GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

E para shqiptare “Miss Earth”, Drita Ziri rrëfen rrugëtimin drejt…

në Lajme, Show Biz
Kohë leximi: 4 min
A A
E para shqiptare “Miss Earth”, Drita Ziri rrëfen rrugëtimin drejt…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Viti 2023 u mbyll në formën më të mirë për Drita Zirin, bukuroshen shqiptare që fitoi çmimin e madh në kompeticionin “Miss Earth 2023”. Drita është e para shqiptare që merr kurorën e bukurisë në një konkurs kaq të rëndësishëm duke shkruar kështu historinë.

18-vjeçarja nga Fushë-Kruja arriti të kryesonte midis 84 konkurrenteve duke u bërë fituesja e 22-të e kurorës. E ftuar në “Rudina” në Tv Klan, Drita rrëfen për të gjithë eksperiencën përpara mbrëmjes së madhe të 22 dhjetorit në Vietnam.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Miss Earth (@missearth)

“Ishte e papritur që unë do të merrja pjesë në Miss Earth 2023. E kam marrë vesh në fund të gushtit në mos gaboj dhe pastaj përgjatë gjithë muajve dhe para se unë të ikja në Vietnam, bashkë me Miss Shqipërinë dhe Deli Artin kemi bërë 7 video që duhet t’i dërgonim paraprakisht. Pra ishte një punë e bukur, ne e shijuam sepse Miss Shqipëria e bën këtë punë me shumë pasion, gjithë stafi kur punuam u kënaqëm shumë dhe u munduam të realizojmë video sa më të bukura që të përfaqësojmë Shqipërinë sa më mirë. Normalisht nuk shkova atje me premisa shumë të mëdha. Nuk kisha shumë pritshmëri, u mundova ta mbaja veten sa më me këmbë në tokë që në fund edhe sikur mos të merrja një çmim që unë e doja, mos të zhgënjehesha, por rrugëtimi ishte pak i vështirë dua të them”.

Drita tregon më tej se ishin gjithsej 85 vajza të përzgjedhura si bukuroshe dhe kur i pa të gjitha në skenë, kuptoi vërtet sa shumë ishin dhe sa e vështirë do të ishte kjo garë.

“Sfida është e dyfishtë dhe gjatë rrugëtimit tim në Vietnam, unë atje isha përkatësisht për 1 muaj. Çdo ditë ne kishim aktivitete, duhet të isha e përgatitur, duhet të kisha figurën e një Miss-i, gjithmonë e buzëqeshur, gjithmonë gati, e pushuar, e relaksuar edhe pse ndonjëherë mund të jesh e lodhur dhe nuk mund të jesh në atë formën tënde më të  mirë, prapë nuk duhet ta tregosh dhe kjo, sado që duket e lehtë dhe duket sikur nuk është ndonjë gjë e madhe, është vërtet e vështirë, sepse ke atë presionin, stresin, do të dalësh mirë, të përgatitesh mirë, plus që siç u përmend në video, Miss Earth flet shumë për kauzat e saj, pra ne nuk kishim vetëm evente ‘glamorous’, siç e quajmë tapetin blu që kishim, por kishim edhe eco-project ku flisnim për projekte dhe ne ishim të ndarë me kontinente: Afrika, Amerika, Azia dhe Europa. Ne morëm një temë shumë interesante që menduam që i përshtatet edhe pak më shumë rinisë që ishte “fast-fashion” dhe problematikat që ajo sjell në tokën tonë, sepse nuk janë pak,  është një ndër emrat më të larta sepse ne kemi kaq shumë ndotje, kemi një prodhim shumë të lartë rrobash me kimikate shumë toksike dhe më pas ky prodhim kaq i lartë rrobash shkon në mbetje dhe kjo mbetje është ajo që vazhdon ndotjen për tokën tonë“.

Etiketa: Drita Ziri

Lajme të lidhura

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba
Aktualitet

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba

19:09 - 01/06/26
“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina
Aktualitet

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26
Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit
Botë

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26
Para
Nuk ka nevojë për ilaçe, 5 mënyra për t’u shëruar më shpejt nga gripi

Nuk ka nevojë për ilaçe, 5 mënyra për t’u shëruar më shpejt nga gripi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba
Aktualitet

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba

19:09 - 01/06/26

Në Tiranë po mbahet protesta e dytë radhazi sa i përket mbrojtjes së Zvërnecit. Mijëra qytetarë janë mbledhur përpara Ministrisë...

Lexo më shumë
“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26
Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibompusulabet girişJojobet