GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E lindi dhe e vdiq Ariolën për 40 mijë lekë asistencë, dy mjekë dhe një agjenci funerale në hetim

18:08 - 29/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
E lindi dhe e vdiq Ariolën për 40 mijë lekë asistencë, dy mjekë dhe një agjenci funerale në hetim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ngjarja e pazakontë e regjistruar në qytetin e Kukësit, ku Xhevit Sopaj, përmes falsifikimit të dokumenteve kishte arritur të “lindte” dhe të fuste në trungun familjar një fëmijë që nuk ekzistonte, ka sjellë zgjerimin e hetimeve nga prokuroria e Kukësit.

Një mjek që ka lëshuar kartelën e lindjes së fëmijës në datën 13 Nëntor 2002 dhe një mjek tjetër në Kukës, që ka lëshuar vërtetimin e vdekjes në 28 janar 2021, po hetohen pas dyshimeve të forta se mund të jenë të implikuar në falsifikimin e formularëve.

Për këtë çështje prokuroria ka marrë në pyetje mjekun e familjes Sopaj, i cili ka pohuar me bindje të plotë se nuk ka lëshuar asnjë skedë vdekje për shtetasen Ariola Sopaj.

Mes subjekteve që është vënë në verifikim nga akuza, është dhe një funeral me emrin “Blini”, i cili në datën 15 janar 2021 rezulton të ketë lëshuar një kupon tatimor, ku vërtetohej shërbimi i ceremonisë së varrimit të shtetases fiktive 19-vjeçare Ariola Sopaj.

“… kuponi tatimor i paraqitur së bashku me vërtetimin e vdekjes, nuk përkon në koherencë datore, pasi kuponi i agjencisë funerale mban datën 15 janar 2021 ndërsa vërtetimi i vdekjes është përpiluar në 28 janar 2021…” – thuhet në dosjen e prokurorisë së Kukësit, raporton OraNews.

Nga verifikimet e kryera deri në këtë fazë, ka rezultuar se dhe vulat zyrtare nuk janë të njëjta. Qëllimi i vetëm i 57-vjeçari Xhevit Sopaj, ka qenë zgjerimi i familjes së tij, duke shtuar një fëmije fiktiv.

I gjithë ky skenar është kryer për marrjen e një shumë financiare prej 40 mijë lekë të vjetra asistencë. Sipas prokurorisë së Kukësit përfitimin e asistencës sociale, duke përdorur një fëmijë fiktiv të quajtur Ariola Sopaj, Xheviti e marrë qysh prej nëntorit të vitit 2002.

Ndihma ekonomike për këtë rast është ndërprerë në fillim të Janarit 2021, kur 19-vjeçaria Ariola Sopaj është çregjistruar si e vdekur në Zyrën e Gjendjes Civile pranë Bashkisë Kukës.

Skenarin për të shtuar familjen e tij, i arrestuari Xhevit Sopaj, e ka kryer në një moment, kur kishte lindur dy fëmijë.

Ndërsa aktualisht në trungun familjar të tij, janë të rregjistruar 4 fëmijë. Pritet që ditën e nesërme Xhevit Sopaj të dalë para gjykatës së Kukësit, ku do njihet me masën e sigurisë, për dy akuzat “Mashtrim” dhe “Falsifikim të formularëve”

Etiketa: agjensihetimeKukësmjeke

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
United ka synim “pokerin”, megjithatë Ten Haag nuk ekspozohet

United bie dakord me rivalët, blen titullarin e Anglisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com