Zbardhet debati me dyer të mbyllura në Grupin e deputetëve të opozitës, që u mblodh një ditë më parë, kur demokratët kanë protestuan të bashkuara për here të parë në Parlament dhe jashte sallës se seancave.
Gjatë mbledhjes pa media, Gazment Bardhi është shprehur se Grupi ka qenë në gatishmëri të plotë për të gjetur një zgjidhje me maxhorancën, por këta të fundit nuk kanë reflektuar asnjë qëndrim.
“Ne kemi qene ne gatishmëri te plote për zgjidhje te situatës politike ku jemi, por përgjigja e mazhorances është përjashtimi i deputeteve te opozitës. Nuk ka asnjë reflektim nga ata”, eshte shprehur Bardhi.
Ndërsa Ervin Salianji ka theksuar nevojën që në mbledhje të diskutohej në lidhje me deklaratat e kish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, në lidhje me Inceneratorët.
Ai ka shtuar se sa i takon aksionit opozitar, situata duhet të radikalizohet deri në ngujim apo grevë urie.
Nga ana tjetër, Fatmir Mediu ka përsëritur idenë e bashkimit në një Federatë të djathtë, ndërkohë që ka kërkuar që të bashkëpunohet me ndërkombëtarët.
Gjatë debatit deputetja Lindita Metaliaj ka kërkuar të të shtohet në bazë pasi nuk ka frymë optimiste mes militantëve.
“Prandaj te bashkuar mundemi te dalim edhe tek mbështetësit tanë, tek qytetaret, se ndryshe as njerëzit nuk na presin me. Te ndahen grupet e punës dhe te fillojmë organizimin e strukturave ne baze, duhet t’i rivitalizojme, t’i motivojmë dhe te bëhemi te besueshëm”, ka thene deputetja Metaliaj.
Ndërkohë që një tjetër reagim i fortë ka qenë ai i Dashnor Sules, i cili është shprehur kundër Grupit, duke thënë se këta të fundit e morëm më qafë Sali Berishën.
“Juve e morët më qaf Berishën. Juve i thatë Berishës mos shko të paraqitet në SPAK. Ka të drejtë Lindita kur thotë që s’na besojnë më njerëzit”, ka theksuar Sula.
Debati pa media në Grupin e deputetëve të opozitës
Bardhi: Do te diskutojmë sot (dje) për seancën plenare dhe reformën zgjedhore. Duhet te dini se ne kemi qene ne gatishmëri te plote për zgjidhje te situatës politike ku jemi, por përgjigja e mazhorances është përjashtimi i deputeteve te opozitës. Nuk ka asnjë reflektim nga ata, edhe pse na kane mohuar te drejtat tona kushtetuese, ngritjen e komisioneve hetimore parlamentarë si dhe kane mohuar vullnetin e shumicës për përfaqësi ne Komisionin e Reformës Zgjedhore. Te gjendur ne ketë situate ne duhet te vazhdojme aksionin qe kemi nisur.
Mediu: Opozita duhet të bashkohet dhe Ne kemi bërë propozim për Federatë.
Të jemi të qartë se çfarë qëllimi duhet të kemi me reformën zgjedhore. Duhet të biem diskutimet konkrete dhe të shqyrtohen tek grupi deputetëve. Si aleancë për ndryshim kemi bërë propozimet tona, për listat e hapura, rikthimin e koalicioneve parazgjedhore dhe votën e emigrantëve.
Veprimin tonë opozitar duhet ta zhvillojmë në parlament dhe jashtë parlamentit, të bëjmë një analizë të aksionit opozitar në parlament dhe mbi të gjitha të shkojmë të takohemi me njerëzit, ti dëgjojmë ata, të flasim për shtetin që i shërben atyre, kthimin e parlamentit në funksione kushtetuese. Dhe veçanërisht të bashkëpunojmë me ndërkombëtarët.
Metaliaj: Ne duhet te bashkohemi jo vetëm këtu ne grup, por edhe ne baze. Kështu siç jemi nuk frymëzojmë, madje edhe njerëzit nuk janë optimiste kur e shohin situatën te tille. Prandaj te bashkuar mundemi te dalim edhe tek mbështetësit tanë, tek qytetaret, se ndryshe as njerëzit nuk na presin me. Te ndahen grupet e punës dhe te fillojmë organizimin e strukturave ne baze, duhet ti rivitalizojme, ti motivojmë dhe te bëhemi te besueshëm .
Sula: Juve e morët më qaf Berishën. Juve i thatë Berishës mos shko të paraqitet në SPAK. Ka të drejtë Lindita kur thotë që s’na besojnë më njerëzit.
Ervin Salianji: Me vjen keq t’iu them qe çdo diskutim deri tani flet për situatën mes nesh ndërkohe qe duhet ta nisim diskutimin e mbledhjes me deklaratat skandaloze te ish nr 2 të Ramës. Ai nuk është i penduar ne kuptimin ligjor sepse nuk i pranoi krimet e veta por ndërkohe si një prej pjesëtareve te bandës tregoi se si përdoret pushteti për te pasuruar disa, për te goditur disa te tjerë, se si oligarkët marrin toke det dhe ajër duke ngrenë qofte me KM!
Se si përdorin çdo institucion dhe drejtësinë për te eliminuar kush ju del nga vatha! Për këtë duhet reagim. Ne duhet te mblidhemi dhe mos dalim pa gjetur zgjidhje për bashkimin, ose t’ua them troç; nëse mendoni si t’ia hidhni njeri tjetrit për te fituar kohe e kemi gabim, demokratët kërkojnë bashkim dhe ndryshim me pas.
Sa i takon aksionit, ose duhet ta radikalizojmë në ngujim apo grevë urie, ose diversifikim.
Agron Gjekmarkaj: Epika dhe politika nuk janë e njëjta gjë edhe pse ne e përdorim shpesh te paren duke menduar se bëjmë te dytën. Para se te shkojmë te përshkallëzimi i cili nuk është qellim ne vetvete por realizimi i kërkesave tona duhet te krijojmë një mundësi komunikimi qe te kenë zë edhe ndërkombëtarët. Le ti riformulojmë kërkesat për komisione hetimore, si dhe atë për ribërje te ligjit për to ku ne te jemi pjese.
Pastaj nëse nuk ka asnjë reflektim ata qe kane deklaruar se janë te gatshëm te sakrifikojnë me akte sublime le ta bëjnë atë. Ne fund publikut i duhet shpjeguar drejtësia e përpjekjes, vullneti për ta bere atë. Ne optiken time do ishte mire qe brenda këtij segmenti te jemi dhe te flasim për amnistinë penale mos ta anashkalojmë. Mund te humbasësh ose se arrin atë po se paku merr dakordësinë e shoqërisë. Nuk jam votuar për gladiator, gjeja ka një limit pastaj Rama po e vazhdon axhenden e vet dhe duket sikur po i pëlqen axhenda jone
Dhurata Çupi: Une mendoj se na duhet një vendim i Grupit Parlamentar për te ripare qëndrimin qe kemi ne raport me Kuvendin. Ndërsa Rama ka nisur fushatën për 2025 ne vazhdojmë merremi me veten dhe me Kuvendin. Na duhet te gjejmë një zgjidhje. Sa i takon Amnistie Penale, na duhet një vendim nëse do e votojmë apo jo, pasi prej saj përfitojnë protestues të Pd-së.
Discussion about this post