Barcelona ka bërë një goditje të madhe këtë merkato verore.
Sipas raportimeve nga gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, Manchester City dhe Barcelona janë duke shkëmbyer dokumentet për të përfunduar transferimin e anësorit portugez te katalanasit.
Joao Cancelo do të niset sot drejt Barcelonës. Kjo marrëveshje do të jetë huazim me të drejtë blerje. Brenda kësaj jave pritet firma dhe zyrtarizimi i portugezit.
Discussion about this post