GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

E papritur, babai i mbrojtësit të kombëtares shqiptare kërcënon me sëpatë disa persona (VIDEO)

19:06 - 02/05/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
E papritur, babai i mbrojtësit të kombëtares shqiptare kërcënon me sëpatë disa persona (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur javën e kaluar në Kaldes de Malaveja me protagonist kryetarin e bashkisë të këtij lokaliteti të vogël në Zhirona, Salvador Balliun, babain e mbrojtësit të përfaqësues shqiptare, Ivan Balliu. Një video e tij po bën xhiro në rrjetet sociale, ndërsa shfaq Balliun me sëpatë në dorë teksa kërcënon disa njerëz. Por e vërteta e këtyre pamjeve është paksa e komplikuar.

Kaldes de Malaveja etiketohet shpesh si bashkia me numrin më të madh të shtëpive të pushtuara nga të pastrehë. Meqenëse është një lokalitet pranë Barcelonës ku njerëzit kanë shpesh banesat e dyta, shtëpitë e boshatisura bëhen strehë e personave të cilët futen pa leje. Këtë radhë, ishte vetë Salvador Balliu ai i cili u bë viktimë e pushtimit të një prej banesave që zotëron.

Ai ka shpjeguar për mediat spanjolle se çfarë kishte ndodhur saktësisht në ato momente të dielën e kaluar. “Policia më telefonoi dhe më tha se disa njerëz kishin hyrë në një banesëi që kam në pronësi”, shpjegoi ai dhe sipas policisë, personat në fjalë e kishin pushtuar atë duke menduar se i përkiste një banke. Pasi kishin mësuar se i përkiste një individi, ata i kishin thënë policëve se do të largoheshin brenda dy ditësh. Por gjërat nuk kishin ndryshuar në ditët në vijim.

“Kisha shpenzuar shumë para për të blerë atë shtëpi”, tregoi Salvador Balliu duke zbuluar më pas se të dielën kishte vendosur që të shkonte të ndërronte të gjithë bravat duke menduar se njerëzit që e kishin pushtuar kishin ikur dhe për të rregulluar çdo gjë që mund të kishin shkatërruar në këtë banesë.

“Shkova në një treg kinez pasi ishte i vetmi i hapur të dielën. Atje bleva brava dhe kyçe, ndërsa ngarkova makinën me një kuti me vegla pune, përfshirë edhe një sëpatë. Do të kaloja ditën duke rregulluar dhe kur u nisa mendova se nuk ishte askush. Kalova nga pjesa e mbrapme dhe pashë që kishin ndërruar perdet, dera e oborrit ishte e hapur dhe kur hyra, një qen i madh nisi të më lehte. Ishte edhe një grua e cila më tha çfarë kërkoja në shtëpinë e saj. Çfarë po bëja në shtëpinë e saj?! I thashë që shtëpia ishte e imja!

Pas asaj gruaje u shfaqën dy burra dhe njëri po mbante një shkop në dorë duke më kërcënuar me të. Ata filluan të më ofendonin dhe më shtynë në një cep. Ndaj sapo pata mundësinë të largohesha, shkova dhe mora sëpatën që kisha në bagazhin e makinës. Ishte diçka instinktive. Më mjaftoi që ata nuk i kushtuan vëmendje asaj që po bëja. Por pas përballimit tjetër me ta, unë vendosa të largohem, nuk jam identifikuar kurrë me ta si kryetari i bashkisë, pasi isha atje si pronari i banesës, si një qytetar i thjeshtë”, shpjegoi Salavador Balliu atë që kishte ndodhur. Pas kësaj ngjarje, “pushtuesit” ishin larguar dhe Balliu ishte kthyer për të rregulluar banesën e tij, këtë herë i shoqëruar nga bashkëshortja.

Pasi video u bë publike, kundërshtarët e tij politikë kishin kërkuar dorëheqjen e kryetarit të bashkisë, por ai tashmë është kthyer në simbolin e pronarëve të cilët shohin vazhdimisht banesat e tyre të pushtohen nga individë të ndryshëm në këtë zonë.

PANORAMASPORT.AL

Etiketa: ivan balliu

Lajme të lidhura

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho
Breaking Views

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26
Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë
Sport

Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë

14:37 - 25/02/26
Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet)
Sport

Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet)

10:54 - 25/02/26
Para
Raketat ruse godasin qytetin e Odesës

Raketat ruse godasin qytetin e Odesës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho
Breaking Views

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26

Kombëtares shqiptare pritet t’i shtohet një tjetër futbollist në organikë. Sipas asaj që raportohet në media, qendërmbrojtësit Bujar Pllana i...

Lexo më shumë
Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com