Denis Meçe, i arrestuar dhe nën hetim si autori i vrasjes së Egli Progës në Pogradec, pretendon se nuk e ka goditur viktimën. Në dëshminë e tij të administruar nga grupi hetimor, Denis Meçe pretendon se Proga e ka sharë dhe për këtë arsye ai e ka thirrur për tu sqaruar jashtë lokalit.
Por, thotë se papritur, viktima u rrëzua: “Unë kam dashur t`i fus një shpullë ta qetësoja, por sa i jam afruar kam ngritur dorën, ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më”.
Sipas dosjes hetimore, Denis Meçe ka deklaruar shkuar pas ngjarjes në fshatin Buçimas dhe ka fjetur gjumë në automjetin e tij. Një ditë pas krimit, është vetëdorëzuar në polici duke deklaruar se ka qenë i pirë dhe pija dalë më vonë.
Ai është marrë në telefon nga policia, por rezulton se e ka pasur të fikur.
Dëshmia
Në dëshminë e Denis Meçes administruar nga prokuroria, autori i dyshuar i vrasjes së Progës është shprehur:
Unë deklaroj se ditën e sotme rreth orës 15:30 nuk e mbaj mend mirë orën kam qënë në Pogradec dhe kam folur në telefon me shtetasin Klodi Guçe për tu takuar dhe ai më ka thënë hëjde tek lokali ”Stropcka” në axhensia, sa u ula po pi një birrë. Unë kam shkuar atje dhe ai ishte ulur tek një tavolinë jashtë ishte më një burrë të moshuar (kushëri i tij) por ai iku pas rreth 20 – 30 min. Më pas atje në tavolinë ka ardhur edhe një burrë i shëndoshë edhe ai taksixhi Arjani nga Sdërvaska por mbjemrin nuk ja di. Atje kemi biseduar për mardhënie pune për pasagjerë nga shteti gjerman dhe po pinim birra. Gjatë kohës që ishim ulur atje pas rreth 3 orësh (ora nuk më kujtohet) vjen ky djali, emrin nuk ja dija por e njihja si fytyrë (Eglantin Proga) ai na ka përshëndetur dhe ka hyrë në lokal, në një moment mua më kanë mbaruar cigaret dhe kam hyrë brenda i kam thënë pronarit të lokalit Volit për cigare por atje ky djali më ka thënë: ja se ta dredh një unë dhe unë për respekt ja mora.
Unë kam marë cigaren dhe sa kam kthyer kurizin ky më shau, duke më thënë: ”të q. racën”, unë nuk ja kam vënë veshin dhe kam dalë përjashta dhe jam ulur tek tavolina ime. Më pas ai ka vazhduar të shante në drejtim tim të njëjtën sharrje që më tha më sipër, ndërkohë ka ofenduar edhe Klodin duke e thirrur me emrin e të jëmës por edhe ai nuk ja vuri veshin. Duke qënë kjo situatë që ai vazhdonte nga brenda të shante unë kam hyrë brenda dhe i kam thënë: ore çfar ke që shan por ai ka vazhduar sërisht të shajë dhe unë i kam thënë po hajde pak jashtë të flasim, ai më tha: ”po hajde se çfarë do më bësh do më hash ka.in” dhe kemi dalë jashtë. Unë kam dashur ti fus një shpullë ta qetësoja por, sa i jam afruar kam ngritur dorën ai është rëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më.
Mua nuk më është besuar hiç dhe pasi jam frikësuar nga situata jam larguar. Dua të them se unë kisha gjith ditën që konsumoja alkol dhe me sa pashë edhe ai ishte i dehur. Rrugës për në fshatin Buçimas kam ndaluar makinën time në krah të rrugës dhe kam fjetur pasi isha i dehur, kur më ka dalë gjumi mora në telefon avokatin duke i thënë se çfarë kishte ndodhur pasi kisha merak dhe ai më tha që personi i dëmtuar kishte ndruar jetë, në këtë moment i kam thënë avokatit eja më mer dhe më shoqëro për në komisariat sepse dua të jap deklarimet time. Dua të theksoj se nuk kam patur konflikte me personin e dëmtuar, as nuk kam patur njohje me të, nuk kam patur qëllim për të sjellë këtë pasojë por edhe nuk kam patur qëllim që ti shkaktoj asnjë lloj dëmtimi, kam dashur vetëm ti tërheq vëmendjen por ai ishte në gjendje aq të dehur sa me zor e mbanin këmbët.
Pyetjeve të akuzës për rrethanat e tjera të ngjarjes si nëse ka pasur persona të tjerë kur kanë dalë jashtë lokalit, apo nëse kishte mjete në lëvizje a të parkuar pranë, ai ka deklaruar nuk mban mend, pasi ka qenë i dehur.
“I pyetur kush ka qënë i pranishëm në kohën kur ndodhi debati midis teje dhe shtetasit Eglantin Proga, ai shprehet: Unë mbaj mend vetëm këta të dy që kisha në tavolinë personin që u dëmtua dhe pronarin e lokalit. I pyetur nëse gjatë kohës që ju keni dalë jashtë së bashku me shtetasin Eglantin Proga a është afruar dikush tjetër pranë jush, ai është shprehur: Jo kur kemi dalë nga lokali nuk ka ardhur njeri tjetër unë nuk e mora në cep, atje isha në rrugë.
I pyetur se si u rëzua pa pritur shtetasi Eglantin Proga mund të na sqaroni momentin, ai shprehet: Jo nuk e mbaj mend unë isha shumë i dehur dhe nuk e di si u rëzua. I pyetur nëse ai apo dikush tjetër e keni gjuajtur me send, grush apo shkelma shtetasin Eglantin Proga, ai shprehet shkurt: Jo”, thuhet në dosjen e prokurorisë.
Përplasjet mes institucioneve
Ngjarja në Pogradec është rrethuar me hije dyshime, me familjarët që kanë akuzuar institucionet për tentativë manipulimi të ngjarjes në favor të autorit të dyshuar dhe vona në reagim, si për policinë ashtu edhe për ambulancën, për të cilën thotë se u vonua për të shkuar në vendngjarje.
Dyshime janë ngritur edhe për prokurorinë, që ka zbutur akuzën nga vrasje me dashje (që u ngit fillimisht nga policia), në vrasje nga pakujdesia.
Institucionet kanë mohuar akuzat, ndërsa Policia dhe Prokuroria ia kanë hedhur topin njëra-tjetrës për përgjegjësinë e hetimeve të ngjarjes.
Çështja ka sjellë dhe reagime të shumta nga politika, me kryeministrin Edi Rama që i ka dalë në mbrojtje policisë. Opozita nga ana tjetër akuzon se policia ka mbrojtur autorin e krimit për shkak të lidhjes së këtij të fundit me Partinë Socialiste.
Discussion about this post