GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

E puthi një herë Rama në kokë, biznesmeni nuk ndalet, merr edhe 1.3 mld lekë, në tenderin e parregullt

12:20 - 12/09/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
E puthi një herë Rama në kokë, biznesmeni nuk ndalet, merr edhe 1.3 mld lekë, në tenderin e parregullt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ajo ishte një puthje përrallore. Kryeministri Rama e puthi publikisht në ballë biznesmenin Pëllumb Salillari dhe efekti zgjat pa fund. Kompania e tij i fiton si me magji tenderët e rrugëve. Pas megaaferave në kryeqytet, “Salillari” i ka shtrinë tentakulat edhe në bashki të tjera të vendit.

Këtë herë kompania e njohur ka përfituar një tender nga Bashkia Mallakastër. Është fjala për zbatimin e projektit “Rikonstruksion i rrugëve në fshatrat Dukas, Visokë, Greshicë, Mollaj”. Edhe pse vitesh këto fshatra janë lënë në harresë dhe rrugët kanë dalë jashtë përdorimi, bashkia u kujtua në prag shtatori, kur fillojnë dhe shirat për të bërë rindërtimin. Me sa duket qëllimi i saj është t’i jepte një kontratë “Salillarit” për të ruajtur pazaret e kryeministrit, se sa meraku për rrugët që kanë izoluar banorët e këtyre zonave nga qyteti.

Kështu, bashkia nuk e ka pasur aspak problem të shpallte menjëherë fitues “Salillarin” te procedura tenderuese me fond limit 116,565,167 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.4 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Kjo kontratë i është dhënë oligarkut edhe pse në garë kanë marrë pjesë 10 kompani, madje me oferta më të ulëta. Ndërsa  kompania “Salillari” ka paraqitur ofertë me vlerë 107,668,350 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.3 miliardë lekë të vjetra me TVSH.  Konkretisht, plot 4 kompani të tjera ka dhënë oferta shumë më të ulëta sesa fituesi, e megjithatë për habi janë skualifikuar. Madje diferenca më e thellë mes Salillarit dhe firmës me ofertën më të ulët shkon në rreth 300 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Është operatori ekonomik “Shkëlqimi” i cili ka ofruar të kryej këto punime me vetëm 85 milionë lekë, operatori  “Admir shpk” ka paraqitur ofertën 84 milionë lekë. Ndërkohë bashkimi i operatorëve “ ASI DHE 2A CO” ka paraqitur ofertën 102 milionë lekë, si dhe operatori “ Caushi” ka ofruar  të bëjë këto punime me 94 milionë lekë. Por, sërish bashkia te çmimet më të kripura. Pse jo? Për aq kohë sa paguajnë qytetarët. Mbi të gjitha për shërbime që nuk i marrin.

Pra, në këtë  tender ka abuzim të hapur, pasi ligji për prokurimet publike kërkon që të merren parasysh ofertat më ulëta. Por, Bashkia Mallakastër e ka pasur të vështirë me sa duket të skualifikojë  Salillarin, pasi ky i fundit është mik i qeverisë dhe në këto kohë vendorët mundohen t’iu shmangen kritikave të Kryeministri. Dhe me sa duket që në mbledhjen e radhës Rama t’i përmend si bashki shembullore, kryetarët zgjedhin këtë rrugë, t’u plotësojnë qejfet miqve të Ramës.

Ndërkohë, këtu ka vend për dyshime nëse Salillari do të realizojë vërtet punimet në këto rrugë, pasi tashmë jemi mësuar që paratë i merret, por punën e lë përgjysmë. Madje kjo kompani, në disa raste ka ndërtuar rrugë e ura që janë rrëzuar më pas ose janë çarë në mes.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

Etiketa: abuzimkryesore2MallaksterrrugicaSalillaritender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
E akuzuar për fshehje pasurie dhe falsifikim, SPAK shpall pretencën për anëtaren e KPK-së

E akuzuar për fshehje pasurie dhe falsifikim, SPAK shpall pretencën për anëtaren e KPK-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan
Sport

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26

Nazmi Gripshi tashmë është futbollisti më i ri i Rubin Kazan. Mesfushori me tipare sulmuesi nis kështu aventurën e tij...

Lexo më shumë
Rrëshqitje dherash dhe çarje masive të asfaltit në aksin Librazhd–Pogradec, ndalohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë

Rrëshqitje dherash dhe çarje masive të asfaltit në aksin Librazhd–Pogradec, ndalohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë

10:21 - 21/02/26
U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja

U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja

10:00 - 21/02/26
Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

09:56 - 21/02/26
Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është  klasifikuar si sekret

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është klasifikuar si sekret

09:29 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com