GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E plotë/ Zbardhet tragjedia në Klos, 3 viktima, 2 të plagosur dhe dy të arrestuar

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
E plotë/ Zbardhet tragjedia në Klos, 3 viktima, 2 të plagosur dhe dy të arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një masakër mund të konsiderohet përplasja mes fiseve pasditen e sotme në Klos, ku u vranë me armë zjarri në qendër të qytetit babë e bir, Liri dhe Kenado Shira, ndërsa mbetën të plagosur dy persona. Gjatë një deklarate për shtyp, kryepolici i Dibrës, Dhimitraq Ziu ka dhënë detaje të reja mbi ngjarjen duke shpjeguar se 3 autorët e dyshuar janë kapur, ku njëri prej tyre është vetëvrarë, konkretisht Fiqiri Mjeshtri.

Të plagosur kanë mbetur Renato Hasula dhe Englatin Hasula, të arrestuar janë Fatmir dhe Besnik Mjeshtri, ndërsa i dyshuari tjetër i përfshirë, Fiqiri Mjeshtri është vetëvrarë.

Shkaku i konfliktit nuk dihet ende, ndërsa paraprakisht policia dyshon se viktimat kanë qenë rastësore pasi objektivi i autorit kanë qenë Eglantin Hasula dhe Renato Hasula, edhe këta babë e bir. Të dy ata janë të plagosur dhe fillimisht u trajtuan në spitalin e Burrelit dhe sëfundmi janë nisur për në Tiranë.

Pak minuta pas vrasjes së dyfishtë, autori i dyshuar i vrasjes, Fiqiri Mjeshtri, në pamundësi për t’i ikur policisë ka drejtuar armën nga vetja dhe vetëvrarë.  Ndërkohë, policia e Klosit ka shoqëruar në ambientet e saj dy persona Besnik Mjeshtri dhe Fatmir Mjeshtrin. Në një deklaratë për mediat, kreu i Policisë së Dibrës tha se policia është duke punuar për të zbuluar shkaqet e konfliktit që çuan në një bilanc tragjik si ky i sotmi.

Ai sqaroi se menjëherë pasi vrau dy personat në mes të Klosit, Fiqiri Mjeshtri është larguar për t’i shpëtuar policisë, por më pas ka qëlluar në drejtim të vetes duke humbur jetën në vend. Ngjarja ka tronditur banorët e Klosit, të cilët kanë vënë duart në kokë pasi kanë parë vrasjen në mes të rrugës së babë e bir.

Etiketa: fiseklosKryesore1perplasjeVrasje

Lajme të lidhura

Vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin në Kamëz, gjykata lë në burg Ngushëllim Manzin
Aktualitet

Vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin në Kamëz, gjykata lë në burg Ngushëllim Manzin

15:15 - 21/10/26
Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria

14:59 - 21/10/26
Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë
Aktualitet

Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë

14:45 - 21/10/26
Para
Pajtohen pas gjashtë vitesh, Kastro Zizo zbulon arsyen e sherrit me Rozana Radin 

Pajtohen pas gjashtë vitesh, Kastro Zizo zbulon arsyen e sherrit me Rozana Radin 

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes
Sport

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

15:24 - 21/10/26

Armando Sadiku ka njoftuar tërheqjen nga futbolli në moshën 35-vjeçare. Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare zgjodhi të “varë këpucët në gozhdë”,...

Lexo më shumë
Vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin në Kamëz, gjykata lë në burg Ngushëllim Manzin

Vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin në Kamëz, gjykata lë në burg Ngushëllim Manzin

15:15 - 21/10/26
Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria

Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria

14:59 - 21/10/26
Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë

Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë

14:45 - 21/10/26
Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme

14:30 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com