GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

E mbajti peng Avni Ponari për 7 vjet, nga 1 janari 2026 nis sistemi Bonus-Malus për siguracionin e makinave

18:12 - 22/10/25
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
E mbajti peng Avni Ponari për 7 vjet, nga 1 janari 2026 nis sistemi Bonus-Malus për siguracionin e makinave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesit problematikë të mjeteve, të cilët kanë historik negativ me aksidentet, do të paguajnë më shumë për sigurimin e makinës nga janari i vitit të ardhshëm. Ndërsa ata drejtues të mjeteve që nuk kanë realizuar shkelje do të përfitojnë ulje të siguracionit.

Me 28 mars 2019, AMF nxori udhëzimin për përdorimin e sistemit Bonus Malus, në mbështetje të ligjit për sigurimin e mjeteve motorike. Qysh nga ajo ditë dhe deri më sot, sistemi nuk punon, sepse oligarku Avni Ponari me shokë e kanë kapur AMF-në.

Sistemi “Bonus-Malus” është mekanizmi i tarifimit në sigurimin e detyrueshëm MTPL, ku primi i zbatuar është i varur nga historiku i dëmeve/eksperienca e drejtimit të automjetit nga ana e të siguruarit. Ky sistem penalizon ekonomikisht, me rritjen e primit (deri në dyfishimin e tij), të siguruarin përgjegjës për një ose më shumë aksidente të shkaktuara/raportuara gjatë periudhës së sigurimit. Në anën tjetër, e favorizon atë me ulje të çmimit të primit të sigurimit (deri në përgjysmim), nëse gjatë periudhës së konsideruar nuk ka shkaktuar asnjë dëm.

Në bazë të udhëzimit të miratuar nga Bordi i Autoritetit, krijimi i historikut për vënien në zbatim të sistemit fillon më 1 prill 2019. Versioni final i udhëzimit të miratuar nga Bordi i AMF-së ka përfshirë mendimin e të gjitha palëve të interesuara. Përveç historikut të dëmeve (“Bonus-Malus”) faktorë të tjerë risku që ndikojnë direkt në çmimin e primit të sigurimit janë edhe territori ku qarkullon mjeti dhe fuqia motorike e tij,- saktësonte ky udhëzim.

Pritej të hynte në fuqi në 1 prill 2020. U mashtrua publiku, ndërkohë që plotësoheshin tekat e Avni ponarit me shokë.

Lobimi këtyre oligarkëve e bëri të vetën. Sistemi bonus-malus, mekanizëm i vërtetuar në Europë që ka dhënë efekte në uljen e numrit të aksidenteve, nuk do të jetë i detyrueshëm për t’u zbatuar në Shqipëri.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në draftin e ri të ligjit për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve, në vitin 2020 ia linte në dorë kompanive të sigurimit, nëse do ta zbatojnë ose jo këtë sistem.

Përsëri nga 1 janar 2025, hyri në fuqi sistemi i ri i sigurimit të makinave i njohur si bonus malus, që do të zbatohej nga shoqëritë e sigurimit që parashikon aplikimin e primit të diferencuar bazuar në risqet që mbart çdo i siguruar.

Në realitet funksionoi vetëm malusi, që rriti primet e sigurimeve për të gjithë, por nuk kishte bonus. Këtë të fundit e futi në xhep Avni Ponari me shokë që rritën fitimet.

Së fundmi, sot gjatë raportimit në komisionin e ekonomisë drejtoresha e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Mimoza Kaçi tha se 1 janar 2026 do të hyjë në zbatim dhe bonusi dhe malusi.

Nëse incidenca e dëmeve në nivel vendi është 3.8 do të thotë që 3.8% e drejtuesve do të penalizohen, ndërsa të tjerët do të marrin bonus, që do të luhatet”, tha Mimoza Kaçi, drejtoresha e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Çfarë është bërë nga viti 2021 që u miratua ndryshimi në ligj dhe deri tani për të ngritur sistemin “bonus malus”?

Lidhur me fuqinë motorike, kompanitë, pa u bazuar as në rregulloren “Kaçi” i kanë futur mjetet elektrike në kategorinë 1300 kubikë, pavarësisht se çfarë motori kanë. Kjo nuk ka lidhje me riskun më të vogël për aksidente. Ndryshe Avni Ponari me shokë duhet të marrin tituj shkencorë për shpikjen. Diskriminimi bëhet në shenjë servilizmi ndaj kryeministrit, gjoja se po zbatohen standardet e BE-së për makinat ekologjike.

Nëse flasim për aksidente, nuk ka studim që ul riskun për makinat elektrike! Ky diskriminim nuk ka lidhje as me frymën e ligjit as realitetin. Për më tepër pronarët e mjeteve e paguajnë taksën e karbonit diku tjetër, nuk ka pse të japin lekë edhe tek kompanitë e sigurimit.

Në përllogaritjen e primit të sigurimit ky subjekt zbaton këto faktorë kryesorë risku:

1-Historiku i dëmeve, përfshirë edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk është i shënuar në policën e sigurimit.

pronari i mjetit që ka sjellje shembullore në rrugë, trajtohen me të njëjtin koeficient (1).

Sipas rregullores së zonjës Kaçi,  koeficientët duhet të ishin:

  1. Asnjë dëm të raportuar gjatë vitit, koeficienti 0.95 deri në 0.98 II. Një dëm të raportuar gjatë vitit deri në 1.25

III. Dy ose më shumë dëme të raportuara gjatë tre viteve të fundit deri në 1.5

Por, çfarë e favorizon kompaninë, vjen një rresht më poshtë. “Për vitin e parë të zbatimit të kësaj rregulloreje faktori i riskut “Historiku i dëmeve”, hD është i barabartë me 1”, citojmë rregulloren. Në cilin ligj e bazon këtë rregullore zj Kaçi?

Çfarë është bërë nga viti 2021 që u miratua ndryshimi në ligj dhe deri tani për të ngritur sistemin “bonus malus”?

Lidhur me fuqinë motorike, kompanitë, pa u bazuar as në rregulloren “Kaçi” i kanë futur mjetet elektrike në kategorinë 1300 kubikë, pavarësisht se çfarë motori kanë. Kjo nuk ka lidhje me riskun më të vogël për aksidente. Ndryshe Avni Ponari me shokë duhet të marrin tituj shkencorë për shpikjen. Diskriminimi bëhet në shenjë servilizmi ndaj kryeministrit, gjoja se po zbatohen standardet e BE-së për makinat ekologjike.

Nëse flasim për aksidente, nuk ka studim që ul riskun për makinat elektrike! Ky diskriminim nuk ka lidhje as me frymën e ligjit as realitetin. Për më tepër pronarët e mjeteve e paguajnë taksën e karbonit diku tjetër, nuk ka pse të japin lekë edhe tek kompanitë e sigurimit.

Një koeficient tjetër lidhet me moshën e të siguruarit.

Kur vjen puna tek të rinjtë, vendoset koeficienti për risk, ndërsa mbi 21 vjeç deri në moshat e treta nuk ka asnjë nënkategori duke shpërfillur aftësitë që ndryshojnë sipas viteve.

Një koeficient tjetër është eksperienca në drejtimin e mjetit motorik. Edhe këtë Sigal që e aplikon sipas përfitimit të vet.

Pra, Sigal nuk ka informacion për këtë kategori dhe i trajton njësoj si një shofer që ka 30 vjet në timon ashtu edhe një që ka në xham tabelën “shofer i ri”. “Duke qenë se nuk kemi informacion në bazën e të dhënave lidhur këtë faktor risku, koeficienti u vendos 1”, justifikohet kompania dhe drejtoresha Kaçi. Pasi po paguajmë dhjetëra miliarda lekë nga taksat tona për dixhitalizimin, duhet të mësojmë se nuk janë të dhënat? Po pse moj zonja Kaçi, nxiton të bësh rregullore, kur nuk i ke krijuar kushtet?

Më tej, për të rritur përfitimin, Sigal u merr më shumë lekë bizneseve dhe institucioneve se sa të siguruarve të tjerë. Për këtë e ndihmon rregullorja “Kaçi”.

A ka lidhje me rrezikun për aksidente ky koeficient? Në cilin ligj mbështetet ky koeficient? Edhe pse duket sikur ka diskriminim pozitiv për qytetarët, janë ata që e paguajnë në çmime dhe me taksa.

Në fund jepet një formulë që nuk zbatohet automatikisht në pikat e shitjes, por bëhen llogaritjet me makinë ose me laps dhe duhet të kesh mendjen se nuk i dihet sa arrin çmimi. Mesatarisht shtrenjtimi i tarifës së policës së sigurimit për shkak të koeficientëve shkon 50 mijë deri në 100 mijë lekë të vjetra. Përfitimi i qytetarëve që kanë historik pa shkelje të dhe pa dëme është zero lekë.

gijotina.com/

Etiketa: AMFAvni ponariBonus malusKryesore1

Lajme të lidhura

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
Para
Rinovim në gjykata: KLGJ emëron 42 gjyqtarë të rinj

Rinovim në gjykata: KLGJ emëron 42 gjyqtarë të rinj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25

Stuhia “Byron” vazhdon të godasë Greqinë me reshje të dendura dhe stuhi të forta, duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të...

Lexo më shumë
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com