Spektakli i sotëm në Big Brother Vip ka nisur me batuta. Në vend të opinionistëve, Balina Bodinakut dhe Arbër Hajdarit, në studio kanë ardhur aktorët e “Portokalli”, Rezart Veleshnja dhe Albana Perhati.
E gjitha ka qenë në kuadër të spektaklit për natën e Krishtlindjeve, ndërsa aktorët kanë shkaktuar shumë të qeshura në sallë.
Ndërkohë që edhe moderatorja Arbana Osmani, ka “luajtur lojën” me dy aktorët. Por nuk ka kaluar shumë kohë dhe në sallë ka mbërritur edhe vetë Hajdari e Bodinaku, të cilët janë vendosur përballë të ftuarve.
Discussion about this post