GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“E paprecedentë”, Dhoma e Avokatëve reagon pasi prokurori arreston avokatin në sallën e gjyqit

22:31 - 18/10/25
në Aktualitet, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
“E paprecedentë”, Dhoma e Avokatëve reagon pasi prokurori arreston avokatin në sallën e gjyqit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e djeshme, avokati Ulian Barjami është arrestuar në Elbasan pas seancës gjyqësore ku përfaqësonte klientin e tij, Maksim Suçin, pjesë e grupit prej 14 personash të arrestuar më parë në një lokal të qytetit.

Gjatë seancës, Barjami ka kundërshtuar provat që e lidhnin klientin me incidentin, duke deklaruar se ato janë të falsifikuara dhe duke paralajmëruar kallëzim penal kundër prokurorit Gjergji Ceka.

Sipas tij, procesverbali i paraqitur në gjykatë nuk pasqyronte realitetin e ngjarjes, ku klienti nuk kishte ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë.

Reagimi i prokurori ka urdhëruar arrestimin e avokatit dhe duke përfshirë policinë gjyqësore. Pas disa orësh në komisariat, Barjami u ndalua zyrtarisht për akuzat: “Kanosja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit” dhe “Kanosja e gjyqtarit”.

Ndërkohë Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë ka dënuar arrestimin, duke e konsideruar atë një akt të paprecedentë që cenon lirinë e fjalës së avokatëve gjatë ushtrimit të detyrës në sallën e gjykatës. Në një deklaratë zyrtare, Dhoma ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe të Prokurorisë së Përgjithshme për të hetuar këtë rast, duke theksuar se nuk mund të lejohet që avokatët të ndëshkohen për shprehjen e mendimit në kuadër të mbrojtjes ligjore.

Reagimi i Dhomës së Avokatisë: 

Avokati kundërshton provat e falsifikuara në gjykim, Prokurori e arreston për kanosje!

Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë dënon me forcë arrestimin e avokatit Ulian Barjami nga Policia e Elbasanit.

Nga sa Dhoma e Avokatisë ka marrë dijeni, rezulton se një përballje e armëve të barabarta në sallën e gjykimit, sipas ligjit, ka përfunduar në një abuzim të atributeve të prokurorit, duke mos pranuar debatin gjyqësor, por duke urdhëruar prangosjen e avokatit Ulian Barjami, anëtar i Dhomës së Avokatisë Tirnaë.

Qëndrimi i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë

Kemi të bëjmë me arrestimin e avokatit për shkak të deklarimeve të tij në kuadrin e mbrojtjes në sallën e gjyqit, duke u trajtuar deklarata e tij — se do të bëjë kallëzim për falsifikim provash kundër prokurorit — si kanosje dhe kundërshtim i prokurorit.

Ngjarje kjo e paprecedentë, ku një avokati i hiqet liria për shkak të fjalës së lirë në sallën e gjykimit, ku ai shpreh mendimin për falsitetin e provës dhe përgjegjësinë që, sipas avokatit, duhet të mbajë autori i falsifikimit, që në këtë rast është prokurori.

Dhoma e Avokatisë u bën thirrje Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshillitt ë Lartë të Prokurorisë si dhe Prokurorisë së Përgjithshme të veprojnë urgjentisht për këtë rast flagrant arbitrariteti dhe shkeljeje të hapur të ligjit.

Kjo, pasi Dhoma, duke u bazuar në kuadrin ligjor dhe Kushtetutën e Shqipërisë, ende beson se jemi Republika e Shqipërisë – një shtet me drejtësi të bazuar në prova dhe fakte – dhe jo në një “Republikë të Prokurorëve”.

Kryetari i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë

Prof. Dr. Maksim Haxhia

Rrethanat e Faktit:

Dje, më datë 17.10.2025, është zhvilluar seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Maksim Suçi etj., seancë e zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, nga gjyqtarja Megi Strakosha, ku akuza përfaqësohej nga prokurori Gjergji Ceka.

Avokati mbrojtës i shtetasit Maksim Suçi, avokat Ulian Barjami, pasi konstatoi provën me video të parashtruar në seancë, ku klienti i tij nuk shfaqej aspak duke kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, deklaroi se do të bëjë kallëzim për falsifikim provash ndaj prokurorit, pasi procesverbali me shkrim i sjellë nga prokurori në gjykim përshkruante një situatë ku klienti i avokatit Barjami kishte ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë.

Prokurori Ceka, i irrituar nga ky deklarim, replikoi me avokatin Barjami duke i thënë: “Ti duhet të arrestohesh, do të arrestohesh!”, dhe ndërkohë, i nervozuar, kthente kokën nga punonjësit e policisë prezentë në sallën e gjyqit.

Avokati Barjami replikoi duke deklaruar: “Do të bëj kallëzim, se ke shkelur ligjin.”

Për këto deklarime ndërhyri gjyqtarja Strakosha, e cila i sqaroi avokatit Barjami se duhet të shmangte këtë diskutim dhe të fokusohej në interpretimin e provës në atë moment, pa u marrë me atë se çfarë do të bënte në vijim.

Seanca vijoi e qetë dhe përfundoi normalisht, pa asnjë debat apo diskutim mes palëve.

Prokurori Ceka nuk e la me kaq dhe, me sa duket, ka paraqitur kallëzim ndaj avokatit, me qëllimin në vetvete për ta arrestuar, ashtu siç deklaroi në seancë.

Mbi bazën e këtij kallëzimi, avokati Barjami është thirrur sot, më datë 18.10.2025, në orët e paradites nga oficerë të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, duke i thënë në telefon fillimisht se duhej të jepte vetëm disa sqarime.

Pas shumë orësh i mbajtur në komisariat, në orët e pasdites, rreth 15:00 – 15:30, punonjësja e policisë Zmeralda Mehilli ndalon me iniciativë avokatin Barjami si të dyshuar për veprat penale:

  • “Kanosja për shkak të detyrës”,
  • “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, dhe
  • “Kanosja e gjyqtarit”,

pasi, sipas saj, ka kërcënuar prokurorin e çështjes, Gjergji Ceka, dhe oficerët e policisë gjyqësore që kanë kryer veprime hetimore.

Procesverbali është shkruar dhe nënshkruar nga OPGj-ja Mehilli, sikur është kryer shumë kohë më pas, në orën 17:40, ndërkohë që ndalimi realisht është kryer në orën 15:00.

gijotina.com/

Etiketa: ArrestimElbasan

Lajme të lidhura

Zyrtari i Ramës braktis studion pas sherrit me Xhelal Mziun: Po diskriminon…
Breaking Views

Zyrtari i Ramës braktis studion pas sherrit me Xhelal Mziun: Po diskriminon…

23:02 - 17/11/25
3 Shenjat e Horoskopit që do kapërcejnë sfidat në dashuri këtë javë
Aktualitet

Viti 2026 vjen me fat për dy shenja të horoskopit! Ndryshime të mëdha në dashuri, karrierë dhe financa

22:59 - 17/11/25
Gjermania “e pamëshirëshme” me Sllovakinë, edhe Holanda kalon në Botëror
Breaking Views

Gjermania “e pamëshirëshme” me Sllovakinë, edhe Holanda kalon në Botëror

22:54 - 17/11/25
Para
Interi fiton në “Olimpico” dhe barazohet me Romën në krye të Seria A

Interi fiton në “Olimpico” dhe barazohet me Romën në krye të Seria A

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fieri ‘freskohet’ nga reshjet e shiut
moti

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 18 Nëntor 2025

07:32 - 18/11/25

Vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët ndërsa reshjet e...

Lexo më shumë
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Nëntor 2025

07:29 - 18/11/25
Zyrtari i Ramës braktis studion pas sherrit me Xhelal Mziun: Po diskriminon…

Zyrtari i Ramës braktis studion pas sherrit me Xhelal Mziun: Po diskriminon…

23:02 - 17/11/25
3 Shenjat e Horoskopit që do kapërcejnë sfidat në dashuri këtë javë

Viti 2026 vjen me fat për dy shenja të horoskopit! Ndryshime të mëdha në dashuri, karrierë dhe financa

22:59 - 17/11/25
Gjermania “e pamëshirëshme” me Sllovakinë, edhe Holanda kalon në Botëror

Gjermania “e pamëshirëshme” me Sllovakinë, edhe Holanda kalon në Botëror

22:54 - 17/11/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com