GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

“E planifikuar për gjimnaz”, Berisha tregon si u grabit toka nga Rama e Bolino

në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“E planifikuar për gjimnaz”, Berisha tregon si u grabit toka nga Rama e Bolino
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës së shtypit me gazetarët, shpjegoi me dokumente, sesi Edi Rama ka firmosur katër vendime për Bolinon, për përvetësimin e 5 mijë metër katrorë tokë.

Sipas Berishës, “Rama kishte firmosur fap e fap njëri pas tjetrit nga tetori i vitit 2019 deri në korrik të vitit 2020, për të grabitur për vete tokën 4900 metra, që kushtonte së paku 1.2 milion euro dhe që ishte e planifikuar për gjimnaz në një komunitet prej 60 mijë banorësh.”

“Së pari duhet të kërkoj ndjesë sepse për grabitjen e rreth 5 mijë metër tokë nga Rama dhe Bolino, nga tetori i vitit 2019 gjer në korrik të vitit 2020, Edi Rama ka firmosur jo 3 vendime siç kishim paraqitur dy herë më parë në këtë sallë, por ka firmosur 4 vendime të personalizuara për grabitjen e tokës së bashku me Bolinon.
Gazetarët kanë gjetur edhe një vendim tjetër, që është vendimi numër 589, datë 22.7.2020, me të cilin Edi Rama ndërhyn përsëri në kontratën e firmosur para vendimit të parë me Karlo Bolinon.
Me këto vendime, Edi Rama hyn në librin Gines për përdorimin e firmës së vet në 4 vendime për vjedhje të hapur publike së bashku me Karlo Bolinon.
Përveç katër vendimeve të firmosura nga vetë Edi Rama dhe të personalizuara për Bolinon, janë gjetur edhe 3 firma të tjera qeveritare, njëra e Ramës në lejen e ndërtimit dhe dy të zonjës Anila Denaj në kontratën dhe lejen e ndërtimit, të gjitha këto për përvetësimin e 5 mijë metër katrorë tokë nga Bolino, sigurisht për Ramën.
Gazetarët investigative provuan qartë me dokumente në emisionin Plug, se si Edi Rama e ktheu shtetin në shërbim të pushtetit të mikut të vet, Bolino.
Unë siç thashë më sipër, kisha paraqitur para jush të vërtetën se Edi Rama kurrë në jetën e tij, kishte firmosur fap e fap njëri pas tjetrit nga tetori i vitit 2019 deri në korrik të vitit 2020, katër vendime të personalizuara për t’i falur Bolinos së tij, natyrisht për të grabitur për vete tokën 4900 metra, që kushtonte së paku 1.2 milion euro.
Toka që u grabit me 4 vendime të personalizuar qeverie për kompaninë e Bolinos, të firmosur fap e fap nga Edi Rama, në planin rregullues të qytetit të Tiranës ishte e planifikuar për gjimnaz në një komunitet prej 60 mijë banorësh qënuk kishte një gjimnaz të tillë.
Me VKM-në e fundit që u paraqit sot, Edi Rama ndryshon VKM-në e datës 6.5.2020, ndryshon përsëri kontratën. Dhe çfarë shkruan në ndryshim?
Shkruan se ndryshimi është për rikonstruktim total minimal. Nuk ka njeri që mund ta zbërthejë këtë fjalë, në një kohë kur me vendimin e parë, Rama miraton kontratën në të cilën bëhej fjalë për rikonstruksionin e tre objekteve. Dhe kontrata me Bolinon ishte rikonstruksioni i tyre.
Ndërkohë dy muaj pas vendimit të parë, Rama jep lejen e ndërtimit. Pra, kontrata është rikonstruksion, kurse kjo është leje ndërtimi, të cilën në të gjitha ligjet e vendit e jep bashkia, por për pronën e tij personale me Bolinon, e firmos vetë Edi Rama. Dhe habitshëm e firmos edhe ministrja e familjes, Denaj. Zonja Anila Denaj.
Se çfarë do ministrja edhe te leja e ndërtimit, Rama e di. Se kjo duhet të ishte plotësisht atribut ligjor i Bashkisë së Tiranës.
Por, pas lejes së ndërtimit, Rama nxjerr vendimin e tretë, në të cilin në kundërshtim me kontratën, që ishte për rikonstruksion, urdhëron prishjen e objekteve, duke shkelur rëndë nenet e kontratës. Dhe këtë e bën pasi kishte dhënë lejen e ndërtimit.
Por ajo që është më e veçantë, se dy muaj pasi urdhëron prishjen e objekteve me VKM-në e tretë, me VKM-në e katërt, Rama urdhëron konstruksionin total minimal.”

Etiketa: deklarataKryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa qarqe
Aktualitet

Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa qarqe

09:27 - 23/06/26
Sot protesta e 24, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Rama: Do qëndrojmë deri në rrëzim
Aktualitet

Sot protesta e 24, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Rama: Do qëndrojmë deri në rrëzim

09:09 - 23/06/26
Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje cekët, mendoni se u bë deti kos dhe qeveria po mbytet
Aktualitet

Rama nuk i ndal fyerjet për protestuesit: Janë errësira e një mallkimi të vjetër mbi Shqipërinë

08:35 - 23/06/26
Para
Dëshmia e ish-rojes në Gërdec: Pashë flakën që doli nga…

“Gërdeci”/ Dëshmia e ish-drejtorit të Logjistikës: E veçoj Mediun për...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa qarqe
Aktualitet

Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa qarqe

09:27 - 23/06/26

Policia e Shtetit ka njoftuar një sërë ndryshimesh dhe lëvizjesh në strukturat drejtuese në nivel qendror dhe vendor. Bëhet me...

Lexo më shumë
Sot protesta e 24, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Rama: Do qëndrojmë deri në rrëzim

Sot protesta e 24, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Rama: Do qëndrojmë deri në rrëzim

09:09 - 23/06/26
Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje cekët, mendoni se u bë deti kos dhe qeveria po mbytet

Rama nuk i ndal fyerjet për protestuesit: Janë errësira e një mallkimi të vjetër mbi Shqipërinë

08:35 - 23/06/26
Përmbysje dramatike në San Francisco, Algjeria mposht Jordaninë dhe mban gjallë ëndrrën për kualifikim

Përmbysje dramatike në San Francisco, Algjeria mposht Jordaninë dhe mban gjallë ëndrrën për kualifikim

08:22 - 23/06/26
Kufiri i mbijetesës/ Gjysma e të punësuarve në Shqipëri marrin më pak se 60 mijë lekë në muaj

Me një rrogë nuk mbyll dot muajin, shpenzimet e një individi shqiptar më të larta se paga

08:18 - 23/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetbetgaranti girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgoldenbahisUltrabetcasibom girişrobinbetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişJojobetGrandpashabetgrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişgrandpashabet giriş