GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

E moshuara me demencë i dhuron 7 prona vetëm njërës prej vajzave, noterja e miraton

23:13 - 07/05/25
në Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
E moshuara me demencë i dhuron 7 prona vetëm njërës prej vajzave, noterja e miraton
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Leni Shuteriqi është një 82-vjeçare që  vuan nga demenca progresive. Gjendja  e saj është shfrytëzuar për të kaluar 7 pronat që zotëron në emrin e njërës prej vajzave,  Marinelës, nëpërmjet noteres Anila Haxhiu, duke lënë jashtë trashëgimisë vajzën tjetër, Denisën. Kjo e fundit ka denoncuar rastin duke kërkuar që të zbardhet situata.

Për situatën e së moshuarës Leni Shuteriqi, emisioni “Stop” pyet neurologun Enver Halili se ku është bazuar që e ka cilësuar 82-vjeçaren të aftë mendërisht për të marrë vendime, në një kohë që testi specifik e ka nxjerr nën kufirin e normalitetit. Mjeku thotë se për këtë do të mbajë përgjegjësi në gjykatë.

Psikiatrja Ina Prifti pohon se ka dalë me vendimin se e moshuara është e aftë të marrë vendime pasi atë ditë i ishte dukur mirë. Vetë denoncuesja Denisa Shuteriqi shkon te noterja Anila Haxhiu, por ajo me të shoqin e nxjerrin zonjën jashtë me dhunë e thërrasin policinë, me pretendimin e fyerjes.

Qytetarja: Si jeni Anila?

Noterja Anila Haxhiu: Përshëndetje, mirë!

Qytetarja: Përshëndetje ty! Të erdha prapë.

Noterja Anila Haxhiu: Iliri, mund ta largosh pak këtë zonjën?

Bashkëshorti i noteres: Cilën?

Qytetarja: Cilën zonjë?

Bashkëshorti i noteres: Kush është kjo?

Noterja Anila Haxhiu: Nuk e di!

Qytetarja: Si nuk e di? Po ti ke kaluar 7 prona. A të thashë unë radhën e kaluar që nëna është me demencë?

Noterja Anila Haxhiu: Merr çikë policinë!

Qytetarja: Po për çfarë arsyeje?

Ish-bashkëshorti i noteres: Po ik moj tani, dil aty.

Qytetarja: Mos më prek të lutem!

Bashkëshorti i noteres: Ik jashtë, s’do të shërbejë ajo!

Qytetarja: Ka kaluar këtë, bashkë me motrën time. Nëna ime është me demencë. Zonja Anila të lutem, zonja Anila…! Mos më prek më me dorë, ore!

Qytetari: Çfarë bën ore?

Qytetarja: Mos më prek më me dorë, po të them!

Bashkëshorti i noteres: Ore, ik tani se nuk të shërbej, o nuk të shërbej po them, ore!

Qytetari: Po pse?

Qytetarja: Po do më shërbejë zonja, ore!

Bashkëshorti i noteres: S’dua! S’dua me, është privat, s’të shërbej! Ec, dil jashtë!

Qytetarja: Është detyrim ore.

Bashkëshorti i noteres: Kush të thotë ty?

Qytetarja: Kanë kaluar pronat… zonja Anila, zonja Anila, zonja notere, keni kaluar 7 pronat e nënës sime. Është me demencë. Të erdha edhe radhën e kaluar, me shenjë gishti zonja Anila. Zonja Anila, të lutem, ti më njeh mua, e njeh motrën time se kush është…!

Bashkëshorti i noteres: Dëgjo, do ta marrësh këtë?

Qytetarja: Mos më prek me dorë!

Bashkëshorti i noteres: Do ta marrësh një çikë këtë! Hajde dil jashtë…!

Qytetarja: Mos më prek me dorë ti, ore! Mos më prek me dorë ti, ore!

Bashkëshorti i noteres: Dëgjo ti, hajde po them dil jashtë!

Qytetarja: Mos më prek me dorë ore…!

Bashkëshorti i noteres: S’dua! S’më do tr**i!

Qytetarja: S’të do tr**i eee…?

Bashkëshorti i noteres: Eeee…

Noterja Anila Haxhiu: Policia, që fyeve.

Qytetarja: Çfarë bëra unë, moj?

Noterja Anila Haxhiu: Policia, alo…

Qytetarja: Çfarë bëra unë, moj?

Noterja Anila Haxhiu: Alo, jam noterja Anila Haxhiu, ju lutem, qytetarët po më kërcënojnë në zyrë. Noterja në Fier.

Qytetarja: Përfitoni nga një zonjë që është me demencë ore.

Bashkëshorti i noteres: Ik o ik!

Qytetarja: Po ti çfarë ke zotëri, më fal?! Ti s’e ke emrin zonja notere?

Bashkëshorti i noteres: Se punoj aty dhe po më shqetëson.

Noterja Anila Haxhiu: Pushose po vjen policia!

Qytetarja: Po punon?

Bashkëshorti i noteres: Epo punoj aty, kam halle e kam ardhur tek noteri.

Qytetarja: Çfarë i bëra zonjës unë?

Noterja Anila Haxhiu: Do ta them unë atë demencën që kam bërë unë!

Qytetarja: Urdhëro moj! E ka dhënë doktori, 7 prona.

Noterja Anila Haxhiu: Dale, do të shkojmë në polici, do të pushosh pak? Hajde se ta tregoj unë ty! Unë jam notere e shqetësuar nga këta. Mund të shkojmë pak në polici, të lutem!

Polici: Nga cilët?

Noterja Anila Haxhiu: Ja nga këto që janë.

Qytetarja: Po kërkoj thjesht të drejtën time. Nëna ime është me demencë.

Noterja Anila Haxhiu: Po zgjidhe me gjykatën, jo me mua moj!

Qytetarja: Po një pyetje bëmë, o zonjë!

Noterja Anila Haxhiu: Më ka fyer, të lutem!

Qytetarja: Fyer?

Noterja Anila Haxhiu: Më ka prishur imazhin tim, të tëra, do bëj një denoncim për këta të dy.

Qytetarja: S’e kam fyer, asnjë gjë, s’i kam bërë, asnjë gjë zonjës, kërkova vetëm thjesht…

Noterja Anila Haxhiu: Shko zgjidhe me gjykatën!

Qytetarja: Ka kaluar 7 prona zonja, dhe nëna ime është me demencë.

Noterja Anila Haxhiu: Po zgjidhet në polici.

Qytetarja: Dhe i ke kaluar me shenjë gishti, vetëm këtë po kërkoja. Për ç’arsye, kaq!

Polici: Problemin hajde zgjidheni në polici, atje!

Noterja Anila Haxhiu: Do e zgjidhim në polici, kallëzim direkt tani!

Në fund “Stop” takon vetë 82-vjeçaren, e cila duket që vuan nga demenca e ka dëmtime në gjykim e në kujtesë.

Mjeku specialist Pavllo Djamandi shpjegon se demenca është një sëmundje që prek trurin. Simptomat nisin me gjuhën e kujtesën dhe bëhen dy teste që përcaktojnë shkallën e dëmtimit.

/Emisioni “Stop”

Etiketa: e mishuara me demenceemisionfirmos

Lajme të lidhura

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
“Nuk ia mban”/ Rama refuzoi debatin, Berisha: Unë e pres deri nesër

“Nuk ia mban”/ Rama refuzoi debatin, Berisha: Unë e pres deri nesër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com