GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E PLOTË – Si ndodhi masakra në Tiranë dhe çfarë dyshohet

23:35 - 12/03/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Lokali ku mbeti e vrarë një grua dhe u plagosën disa të tjerë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

1 viktimë dhe 6 të plagosur ka qenë bilanci i frikshëm i një atentati mafioz që tronditi mbrëmjen e sotme kryeqytetin në lokalin e Fatjon Muratit në zonën e ‘Don Boskos’. Ka qenë lirimi i tij nga Gjykata e Tiranës disa ditë më parë, çka dyshohet të ketë nxitur dy autorët me motor të  qëllonin me breshëri kallashnikovi drejt lokalit të 32-vjeçarit duke vrarë në vend 60-vjeçaren e pafajshme Mimoza Paja, e cila punonte në lokalin e Muratit si banakiere.

Nga ngjarja e rëndë kanë mbetur të plagosur Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanule Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli. Si pasojë e masakrës, u dëmtua nga ciflat e xhamit edhe R. Paja vetëm 10 vjeç, mbesa e viktimës e cila dëshmoi të gjithë masakrën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 lokalin e Fatjon Muratit në rrugën “Anastas Shundi” pranë xhamisë së Brrakës.

Objektivi ka qenë i qartë për dy autorët të cilët mësyjnë me shpejtësi marramendëse drejt lokalit të Fajton Muratit, por megjithatë ata qëlluan pa kriter duke i marrë jetën një të pafajshmeje dhe duke plagosur 5 të tjerë, të cilët aktualisht janë jashtë rreziku për jetën por në gjendje të rënduar psikologjike.

Atentati mafioz mund të ketë ardhur si pasojë e të shkuarës së gjerë kriminale të 32-vjeçarit Fatjon Murati, miku i ngushtë i Endrit Dokles të përfolur shpesh për lidhjet e tyre me “mbretin” e lojërave të fatit, Ervis Martinajn. Sapo ishte liruar nga qelia, Fatjon Murati ishte larguar nga vendi, në drejtim të Prishtinës por ende nuk bëhet e ditur saktë se mund të jetë vendndodhja e tij.

Fatjon Murati u arrestua më 8 tetor nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim se zotëronte një arsenal armësh, të kapur nga policia më 13 korrik. Murati ka qenë duke lëvizur në një makinë të blinduar, me Indrit Doklen dhe kunatin e tij Gentian Ruçi. 32-vjeçari Murati ishte shpallur në kërkim nga Policia sepse efektivët kishin gjetur gjurmët e tij të gishtërinjve në kutinë e një arme, ditën kur u zbulua edhe baza e armatimeve në Tiranë, që i përkiste Kristjan Gjinit. Murati ka deklaruar se nuk ka lidhje me arsenalin e armëve, por sipas tij gjithçka është aksidentale.

Murati ka deklaruar para togave të zeza se njihet me Kristjan Gjinin dhe para disa kohësh i ka marrë makinën. Sipas tij, ai ka pastruar pjesën e pasme të makinës së Gjinit, ku ka lëvizur edhe ca kuti letre, tek të cilat dyshon se ka mbetur gishti, por ai ka thënë se nuk kishte dijeni se çfarë kishin brenda. Murati vijon të qëndrojë në burg, ndërsa Dokle dhe Ruçi janë liruar.

Fatjon Murati ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë, për shkak të dyshimeve se ka qenë një nga organizatorët e atentatit. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë.

Etiketa: Fatjon MuratiKryesore1masakraTiraneVrasje

Lajme të lidhura

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”
Aktualitet

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Para
Rritje temperaturash, moti pëson sërish ndryshime

Parashikimi i motit, 13 Mars 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”
Aktualitet

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25

Një 33-vjeçar shqiptar u ndalua në pikën e pagesës ‘La Turbie’ në autostradën A8, ndërsa drejtonte makinën e tij. Bagazhi...

Lexo më shumë
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com