GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

“E pashmangshme”/ Ekspozita më e re në ambientet e COD nga artisti Robert Aliaj Dragot

13:01 - 03/06/21
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
“E pashmangshme”/ Ekspozita më e re në ambientet e COD nga artisti Robert Aliaj Dragot
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 “E pashmangshme” titullohet ekspozita më e fundit që pritet të hapet në mjediset e COD pranë Kryeministrisë. Artisti Robert Aliaj Dragot, kuratori i ekspozitës dhe drejtoresha e COD, Eridana Çamo prezantuan për publikun detaje të ekspozitës, me ftesën për ta vizituar atë.

“ Kjo ekspozitë pason një emër tjetër të madh si Sali Shijaku. Materialet për artistin vijnë në përballje me veten por edhe me publikun. Këtë sjell artisti në COD. Ekspozita vjen në një nga hapësirat më të rëndësishme politikbërëse në vend. Për fat kjo ekspozitë vjen në momentin kur masat e Covid-19 janë lehtësuar, çka i shërben publikut”, theksoi drejtoresha e COD, Eridana Çamo

Kuratori i kësaj ekspozite është artisti tjetër Klod Dedja i cili theksoi se ndihet i emocionuar të jetë në hollin e Kryeministrisë me artistin Dragot, i cili, siç u shpreh ai, “lëviz si një lloj virusi brenda vetes”.

“Kjo vjen si përkthim i xhesteve dhe formës së tij artistike. Edhe televizionin ai e ka përdorur si një urë lidhëse me publikun. Para pak kohësh, ne biseduam së bashku dhe artisti më kërkoi që të isha kurator i kësaj ekspozite. Shqipëria është në një fazë zhvillimi dhe ndryshimi të vazhdueshëm ndaj edhe pranova të marr përsipër këtë aktivitet. Nesër fillon me një performancë e cila është e lidhur me elementin kryesor që është muri. Muri është simbol që Europa e njeh shumë mirë dhe është pjesë e historisë së saj”, theksoi kuratori.

“Dua të përgëzoj artistin për këtë zhanër të rrallë për publikun shqiptar por që është vërtetë shumë komunikues. Performanca është shumë e drejtpërdrejtë dhe publikut i shërben shumë ky art i vërtetë. U bënë disa muaj që artisti punon dhe është lodhur vërtet shumë për të arritur deri në këtë finale”, vijoi Dedja.

Vetë artisti falënderoi qendrën COD për ftesën.

“Kjo është një përplasje me veten time sepse vendi dhe ndërgjegjia jonë ka shumë probleme të mëdha. Në eksperiencën time personale e kam parë veten shpeshherë duke u përballur me mure si shoqërore por edhe institucionale. Ne shqiptarët kemi arritur t’i përballojmë këto mure të cilat i kemi ngritur po vetë. Këto mure kemi harruar që duhen shembur dhe të përballemi me anën tonë të errët. Muri është i mbushur me simbole dhe shumë universal. Pikëpyetja është se përse duhet të ndërtojmë mure që më pas ato duhet t’i prishim dhe t’i zhbëjmë që më pas të jemi të lirë që të komunikojmë”, u shpreh vetë artisti Robert Aliaj Dragot. 

Etiketa: Robert Aliaj Dragot

Lajme të lidhura

Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë
Aktualitet

Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë

13:26 - 11/02/26
Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ
Art & Kulturë

Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ

14:18 - 05/02/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Para
Gjykata e Lartë mban takim online për ndryshimet ligjore, e pranishme dhe Yuri Kim

Gjykata e Lartë mban takim online për ndryshimet ligjore, e pranishme dhe Yuri Kim

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, reagoi me tone ironike pas protestës së Partisë Demokratike, duke nënvizuar se beteja...

Lexo më shumë
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com