E Ngarkuara me Punë në ambasadën e SHBA, Nancy VanHorn u takua me drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit Vlora Hyseni.
Me anë të një postimi në Facebook, ambasada e SHBA në vendin tonë ka zbardhur takimin, ku ndër të tjera thotë se VanHorn vlerësoi partneritetin e vazhdueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Po ashtu sipas ambasadës, diplomatja amerikane theksoi rolin vendimtar të këtij bashkëpunimi në përballjen me sfidat rajonale dhe globale.
Discussion about this post