GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E përfshirë në grupime terroriste, dënohet me 4 vite burg shqiptarja/ Detajet

16:16 - 23/05/23
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
E përfshirë në grupime terroriste, dënohet me 4 vite burg shqiptarja/ Detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit në Milano dënoi me 4 vite burg shqiptaren nga Kosova Bleona Tafallari, e cila u arrestua dy vite më parë në Itali, me akuzën e veprave terroriste.

Sipas raportimeve, Tafallari dyshohej se ishte anëtare e grupimit terrorist “Luanët e Ballkanit”.

Ajo ishte e martuar me Përparim Veliçin (21 vjeç), një ushtar i ISIS, po ashtu kosovar me banim në Gjermani. Burri me të cilin kishte krijuar lidhje së fundmi betohej për xhihadin dhe kishte kontakt me bombarduesin e Vjenës, sulmi terrorist i të cilit la pas 4 të vdekur dhe 23 të plagosur.

Nga gjykata e shkallës së parë, Tafallari me origjinë nga Kosova ishte dënuar me tre vjet e katër muaj burg pasi akuzohej për nxitje për kryerjen e një krimi, për shkak të presionit që ushtronte ndaj disa vajzave të reja për t’u martuar me xhihadistë.

E radikalizuar që në moshën 16-vjeçare , Tafallari kur u arrestua në Padova tha se ishte kthyer në Milano nga vëllai i saj për të rinovuar kartën e identitetit dhe për t’iu nënshtruar vaksinimit anticovid.

Bazuar në atë që doli nga hetimet, vajza rezulton se ka përkrahur radikalizmin xhihadist dhe do të kishte kryer aktivitete rekrutimi, madje edhe mes të miturve.

“Do të martohem me një muxhahidin dhe mezi pres të vdes me të e përmbytur me gjakun e perëndimorëve”, shprehej ajo në një telefonatë të përgjuar, ku fliste për personin me të cilin do të martohej.

Hetuesit kishin gjetur disa imazhe dhe dokumente mbi terrorizmin dhe “luftën kundër të pafeve” në telefonin e shqiptares, ku përfshiheshin edhe disa udhëzime për paketimin e bombave.

Ndër fotografitë e gjetura, ishte ajo e një të porsalinduri me një armë të mbështetur në bark dhe një kapele me një shehadet (dëshmia me të cilën muslimanët deklarojnë besimin e tyre në një Zot të vetëm dhe në profetin Muhamed), me shenjën që tregon se fëmija ishte tashmë i destinuar për martirizim.

Mesazhet e saj në “Telegram”, gjithashtu ishin të mbushura me emoj me flamurin e zi të ISIS-it dhe imazhe dhe video të prerjeve të kokave dhe mizorive të ndryshme të kryera nga ndjekësit e Kalifatit.

Dhe “miqtë” e saj, të gjithë kosovarë, shfaqnin dëshirën për të luftuar në Siri. Bleona shoqërohej me vajza dhe gra, me të cilat pavarësisht moshës së saj shumë të re, nuk hezitoi t’i këshillonte, t’i bindte apo t’i qortonte, nëse nuk i zbatonin urdhëresat fetare.

“Nusja Pelegrine” ishte pseudonimi i përdorur prej saj në më shumë se 2 mijë biseda të zhvilluara në Telegram.

Etiketa: Italishqiptarjaterrorizem

Lajme të lidhura

“Nëna ime e apasionuar pas luleve”, dëshmitë në Gjyktën belge, dënohen 3 shqiptarët për kanabisin
Aktualitet

“Nëna ime e apasionuar pas luleve”, dëshmitë në Gjyktën belge, dënohen 3 shqiptarët për kanabisin

19:26 - 06/03/26
Irani: Shkatërruam sistemet e radarëve të SHBA-së në EBA, Katar dhe Jordani
Botë

Irani: Shkatërruam sistemet e radarëve të SHBA-së në EBA, Katar dhe Jordani

19:07 - 06/03/26
Fundjavë me trafik të rënduar/ Kolona kilometrike automjetesh në aksin Tiranë–Elbasan
Aktualitet

Fundjavë me trafik të rënduar/ Kolona kilometrike automjetesh në aksin Tiranë–Elbasan

18:37 - 06/03/26
Para
U arrestua me bujë për planin e vrasjes të Sanxhaktarit, lirohet ‘Vis Korçari’

U arrestua me bujë për planin e vrasjes të Sanxhaktarit, lirohet 'Vis Korçari'

Discussion about this post

TË FUNDIT

La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos
Sport

La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos

23:31 - 06/03/26

Reali i Madridit mori një fitore të çmuar në ndeshjen e radhës në kampionatin spanjoll. Në Balaidos skuadra e drejtuar...

Lexo më shumë
Salianji vijon takimet me demokratët, ndalesa e radhës Vlora: Na duhet ta kthejmë PD-në fituese

Salianji vijon takimet me demokratët, ndalesa e radhës Vlora: Na duhet ta kthejmë PD-në fituese

23:04 - 06/03/26
“Salianjit iu bë padrejtësi me burgun”, Alizoti “ndahet” me Berishën: Jam kundër përjashtimit të tij nga PD

“Salianjit iu bë padrejtësi me burgun”, Alizoti “ndahet” me Berishën: Jam kundër përjashtimit të tij nga PD

22:36 - 06/03/26
Tirana fiton derbin me Partzanin dhe ngre për të 10-n herë Kupën e Shqipërisë

Tirana fiton derbin me Partzanin dhe ngre për të 10-n herë Kupën e Shqipërisë

21:27 - 06/03/26
Protesta te Kryeministria, policia u heq çadrën/ Adriatik Lapaj: Vijnë si hiena marrin çfarë u del para

Protesta te Kryeministria, policia u heq çadrën/ Adriatik Lapaj: Vijnë si hiena marrin çfarë u del para

21:21 - 06/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com