GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E mbyllën me një mandat – Kush janë ministrat që ikin nga qeveria

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
E mbyllën me një mandat – Kush janë ministrat që ikin nga qeveria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekipi me të cilin, kryeministri Edi Rama do të drejtojë vendin në mandatin e katërt është gati. Të angazhuar për tre vite, disa prej drejtuesve të Ministrive të rëndësishme të vendit e mbyllën rrugëtimin e tyre me fillimin e mandatit të ri. Konkretisht nga qeveria ikën Igli Hasani, Ervin Hoxha, Ulsi Manja, Arbjan Mazniku dhe Ogerta Manastirliu.

Igli Hasani mabjti për tre vite postin e Ministrit të Jashtëm, vend i cili tani i takon, Elisa Spiropalit. Hasani para postit të ministrit, ka mbajtur pozicionin e Koordinatorit të Aktiviteteve Ekonomike dhe Mjedisore të OSBE-së. Në qeverinë e re Igli Hasani nuk do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar.

Ulsi Manja, i cili ka shërbyer në detyrën e Ministrit të Drejtësisë që prej shtatorit 2021, nuk do të qëndrojë më në këtë post. Manja tashmë do të drejtojë Komisionin e Ligjeve.

Ndërkohë, Ervin Hoxha i cili mbajti rreth një vit postin e Ministrit të Brendshëm nuk do të jetë më pjesë e qeverisë. Hoxha mori detyrën në korrik të vitit 2024, ndërsa vendin e tij tashmë e ka zënë për herë të parë një grua, Albana Koçiu. Me emërimet e reja Hoxha mbeti pa një post.

Një emër tjetër, i cili nuk do të jetë pjesë për mandatin e katërt në kabinetin qeveritar është Arbjan Mazniku. Ky i fundit që prej shtatorit 2023 mbante postin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, por do të zëvendësohet nga Ervin Demo. Edhe Mazniku e mbylli me mandatin e tretë të Partisë Socialiste, pasi nuk u emërua në asnjë post.

Ogerta Manastirliu, një nga ministret më jetëgjata të tre mandateve, nuk do të jetë pjesë e kabinetit. Manastirliu, e cila mbante postin e Ministres së Arsimit dhe Sportit u lirua nga kjo detyrë dhe u propozua kandidate për postin e kryebashkiakut të Bashkisë Tiranë.

Ndërkohë një fat tjetër patën disa prej tyre, të cilët arritën të mbanin edhe për një mandat tjetër 3-vjeçar ‘frenat’ e ministrive. Një prej tyre, ndër më të vjetrat në postin e ministres ësht Belinda Balluku. Me 6 vite mbi supe tashmë, ajo do të vazhdojë të jetë dhe në krye të Infrastrukturës dhe Energjitikës, një prej posteve ministrore më të rëndësishme në vend. Petrit Malaj do të mbajë edhe për këtë mandat postin e Ministrit të Financave. Po ashtu edhe Mirela Kumbaro do të vazhdojë të jetë pjesë e kabinetit qeveritar si ministre e Arsimit. Edhe Blendi Gonxhja do të vazhdojë me një post në qeverinë e re, i cili do të jetë në krye të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Etiketa: ministratqeveria Rama 4

Lajme të lidhura

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri
Aktualitet

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
Para
“Kryengritja” e Veliajt ndaj Ramës, aktivizon TikTok-un pak orë para vendimit të GjL për masën e arrestit

Kërkon lirimin nga burgu/ Erion Veliaj rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda
Sport

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26

Shqipëria mposhti San Marinon në transfertë, 0-3, duke siguruar dhe vendin e parë të grupit në Ligën C të Ligës...

Lexo më shumë
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com