GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E mira dhe e keqja i ndodhën në një ditë… Miku i Mark Frrokut: Dy pistoletat i gjeta në rrugë

08:54 - 13/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
E mira dhe e keqja i ndodhën në një ditë… Miku i Mark Frrokut: Dy pistoletat i gjeta në rrugë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elton Qyno

E mira dhe e keqja mund të ndodhin vetëm 1 herë në 100 vjet, por asnjëherë, jo të dyja në të njëjtën ditë.

Një fenomen i tillë krejt i “pazakontë” i ka ndodhur vetëm, Albert Prengës, njeriut të afërt të ish-deputetit të PKD-së, Mark Frroku, që sot gëzon një sërë biznesesh në zonën e “Misto Mames” dhe pallate tek “Unaza e Re.”

Albert Prenga, u arrestua nga forcat “Shqiponja” dhe efektivët e Komisariatit nr.6 në Tiranë, teksa në makinën BMË-ë me targë AA 008 EJ, të ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Mark Frroku, u gjetën dhe sekuestruar dy armë zjarri me karrikatorë të mbushur me municion.

Prenga ka pranuar autorësinë e dy armëve, megjithëse ato nuk i janë kapur në trup por në strukturën e brendshme të makinës.
Para gjykatës së Tiranës, ku ai doli për tu njohur me masën e sigurisë, Albert Prenga, mbajti një dëshmi që habiti prokurorin dhe gjyqtarin e çështjes.

Prenga mësohet të ketë pohuar se ditën kur është arrestuar nga policia, kishte gjetur në rrugë, dy armë zjarri pistoleta. Ai i ka marë ato dhe i ka futur duke I mbajtur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku.

Sipas Prengës, qëllimi i tij ka qënë për ti çuar armët në polici dhe dorëzuar. Por një plan i tillë nuk është mundur të kryhet prej tij.
Ai ka treguar se teksa ka shkuar drejt komisariatit për ti dorëzuar dy armët e gjetura në rrugë, ka ndërhyrë policia duke bërë arrestimin e menjëhershëm të tij, dhe sekuestrimin e dy armëve të zjarrit.

Për gjyqtarin e çështjes dhe prokurorin, ky version i dhënë nga i arrestuari Prenga, është dukur shumë i çuditshëm dhe jo bindës për ti dhënë një masë më të butë sigurimi.

Nisur nga kjo situatë, por dhe faktit të kapjes në flagrancë me dy pistoleta e municion, Arben Prenga, është lënë në burg nga gjykata e Tiranës. Avokatët e Prendit pritet të ankimojnë vendimin në Apel me shpresën e zbutjes së masës së sigurisë nga arrest në burg në “arrest shtëpie”.

Operacioni i arrestimit

Dy armë zjarri pistoleta, janë gjendur dhe sekuestruar në makinën tip foristradë BMË-ë me targë AA 008 EJ, të ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Mark Frroku.

Në momentin e ndërhyrjes për kontrollin e makinës, kanë marë pjesë efektivët e komisariatit Nr.6 në Tiranë dhe një skuadër “Shqiponja”.

Operacioni është koduar me emrin “Bulevardi”, ku në pranga ka rënë Albert Prendi, ndërsa sipas burimeve të policisë, ish-deputeti i PKD Mark Frroku nuk ka qënë në makinën e tij.

Prendi dyshohet se shërben si shofer personal i ish-deputetit Mark Frroku.

Blutë e Tiranës, gjatë kontrolllit të makinës në rrugën “Migjeni”, u konstatuan dhe sekuestruan dy pistoleta me karikatore dhe municion luftarak.

Albert Prendi, drejtonte makinën e ish-deputetit Frroku, dhe për pasojë autorësia ligjore e dy armëve i ka mbetur atij.

Por nga ana tjetër armët e zjarit janë sekuestruar jo në trupin e Prendit, po në strukturën e brendshme të makinës.

Policia kriminale, ka kërkuar kryerjen e ekspertimit balistik dhe daktiloskopik të dy armëve, me qëllimin e vetëm për të mësuar nëse ato janë përdorur në ngjarje kriminale ose jo.

Dhe nëse këto dy armë i përkasin personave të tjerë, që mund të kenë lënë gjurmë biologjike apo gjurmë gishti.

Gjatë marjen në pyetje, Albert Prendi, ka pranuar autorësinë e dy armëve, duke u treguar punonjësve të policisë se pistoletat ishin të tij dhe se i kishte gjetur në rrugë.

Megjithatë sipas policisë autorësia e dy armëve do qartësohet vetëm pas daljes së përgjigjes së ekspertimeve daktiloskopike.
Kjo nuk është hera e parë kur Mark Frrokut, i kërkohet ti kontrollohet makina e tij personale.

Një gjë e tillë ka ndodhur në Tetor të vitit 2014, kur një postobllok në Kamëz ka ndaluar automjetit e Frrokut, me qëllim për të ushtruar kontroll.

Kjo pasi policia dhe prokuroria e Krimeve të Rënda, ishin duke zhvilluar operacionin “Viluni”, ku kërkonin të arrestonin trafikantin e drogës, Bardhok Pllanaj.

Pllanaj i fshihej policisë dhe kishte mundur të hipte në makinën e deputetit të kuvendit të asaj kohe, Mark Frroku.

Megjithëse policia kërkoi shoqërimin e Bardhok Pllanaj në polici, blutë janë ndaluar nga Frroku, i cili ka përdorur mekanizmin e imunitetit parlamentar dhe larguar më pas.

Ndërkohë uniformat blu të asaj kohe, që ishin urdhëruar të arrestonin Bardhok Pllanaj, nuk kanë mundur të bëjnë asgjë, qoftë dhe të ndjekin makinën e Mark Frrokut, me qëllim arrestimin e Bardhok Pllanaj.

Etiketa: Elton QynoKryesore1

Lajme të lidhura

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet
Aktualitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?
Aktualitet

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26
Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha
Aktualitet

Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

17:22 - 25/02/26
Para
Shisnin “mall” në Tiranë, policia arreston 3 të rinj

Shisnin “mall” në Tiranë, policia arreston 3 të rinj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho
Breaking Views

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26

Kombëtares shqiptare pritet t’i shtohet një tjetër futbollist në organikë. Sipas asaj që raportohet në media, qendërmbrojtësit Bujar Pllana i...

Lexo më shumë
Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com