GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E njoftoi Rama, detajet nga arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të MSH/ Dyshimet

në Aktualitet, Politikë, prokurori
Kohë leximi: 2 min
A A
E njoftoi Rama, detajet nga arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të MSH/ Dyshimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Joana Duro, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, dhe Laura Shteto, specialiste te zyra e prokurorimeve tek i njëjti institucion, janë arrestuar me urdhër të SPAK në kushtet e flagrancës.

SPAK shprehet se operacioni vazhdon, ndërsa arrestimi i zyrtares së lartë të Ministrisë së Shëndetësisë, u njoftua nga Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi që zhvillonte në Tiranë, në kuadrin e atij që e konsideron si “turi i falenderimeve”.

Bazuar te informacionet jo-zyrtare, SPAK ka firmosur disa urdhër-arresti lidhur me korrupsionin në Ministrinë e Shëndetësisë, edhe pse nuk dihen detaje. Hetimet ndaj Duros dhe zyrtarëve të tjerë të Shëndetësisë kanë nisur prej kohësh, ndërsa nuk dihet sepse operacioni u finalizua sot, edhe pse nga informacionet e publikuara, duket se SPAK ka pritur të kryejë arrestimin në kushte flagrance, duke qenë se raportohet për sekuestrimin e një shume prej 4 mln lekë.

Në mes të një fjalimi të gjatë, Rama zgjodhi të jepte lajmin e arrestimit të zyrtares, ndërkohë që deri në këtë moment nuk kishte asnjë njoftim apo publikim në media.

Pak minuta pas deklaratës së Ramës, pothuajse në të gjitha mediat u njoftua arrestimi i Sekretares së Përgjithshëm të MSH, dikaster që drejtohet nga Ogerta Manastirliu, por edhe i specialistes në të njëjtin institucion. Nuk dihet nëse lajmi do të “merrte dhenë” nëse nga salla ku Rama kishte mbledhur mbështetës të PS-së, nuk do të deklaronte se “një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo”.

Bazuar në publikimet e deritanishme arrestimet kanë të bëjnë me korrupsionin, ndërsa raportohet se në momentin final, është sekuestruar edhe një shumë prej 4 mln lekësh. Gjithsesi zyrtarisht SPAK nuk ka nxjerrë asnjë informacion për arrestimet.

Po kështu, referuar burimeve mediatike, thuhet se gjithçka ka lidhje me një tender me një vlerë prej 2 mln euro, por pa specifikuar se për çfarë tenderi bëhet fjalë.

Emri i Duros nuk është i panjohur për media. Pak kohë më parë, Duro është gjobitur nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi pasi ajo kishte shkelur kodin zgjedhor.

Joana Duro është edhe pjesë e pesëshesh së Sekretarëve të Përgjithshëm të Ministrive që u gjobitën nga KAS me kërkesë të Komisionerit të Zgjedhjeve Celibashi, për lobime gjatë fushatës së zgjedhjeve të 14 majit në mbështetje të kandidatëve të caktuar të socialistëve për kryebashkiakë, përmes propagandës në rrjetet sociale zyrtare

 

Etiketa: arrestimeDuroKryesore1Ministria e ShendetesiseSpak

Lajme të lidhura

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Aktualitet

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26
Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

14:04 - 02/06/26
Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar

13:55 - 02/06/26
Para
‘Po digjemi’, merr flakë ndërtesa në qendër të Romës (VIDEO)

‘Po digjemi’, merr flakë ndërtesa në qendër të Romës (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Aktualitet

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26

Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në një bankë në kryeqytet. Autori ka ndjekur një...

Lexo më shumë
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

15:28 - 02/06/26
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

15:06 - 02/06/26
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

14:46 - 02/06/26

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord

14:22 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobettipobet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş