GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“E mbajta për krahu, mendova se do na vrisnin të dyve”/ Sekretari i Metës: Dolën me maska dhe automatik

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“E mbajta për krahu, mendova se do na vrisnin të dyve”/ Sekretari i Metës: Dolën me maska dhe automatik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peca, i cili po drejtonte mjetin me të cilin po udhëtonte kryetari i kësaj partie, Ilir Meta në momentin e arrestimit, përshkroi edhe njëherë momentin në “Top Story”.

Peca tha se është i tronditur emocionalisht, pasi siç pretendon ai, efektivët e policisë i dolën papritur para duke i prerë rrugën automjetit, me maska dhe automatik duke ushtruar terror.

Ai shprehet se në momentet e para mendoi se po grabitej ish-presidenti Meta, ose po i kryhej atentat.

Akoma nuk e kam marrë veten duke përjetuar atë skemë krimi. Ne po udhëtonim prej dy orësh. Ishte si ditë normale e zakonshme, kishte njoftuar një konferencë për mediat. Ishte shumë i qetë. Kur na preu makina rrugën dhe kur dolën ata me maska dhe automatik, mendova se ishte grabitje, marrje peng, ose atentat që mund të na eliminonin fare. Na hapën të dyja dyert njëkohësisht. Direkt thanë do vish me neve, ku do vi kush je ti.

Filluan duke ofenduar, tërhiq mua, tërhiq presidentin. Nuk kishin asnjë shkrim, ishin anti njerëzor. Makina ishte Benz C klas ngjyrë gri, targën nuk e identidikova dot. Makina mbrapa ishte e policisë. Na terrorizuan komplet, bandë e organizuar. Nga para nuk kishte asgjë në uniformë, mendova se ishte grabitje. E mbajtja presidentin për krahu se thash na vranë, të na vrisnin të dyve“-tregoi ai.

Ai tha ndër të tjera se pasi u arrestua Ilir Meta, edhe ai u prangos dhe qëndroi me pranga për rreth 4 orë. Madje në një moment tha ai, i kërkoi policisë t’i hiqnin prangat, por ata nuk gjenin çelësat sipas tij.

Peca pretendoi se efektivët e policisë ushtruan dhunë ndaj tij duke e përplasur te dera e pasme e makinës ku po udhëtonte bashkë me Ilir Metën.

“Kam prej një muaj që jam sekretar organizativ i PL, në LSI kam që në 2008. Ne lëvizim me makinë bashkë vetëm në momente të caktuara. Më morën dhe më nxorën makina me forcë, më kanë përplasur te dera dytë nga mbrapa. I thash ça po bëni, thanë mos fol vëri prangat. Nxora telefonin, ma morën nga dora.

Në kërkuam kush jeni ju, më thanë mua po ti kush je. I thash jam sekretari organizativ, na nxorën në mënyrë çnjerëzore. Më vunë prangat dhe më hipën në makinë, presidentin e shoqëruan te makina tjetër. Ilir Meta po u thoshte kush jeni ju na shpjegoni. Shkova me pranga në polici, donin të më mbanin aty, të më bënin dhe video sikur isha kriminel. Më lanë 40 minuta me pranga në duar në rajon dhe nuk mi hiqnin. Unë thoja m’i hiqni prangat, thoshin nuk dimë ku kemi çelësat. Njëri thoshte do dalësh, tjetri thoshte jo. Vetëm ushtronin presion ata të policisë.”

gijotina.com/

Etiketa: Ilir MetaKryesore1

Lajme të lidhura

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë
Breaking Views

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë

21:28 - 02/06/26
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
Aktualitet

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:40 - 02/06/26
“Turp, turp. S’ka dialog”, protestuesit ngrenë në këmbë Bulevardin: Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë!
Breaking Views

“Turp, turp. S’ka dialog”, protestuesit ngrenë në këmbë Bulevardin: Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë!

19:21 - 02/06/26
Para
Masë arresti nga SPAK edhe për babanë e saj, Erisa Xhixho: Jam e shokuar, dosja për Pirron…

Masë arresti nga SPAK edhe për babanë e saj, Erisa Xhixho: Jam e shokuar, dosja për Pirron...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë
Breaking Views

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë

21:28 - 02/06/26

Pallati i Kongreseve do të transformohet sipas projektit fitues të konkursit ndërkombëtar, i cili parashikon edhe ndërtimin e një kulle...

Lexo më shumë
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:40 - 02/06/26
“Turp, turp. S’ka dialog”, protestuesit ngrenë në këmbë Bulevardin: Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë!

“Turp, turp. S’ka dialog”, protestuesit ngrenë në këmbë Bulevardin: Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë!

19:21 - 02/06/26
Rrahman Kasa: Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë

Rrahman Kasa: Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë

19:08 - 02/06/26
‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!

‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!

17:41 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibommarsbahis girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş