Afro 300 milionë lekë janë shpenzuar nga KQZ për zgjedhjet në 5 bashki vetëm për jelek, T-shirt, çadra, blloqe, çanta pëlhure, byzykë plastikë dhe stilolapsa me logon e KQZ-së. Për t’i dhënë rëndësi dhe rritje çmimit, bluzat t-shirt është kërkuar që të garantohet që produktet të jenë të certifikuara, të jenë antialergjike dhe pa substanca të dëmshme për lëkurën dhe shëndetit. Po kur do visheshin këto t-shirt, në mes të shiut?
Paratë për këto xhingla-mingla i janë dhuruar Vilma Nushit, e njohur si oligarkja e Check Up-it.
Tenderi i organizuar nga komisioni i autorizuar prej kryetarit Ilirjan Celibashi, ka qenë “ndërkombëtar”. Megjithatë, ky prokurim nuk përmbush as standardet minimale të ligjit. Tenderi është regjistruar në Agjencinë e Prokurimit Publik më 10 shtator 2025, ndërsa kontrata është shpallur ditën e zgjedhjeve, më 10 tetor 2025.

Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, KQZ njofton operatorin ekonomik “Marketing & Distribution” shpk se oferta e paraqitur me vlerë prej 23,815,200 lekë pa TVSH është identifikuar si e suksesshme.
Më konkretisht kontrata ka si objekt: “Mallra në kuadër të fushatës edukuese”.
Në fakt ky tender nuk ka lidhje fare me fushatën as më kalendarin e saj, sepse është bërë shumë vonë. Dhe nuk dihet nëse kompania ka dorëzuar ndonjë stilolaps ditën e zgjedhjeve.
Vilma Nushi me ofertën më të lartë!
Organizatorëte Kompanitë janë skualifikuar për të meta të tilla si mungesa e autorizimit të prodhuesit të T-Shirt, apo certifikatën OEKOTEX 100.
Për KQZ nuk ka rëndësi se sa kushtojnë ato bluza, rëndësi ka që paratë të shkojnë me çdo kusht tek oligarkja. Dhe diferencat janë të tilla që i kushtojnë buxhetit të shtetit 40 milionë lekë më tepër.

Kështu, operatori ekonomik “Lizad” Sh.p.k ka bërë ofertën 20,609,700 lekë pa TVSH. Firma “F&M REKLAMA” shpk ka prezantuar vlerën ekonomike të ofertuar 22,049,400 lekë pa TVSH.
Po ashtu, operatori ekonomik “ALBDESIGN PSP” Sh.p.k ka propozuar 23,499,600 lekë pa TVSH.
Theksojmë se kompania e Vilma Nushit “Marketing & Distribution” Sh.p.k e ka pasur ofertën 23,815,200 lekë pa TVSH, ose afro 300 milionë lekë duke përfshirë TVSH.
Ky është një tender i dazajnuar për t’i dhënë fondin oligarkes Vilma Nushi, sepse gjatë këtyre zgjedhjeve të pjesshme nuk kishte nevojë për kaq shumë bluza, jelekë, cadra apo byzylykë. Madje dyshojmë se furnizimi i këtyre sendeve nuk është kryer para datës së zhvillimit të zgjedhjeve. Kompania “Marketing & Distribution” Sh.p.k është pronë e Vilma Nushit dhe adminisrohet nga Besnik Nushi.

Kush është Vilma Nushi?
Në qershor 2025, SPAK bëri publik dokumentin e mëposhtëm, ku njoftohet fillimi improcedimit penal për Vilma Nushin.

Më herë më 26 shkurt 2025, Vilma Nushi është marrë në pyetje për koncesionin check up.
Biznesmenia ishte në zyrat e SPAK për të dhënë sqarime në kuadër të hetimit si përfituese e PPP “Check-up” me vlerë 130 milionë Euro, ku del e përfshirë ne këtë super korrupsion, sipas dëshmisë së ish-zv/ministrit Klodian Rrjepaj.
Oligarkja e Shëndetësisë, Vilma Nushi, rezulton se është ideatore dhe bashkëpunëtore me Ilir Beqjen, që kanë sajuar e realizuar këtë koncesion, me objekt përvetësimin e taksave publike, i cili fillimisht ishte 90 milionë Euro, ndërsa pas 1 viti, kontrata u bë 130 milionë Euro.
Sipas lëndës hetimore që ka bërë gati SPAK, është konstatuar se Vilma Nushi ka përfituar koncesionin me dokumente false, të pranuara dhe miratuara si gjoja “të rregullta”, nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.
Po ashtu, SPAK ka konstatuar se Vilma Nushi, ka përfituar mjediset dhe energjinë elektrike e ujë falas te qendrat shëndetësore publike, ku kryhen kontrollet mjekësore.
Këto, Vilma i ka pasqyruar në bilancet tatimore për të rritur kostot fiktivisht, sikur paguan qira vjetore zyrash, energji e ujë te Ministria e Shëndetësisë, në OSHEE e ujësjellës, kur faktikisht këto i paguan shteti.
Mashtrimin e vjedhjes me PPP “Check-up”, Vilma e ka bërë duke falsifikuar numrin e kontrolleve mjekësore, të cilat sipas KLSH, rezultojnë të jenë kryer në masën 40%-50% të numrit total që përcakton kontrata koncesionare dhe, sipas llogarisë, vjedhja është afro 7 milionë Euro me TVSH në vit.

Një tjetër pistë hetimi, SPAK ka dhe shitjen e koncesionit “Check-up” për 300 mijë Euro, nga 130 milionë Euro që është vlera e kontratës, duke ia dhënë një shtetasi anglez për të humbur gjurmët, i cili është burri i mbesës së Vilma Nushit (vajzës së motrës).
Por duket se hetimet e SPAK nuk kanë ndikuar aspak në aktivitetin e zakonshëm të Nushitt të zhvatjes së buxhetit të shtetit në bashkëpunim zyrtarë të korruptuar.
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.










Discussion about this post