GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

E mbijetuara nga kanceri i gjirit tregon historinë e saj

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
E mbijetuara nga kanceri i gjirit tregon historinë e saj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vetëm dy muaj pasi kishte bërë një mamografi që doli rezultate normale, Brikela Rada diktoi një gjendër në gjirin e majtë dhe e kuptoi që diçka nuk shkonte.https://9f607badb5860f3d6c71d50db8842d3b.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

“Mbas dy muajsh duke bërë dush e ndjeva që diçka nuk shkonte në anën e majtë. Me thënë të drejtën u ftoha nga koka deri te këmba. Nuk dija kujt t’i thosha përpara. I thashë bashkëshortit. Vajza më e madhe më mungonte se nuk ishte aty. Lajmërova shoqet e mia, lajmërova njerëzit e mi, pa ditur asgjë por diçka e ndjeva se ishte një gjendër goxha e madhe”, thotë ajo në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Pas disa vizitash dhe biopsisë, në mars 2017 ajo u diagnostikua me kancer gjiri, lloji më i përhapur i kancerit për gratë në gjithë botën.Më pas Brikela, që banon në Staten Island të Nju Jorkut, mori një lajm tjetër sfidues. Kanceri që e kishte prekur ishte më agresivi, ai me tre receptorë negative, që nuk mund të trajtohet me terapi hormonale dhe ka prirjen të rritet dhe të përhapet më shpejt. Ishte në fazën e dytë, të tretë.

“Të them të drejtën, rasti i dytë që unë shpërtheva në lot, sepse nuk jam njeri që qaj kollaj, sa vajza e madhe u habit dhe tha ‘mami, mami OK, OK mos u shqetëso. Shtangu sepse nuk me kishte parë ndonjëherë një reagim të tillë nga unë”, thotë ajo.

Pas tronditjes së parë, Brikela që vetë thotë se gjithmonë ka qenë natyrë e prirur nga optimizmi dhe pozitiviteti, vendosi se mënyra e vetme për të reaguar ishte të luftonte sepse sipas saj nuk kishte “kthim prapa”.

“Edhe pse kisha mbështetjen e bashkëshortit, vajzave, shoqeve, njerëzve të mi, patjetër duhet ta luftoja vetë këtë, se ishte e pamundur… po të mos isha unë vetë ajo luftëtarja, nuk më ndihmonte dot asnjeri për këtë pjesë”, thotë nëna e dy vajzave.

Beteja e saj kundër kancerit zgjati për katër vjet, pasi iu rikthye dy herë.

“Do ta luftoja prapë. Nuk kisha zgjidhje tjetër”, thotë ajo.

Në një betejë që nuk është vetëm fizike, por edhe emocionale dhe psikologjike, dhe me një trajtim që sjell edhe ndryshime të mëdha nga ana fizike, Brikela thotë se që në fillim vendosi të mos mbante parruke, por vetëm vinte shami shumë ngjyrëshe, të lidhura bukur.

“Doja ta shihja veten time para pasqyrës ashtu siç isha”, thotë ajo.

Ajo gjithashtu vazhdoi një jetë sa më normale që mundej, dhe mes seancave të kimioterapisë dhe rrezatimit vazhdonte të shkonte në punë dhe të kishte një jetë sociale.

Mesazhi i saj për gratë dhe vajzat që përballen me këtë sëmundje, në këtë muaj ndërgjegjësimi ndaj kancerit të gjrit, është që t’i japin kurajo vetes.

“Unë këtë ia dedikoj vetes sime, falë temperamentit tim, karakterit tim. Patjetër edhe shoqërisë dhe njerëzve sepse siç thashë unë jam familje e madhe dhe kam njerëz të mrekullueshëm që më rrethojnë”, thotë ajo.

Por përveç kësaj ajo këshillon kontrolle të rregullta nga vetë gratë

“Patjetër kontrolle tek mjeku, sepse vetëm nëpërmjet kontrollit ne mund të mposhtim gjithmonë, sidomos këtë lloj sëmundjeje që ka marrë përmasa të mëdha”, thotë ajo. Prej një viti e gjysmë ajo është shëruar plotësisht.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vitin 2020, u diagnostikuan 2.3 milionë gra me kancer gjiri në shkallë globale. 685 mijë gra vdiqën prej kësaj sëmundjeje.

Në Shtetet e Bashkuara, një ndër tetë gra do të preken nga kanceri i gjirit.

Në Shqipëri, identifikohen mesatarisht 700 raste në vit me kancer gjiri, ndërsa në Kosovë këtë vit nga janari deri në tetor janë regjistruar rreth 300.

Falë parandalimit dhe kurave, vdekshmëria nga kjo sëmundje ka rënë ndjeshëm.

Etiketa: historikancer

Lajme të lidhura

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill
Aktualitet

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

09:53 - 01/06/26
E gjithë Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama tallet: Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua!
Aktualitet

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:34 - 01/06/26
Euro e dollari e mbyllin majin më të dobëta se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore
Breaking Views

Euro e dollari e mbyllin majin më të dobëta se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore

16:39 - 31/05/26
Para
Belind Këlliçi: Veliaj i dha 128 milionë euro një kompanie të hapur vetëm 24 orë më parë

Belind Këlliçi: Veliaj i dha 128 milionë euro një kompanie të hapur vetëm 24 orë më parë

TË FUNDIT

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina
Aktualitet

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26

Mediat greke kanë shkruar në li dhje me incidentin e ndodhur në Zvërnec, duke theksuar se është dhunuar një person...

Lexo më shumë
Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibomimajbet girişJojobet