije se i riu dhe të afërmit e tij i janë drejtuar Komisariatit nr.3 në Tiranë për të bërë denoncimin. Pas marrjes së dëshmisë së tij, policia ka filluar të verifikojë kamerat e sigurisë për të gjetur ndonjë detaj që mund të çonte në zbulimin e pengmarrësit, por edhe pse kanë kaluar pesë ditë, deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Ky është një nga ato raste të konfirmon se niveli i kriminalitetit është tepër i lartë në Shqipëri, ku askush nuk mund të ecë lirshëm në rrugë pasi në çdo moment dikush mund të vijë dhe të të marrë peng apo të të grabisë në mes të qytetit pa ia bërë syri “tërr” nga policia./abcnews

Etiketa: Kryesore1pengmarrjeStudentTirane

Lajme të lidhura

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin
Aktualitet

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin

15:00 - 21/06/26
Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana
Aktualitet

Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana

13:20 - 21/06/26
Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”
Aktualitet

Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”

12:10 - 21/06/26
Para
E rëndë/ Mbytet një person në Durrës

E rëndë/ Mbytet një person në Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë
Sport

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë

23:12 - 21/06/26

Belgjika është ndalur sërish në Botëror, duke barazuar pa gola, kësaj radhe me Iranin. Takimi i luajtur në Kaliforni, nisi...

Lexo më shumë
Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

23:03 - 21/06/26
Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26
Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

21:11 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis