GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

E premtoi në vitin 2018, denoncohet tenderi 120 milionë lekë i Veliajt për Wi-Fi

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
E premtoi në vitin 2018, denoncohet tenderi 120 milionë lekë i Veliajt për Wi-Fi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vitin 2018, kryebashkiaku i Erion Veliaj bëri reklamë për shumë ditë hapjes së Wi-Fi falas në Sheshin Skëndërbej, Parkun “Rinia”, Sheshi “Nënë Tereza” dhe Fusha e Aviacionit. Asaj kohe Veliaj deklaroi se do të mbulohet me internet falas e gjithë Tirana. Ky ishte një premtim elektoral, që ende edhe sot mbetet i parealizuar.

Sot, pas 4 vitesh, vetëm në dy zona të Tiranës mund të gjesh WiFi free, por edhe në ato raste rrjeti është shumë i ngadaltë. Këtë edhe vetë Veliaj e di, sepse e ka futur sërish në premtimet e tij Wi-Fi falas në Sheshin Skënderbej.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Zhvillimi dhe rritja e kapaciteteve të infrastrukturës për ofrimin e shërbimit Wifi në ambientet publike të Tiranës”, me vlerë 120 milionë lekë.

“Ky shërbim shtrihet edhe në 14 hapësira të tjera publike të tilla si Sheshi Skënderbej, Pazari i Ri, godinat e studentëve tek Fakulteti Inxhinierisë së Ndërtimit, terminalet e autobusëve si kombëtar dhe ata që ofrojnë shërbimin ndërkombëtar, pranë Liqenit Farkës, Ali Demi, Kinostudio, Kombinat dhe tek Liqeni Artificial”, thuhet në tender.

Por, duke qenë se ky është një premtim i përsëritur dhe nuk “pi më ujë” në vitin 2023, Veliaj ka theksuar se do të shtojë pajisjet nëpër Tiranë që interneti të shpërndahet me cilësi sa më  të mirë.

Denoncimi

Nuk e dimë se sa do të mbahet ky premtim apo do të mbetet sërish në letër. Sepse prokurimi ka përfunduar në KPP. Ankesa është bërë me datë 5 maj 2023 nga firma AlbaScan. Kompania denoncon se Autoriteti Kontraktor ( AK) në hartimin e tenderit ka vendosur kriteret që nuk janë të qarta dhe lënë vend për interpretimet. Jo vetëm kaq, por duke mos përcaktuar saktë llojin e punës, numrin e pajisjeve, shërbimin që do të kryhet, ky tender lë hapësira për shtim të kostos gjatë vënies në praktikë

“AK përcakton dhe kërkon një numër pajisjesh nga njëra anë, ndërkohë nga ana tjetër lë të kuptojë që ky numër dhe mund të ndryshojë, por pa dhënë asnjë informacion se sa mund të jetë përqindja e këtyre sasive të shtuara. AK përcakton që OE (operatori Ekonomik) do të jetë përgjegjës për kryerjen e punimeve civile, marrjen e leje përkatëse por nuk jep as të dhënat minimale se çfarë nënkuptojnë këto dhe se çfarë përfshihen.

Sjellim në vëmendje të AK që këto kërkesa kaq të papërcaktuara mund të çojnë në kosto tepër të larta dhe të panjohura”, thuhet në ankesë.

Kjo ankesë na tregon qartë që edhe këtë herë Veliaj nuk po kujdeset që të japë akses për internet në të gjithë Tiranës, por si të vjedhë më lehtë ca para përpara se të mbyllet ky mandat.

Etiketa: Denoncohettenderi

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Tre aksidente vetëm në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas

Tre aksidente vetëm në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas

Discussion about this post

TË FUNDIT

Salianji plas përgjimin: Nushi që doli sot manipuloi për armët e protestuesve, është kapur në manipulim më parë
Aktualitet

Salianji plas përgjimin: Nushi që doli sot manipuloi për armët e protestuesve, është kapur në manipulim më parë

23:10 - 18/10/26

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një përgjim që, ngre dyshime për manipulime të kryera nga Albert Nushi,...

Lexo më shumë
Komiteti i Helsinkit ngre alarmin për dhunën ndaj të miturve

Komiteti i Helsinkit ngre alarmin për dhunën ndaj të miturve

22:13 - 18/10/26
Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu

Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu

21:53 - 18/10/26
Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve, Forumi i Dialogut Politik thirrje universiteteve: Solidariteti duhet dëshmuar!

Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve, Forumi i Dialogut Politik thirrje universiteteve: Solidariteti duhet dëshmuar!

21:37 - 18/10/26
Një person i dëmtuar në selinë e PD-së, mbërrijnë dy ambulanca

Një person i dëmtuar në selinë e PD-së, mbërrijnë dy ambulanca

21:07 - 18/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com