GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

E pabesueshme/ 55 gjyqtarë në Belgjikë do të kalojnë dy ditë në burg, ja cili është motivi

19:11 - 17/09/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
E pabesueshme/ 55 gjyqtarë në Belgjikë do të kalojnë dy ditë në burg, ja cili është motivi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Plot 55 gjyqtarë të Belgjikës kanë vendosur të kalojnë një fundjavë speciale. Tingëllon e pabesueshme, por ata janë mbyllur vullnetarisht në burg në rajonin e Brukselit, për të parë si është jeta e një të burgosuri. Informacionin e ka konfirmuar ministri belg i drejtësisë Vincent van Quinkenborn. Gjyqtarët mbërritën mëngjesin e sotëm në orën 09:00 me kohën lokale në burgun e ri Haren, i cili mund të strehojë 1,190 të burgosur dhe është planifikuar të hapë dyert më 30 shtator, tha një zëdhënëse e burgut për Agence France-Presse.

Ata do të kenë të njëjtin trajtim si të burgosurit deri në përfundimin e “eksperimentit” nesër në orën 16:00, siç sqaroi ajo.

“Gjyqtarët padyshim e dinë se si është të jesh brenda një burgu, por përjetimi I kësaj përvoje u ofron atyre një mundësi unike, e cila mund t’i ndihmojë ata të vendosin dënime me vetëdije të plotë,” vazhdoi ministri.

Ata do të ndjekin orarin ditor të të burgosurve, nuk do të lejohen të përdorin celularët, do të ndjekin të njëjtën dietë dhe do të kenë të njëjtat përgjegjësi si të burgosurit.

Ndër të tjera ata do të punësohen në kuzhinë dhe lavanteri, siç theksohet në njoftim.

Gjyqtarët do të jenë në gjendje të ndalojnë eksperimentin në çdo kohë.

“Kjo padyshim do t’i ndihmojë ata të mendojnë nëse heqja e lirisë është zgjidhja më e mirë për dikë që ka bërë një gabim në jetën e tij,” tha ministri.

Përveç kësaj, është edhe një “provë” e mirë për drejtuesit e burgut pasi burgu do të inaugurohet pas dy javësh.

Nisma është një ide e përbashkët mes Ministrit të Drejtësisë dhe Institutit të Trajnimit Gjyqësor.

Etiketa: belgjikedrejtesigjyqtaret

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Paketa e vonuar, nuk e shpëton rritjen e varfërisë

Paketa e vonuar, nuk e shpëton rritjen e varfërisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com