GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E PLOTË/ Arredimi i shtëpisë e çoi në gjykatë, Bleona Qerreti në konflikt me studion e arkitekturës,

19:30 - 23/07/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbulohet arsyeja e vërtetë se çfarë e çoi në dyert e drejtësisë Bleona Qeretin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këngëtarja Bleona Qerreti është shfaqur dje për herë të parë në ambientet e Gjykatës së Tiranës. Lajmi dhe pamjet bënë xhiron e mediave shqiptare, ndërsa sot zbulohet dhe arsyeja që e ka çuar Bleonën në Dhomën Penale të kryeqytetit.

Ajo ka bërë një kallëzim penal ndaj një studio arkitekturore në Tiranë, e cila kishte marrë përsipër të arredonte apartamentin e prindërve të saj. Pagesa që pretendohet se është kryer mes dy palëve, është 110.000 euro.

Bëhet me dije se para dy vitesh, konkretisht në prill të 2022, Bleona Qereti ka kallëzuar subjektin me iniciale “S.A.”, sh.p.k., me administratore shtetasen me iniciale L.A., me të cilët kishte lidhur një marrëveshje në vitin 2018.

Objekt i kësaj marrëveshje kanë qenë disa punime dhe arredimi i apartamentit të prindërve të artistes, më vlerë 45000 euro. Bleona ka deklaruar se ajo kishte rënë dakord të paguante 50000 euro, teksa fillimisht ka paguar shumën prej 11000 euro për nisjen e punimeve dhe 3000 euro për projektimin.

Pjesën e mbetur prej 35000 euro, artistja shqiptare e ka paguar në prill të po atij viti. Ajo ka deklaruar se përpos punimeve, kishin rënë dakord me studion për të kryer edhe arredimin e apartamentit, i cili do të bëhej për shumën prej 55000 eurosh, të cilën Bleona shprehet se e ka paguar në gusht të 2019.

Portali “WebLajm” ka siguruar kallëzimin e saj, ku Bleona deklaron se që nga momenti i bërjes së pagesës e deri më sot, në apartamentin e saj nuk është kryer asnjë punim dhe asnjë arredim, madje ajo ngre akuza se shtetasja me inciaile L.A. nuk i përgjigjet më në telefon dhe se i shmanget vazhdimisht. Bleona tregon se në total i ka paguar kësaj shtetësje shumën prej 110000 eurosh, për të cilën nuk ka marrë shërbimin e kërkuar.

Pala e paditur, shtetasja me iniciale F.M., arkitekte në studion me iniciale “S.A.” sh.p.k., e cila është marrë me arredimin dhe restaurimin e apartamentit, shprehet se artisja shqiptare nuk ka shfaqur asnjë pretendim në lidhje me punimet.

Nga ana tjetër, administratorja e studios, shtetasja me iniciale L.A. ka treguar versionin e saj të ngjarjes. Ajo shprehet se marrëdhënia e saj me Bleonën nisi në janar të 2018, kur kjo e fundit e kontaktoi për të realizuar projektin e shtëpisë së saj.

“Bleona kërkoi rikonstruksionin e apartamentit të prindërve pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”. Pasi pranoi ofertën time për projektin në shumen 3000 euro, filluam punë. Më kërkoi të merresha dhe me punimet, duke gjetur produktet dhe furnitorët. Më kërkoi në momentin e parë një preventiv sa mund të shkonte dhe me një logaritje të shpejtë u dakordësuam për një shumë rreth 105000 euro. Nga kjo shumë, 50000 euro do të shpenzoheshin për prishjen e apartamentit ekzistues dhe duke rikonstruktuar gjithçka nga e para”-dëshmon administratoria e studios.

“Shuma tjetër prej 55000 eurosh do të përdorej për blerjen e mobiljeve dhe pajisjeve elektroshtepiake. Shumica e mobiljeve është blerë me porosi në Itali. Filloi puna dhe nga shpenzimet plus që do kryheshin, u dakordësuam për një çmim 110000 euro nga një llogaritje fillestare, duke i thene që përsëri deri në fund mund të kishte ndryshime. Ajo zgjidhte produktet qe e kalonin buxhetin që kishim dakordësuar”, vijon ajo.

Administratoria e studios thekson se gjatë zbatimit të marrëveshjes kanë pasur vazhdimisht probleme, pasi Bleona kërkonte ndryshime, duke u bazuar në sugjerimet e një personi fetar, me idenë për t’i sjellë mbarësi në shtëpi.

Këto ndryshime sipas saj, kanë bërë që projekti të vonohej dhe situata mes tyre të tensionohej, duke bërë kështu që artistja të kthehej nga SHBA dhe të merrte vetë kontaktin me furnitorët.

Punimet sipas administratores kanë përfunduar në verën e 2020 dhe Bleonës i është dërguar një përmbledhje me pagesat që duheshin bërë në bazë të preventivit final, me një diferencë prej 8300 euro më shumë. Ajo shprehet se pasi ka takuar Bleonën në muajin maj, kjo e fundit ka pranuar se nga diferenca e shumës do të paguante vetëm gjysmën, pra 4150 euro dhe se me pjesën tjetër, ajo do ta shlyente duke kthyer mbrapsht një tavolinë me karrige që asaj nuk i pëlqenin.

Sa i takon pretendimeve të Bleonës për moskthim përgjigje nga ana e studios, administratorja e pohon si gjë, duke shprehur se “dëshirat e Bleonës dhe tekat e saj nuk kishin fund”.

“Në këto kushte, duke parë që Bleona vetëm krijonte probleme pa asnjë argument, unë nuk i jam përgjigjur telefonatave dhe mesazheve të saj”, thotë shtetasja me iniciale L.A., teksa thekson se nuk i ka asnjë detyrim financiar.

Etiketa: bleona ne gjykatebleona qaerreti

Lajme të lidhura

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati
Aktualitet

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Para
Aksidentohet 82-vjeçari në Mamurras, sapo doli me motor nga shtëpia…

Aksidentohet 82-vjeçari në Mamurras, sapo doli me motor nga shtëpia…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati
Aktualitet

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25

Greqia prej disa ditësh është përfshirë nga motit i keq. Vendi është goditur nga stuhia, rrebeshe të shiut dhe për...

Lexo më shumë
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com