GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E pabesueshme! Nuk ka rrugë, banorët në Baldushk përcjellin të vdekurit në banesën e fundit me zetor

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
E pabesueshme! Nuk ka rrugë, banorët në Baldushk përcjellin të vdekurit në banesën e fundit me zetor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak kilometra larg Tiranës, banorët e fshatit Baldushk përcjellin për në banesën e fundit njerëzit e tyre me zetor,  duke kaluar lumin e Zhullimës.

Arkivolin e hipin në rimorkion e zetorit,  hipin dhe vetë për ta çuar në varreza. Kjo pasi prej 20 vitesh e më shumë mungon një urë mbi lumin Zhullim. Në rastet e motit me reshje të dendura ky lum del nga shtrati duke mësyer në rrugë dhe niveli i tij shkon mbi 1 metër lartësi. Në raste kur koha është e thatë banorët i përcjellin njerëzit e tyre  që largohen nga kjo jetë në këmbë, por jo pa çizme llastiku. Ndryshe rruga është e papërshkrueshme.

Fiksi shkoi në Çiflig Kodër në Baldushk  dhe u ngjit deri në kodër ku ndodhen dhe varrezat. Rruga për tek varrezat nga fshati është mbi  1 km.  Banorët kërkojnë për një zgjidhje të situatës se në rast se nuk kanë zetor dhe lumi ka dalë nga shtrati, xhenazja u ngelet pa u varrosur. ” Kjo mënyrë që ne përcjellim njerëzit drejt banesës së fundit mund të krahasohet me mesjetën” shprehen ata. Kërkesa e vetme që kanë si fshat është ndërtimi i një ure.

Fiksi takoi edhe shoferin e zetorit dhe përshkroi me të rrugën me zetor, njësoj siç bëjnë banorët kur shkojnë në varreza. Ai pohon se prej më shumë se 20 vitesh shoqërimi i të vdekurve për në banesën e fundit me zetor i është kthyer në punë. Në 20 vite rastet kanë qenë nga më të ndryshmet, madje ka patur raste kur rimorkio i zetorit mund t’i ishte rrëzuar. “Kemi zbritur arkivolin në tokë dhe ka qenë e pamundur të varrosej xhenazja atë dite” shprehet shoferi zetorit. Ai tregon se nuk bën vetëm një rrugë kur kanë varrime, pasi në rimorkio ngarkon arkivolin dhe familjarët. Duhet të bëjë disa rrugë deri sa të mblidhen të gjithë njerëzit për të respektuar të ndjerin. ” Unë kam një thirrje pasi këtë punë nuk do e bëj mot e jetë, por kur mos të mundem më çfarë do bëjmë? Do i lëmë pa varrosur? Për këtë kërkoj të merren sa më shpejt masa e të gjendet zgjidhja” përfundon ai.

Fiks Fare u interesua për problemin e mungesës së rrugës për në varrezat e lagjes Çiflig Kodër pranë Njësisë Administrative të Baldushkut.

Në përgjigjen e tij administratori i kësaj njësie zoti Kujtim Vishi, thotë se banorët e kësaj lagjeje nuk i janë drejtuar asnjëherë kësaj njësie për problemin e rrugës. Megjithatë, njësia administrative është në dijeni të gjendjes së kësaj rruge dhe rrugëve të tjera të paasfaltuara në Baldushk.

Sipas administratorit Vishi, rruga që të çon për në varrezat e lagjes Çiflig Kodër kërkon një investim kapital, duke përfshirë ndërtimin e një ure dhe shpronësimet e tokave, ku do të kalojë rruga, pasi aktualisht kalon në lumë në një segment prej 200 metrash lineare.

Kryetari i kësaj njësie premton se në buxhetin e vitit 2025 do ta përfshijnë ndërtimin e urës dhe shtrimin e rrugës në listën e prioriteteve që do t’i dërgohet Drejtorisë së Përgjithshme të Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës.

Deri atëherë në Çiflig Kodër do vazhdohet që njerëzit për në banesën e fundit të shkojnë me zetor.

Etiketa: banesete vdekurzetor

Lajme të lidhura

Rama sfidon protestuesit nga Dublini: Kam mandat të fortë, nuk iki!
Aktualitet

Rama sfidon protestuesit nga Dublini: Kam mandat të fortë, nuk iki!

13:47 - 12/11/26
U kap me 23 kg kanabis në valixhe/ Shqiptari nga Kanadaja pretendon se ra pre e një kurthi në Rinas
Aktualitet

U kap me 23 kg kanabis në valixhe/ Shqiptari nga Kanadaja pretendon se ra pre e një kurthi në Rinas

13:31 - 12/11/26
“Keni frikë të dilni nga Kuvendi”/ Zhupa-deputetëve të PS në Komision: Gjeni zgjidhje politike!
Aktualitet

“Keni frikë të dilni nga Kuvendi”/ Zhupa-deputetëve të PS në Komision: Gjeni zgjidhje politike!

13:02 - 12/11/26
Para
Si po na ‘vret’ shteti! Edhe 35 pesticide kancerogjene gjenden në produktet ushqimore që konsumojmë

Si po na ‘vret’ shteti! Edhe 35 pesticide kancerogjene gjenden në produktet ushqimore që konsumojmë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama sfidon protestuesit nga Dublini: Kam mandat të fortë, nuk iki!
Aktualitet

Rama sfidon protestuesit nga Dublini: Kam mandat të fortë, nuk iki!

13:47 - 12/11/26

Edi Rama u është përgjigjur gazetarëve të huaj nga Dublini, aty ku po merr pjesë në takimin e nëntë të...

Lexo më shumë
Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet për Luksemburgun, gati për miqësoren në ‘Air Albania’. Hyrja në stadium falas!

Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet për Luksemburgun, gati për miqësoren në ‘Air Albania’. Hyrja në stadium falas!

13:40 - 12/11/26
U kap me 23 kg kanabis në valixhe/ Shqiptari nga Kanadaja pretendon se ra pre e një kurthi në Rinas

U kap me 23 kg kanabis në valixhe/ Shqiptari nga Kanadaja pretendon se ra pre e një kurthi në Rinas

13:31 - 12/11/26
“Keni frikë të dilni nga Kuvendi”/ Zhupa-deputetëve të PS në Komision: Gjeni zgjidhje politike!

“Keni frikë të dilni nga Kuvendi”/ Zhupa-deputetëve të PS në Komision: Gjeni zgjidhje politike!

13:02 - 12/11/26
Shpërthimi me tritol i makinës së punonjëses së Bashkisë në Elbasan, arrestohet një prej autorëve

Shpërthimi me tritol i makinës së punonjëses së Bashkisë në Elbasan, arrestohet një prej autorëve

12:44 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com