GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

E quajti BE-në “tigër prej letre”, reagime të shumta ndaj Gërvallës

08:36 - 09/07/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
A ka një datë për liberalizim të vizave? Ja si përgjigjet Gërvalla
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha të shtunën se BE-ja pa SHBA-të dhe NATO-n, është një “tigër prej letre” në aspektin e sigurisë.

Kjo deklaratë e saj ka nxitur reagime të shumta si nga ndërkombëtarët ashtu edhe opozita në Kosovë.

Këtë deklaratë ministrja Gërvalla e bëri gjatë një fjalimi në kuadër të Forumit të Dubrovnikut, ku tha se BE-ja nuk mund të ofrojë paqe dhe siguri në Evropë.

“Sepse nuk është në gjendje dhe e aftë për të ofruar siguri. Arsyet janë të dukshme: nuk ka vullnet politik, ka shumë mospajtime në union dhe pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një ‘Paper Tiger’ (tigër prej letre) në aspektin e sigurisë. Për shkak se ju e dini këtë, kërkoni paqe në vazhdimësi. Mirëpo, kjo është e rrezikshme. Paqësimi i BE-së me Rusinë ka bërë që Putini të përshkallëzojë”, është shprehur Gërvalla.

Ajo ka shtuar se kemi nevojë për një strategji të re dhe njerëz të rinj që përpiqen të gjejnë një mënyrë më të mirë.

“Ndryshe nga të tjerët, ne nuk po përpiqemi ta përdorim BE-në si arkë. Jemi më shumë për vlera evropiane sesa për paratë evropiane”, tha Gërvalla.

I dërguari amerikan, Gabriel Escobar tha se ndryshe nga ministrja Gërvalla, mendon se “gjithçka pozitive që ka ndodhur në Ballkan, ka qenë kombinim i bashkëpunimit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara”.

“Më vjen keq, që dua të dalloj këtu me kolegen time nga Kosova, por çdo gjë pozitive që ka ndodhur në Ballkan në gjeneratën e fundit është arritur me bashkëpunimin e kombinuar SHBA-BE. Integrimi mbetet aspirata jonë më e lartë për rajonin”, ka theksuar diplomati amerikan.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Forumin e Dubrovnikut, i është kundërpërgjigjur ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Lajçak në replikën e tij ka thënë se “BE-ja është larg të qenit perfekt, por është më i miri që kemi”.

Ai gjithashtu është shprehur se hyrja në BE është arritje dhe ëndërr e vendeve që duan të anëtarësohen në të.

“Nuk ka bashkim tjetër shtetesh në këtë planet qe ka sjellë stabilitet politik, prosperitet ekonomik, kohezion social më të madh dhe respekt për të drejtat e njeriut. Kështu që mendoj se hyrja në BE është arritje dhe ëndërr e vendeve që trokasin në dyert e BE-së”, ka thënë emisari evropian.

Përfaqësues të opozitës në Kosovë kritikuan fjalimin e ministres Gërvalla duke e cilësuar “të papërgjegjshme” deklaratën e saj për BE-në.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, duke i quajtur papërgjegjësi “e përzier me megalomania dhe injorancë”.

“Evropa tigër prej letre, deklaron Ministrja e Jashtme e Kosovës në një konferencë ndërkombëtare.  Çfarë papërgjegjësie, e përzier me megalomani dhe injorancë. Zatën, këto të tria rëndom shkojnë bashkë. Sa për referencë, ‘tigër prej letre’ i ka quajtur Mao Zedong SHBA-të”, ka shkruar ajo në Facebook.

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se Gërvalla “e zhytur në pikëpamje iluzive të një bote paralele”, ka marrë përgjigjen e duhur nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçak dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.

“Ajo e godet BE-në si ‘një tigër prej letre’ duke aluduar se BE-ja u dashka t’i jap siguri Kosovës dhe eventualisht të hyjë në luftë për të!? E zhytur në pikëpamje iluzive të një bote paralele, mori përgjigje të merituar nga emisarët Lajcak e Escobar”, ka shkruar Halimi në Facebook.

Edhe zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili ka reaguar pas deklaratës së ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila e quajti BE-në “tigër prej letre”.

“Dështim pas dështimi si kryediplomate, pa asnjë sukses për më shumë se dy vjet, Gërvalla paska vendosur t’i japë leksione BE-së duke përdorur një idiomë të Mao Ce Dun, komunistit kinez”, ka thënë Xhemaili.

Ai ka shtuar se Qeverinë Kurti duhet dërguar në shtëpi para se dëmi të bëhet i pariparueshëm.

Ndaj deklarimeve të Gërvallës ka reaguar edhe ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka pyetur se “nëse BE-ja pa SHBA-në është tigër prej letre çka është Kosova pa BE-në e SHBA-në?”.

Opozita e kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për dëmtim të marrëdhënieve me aleatët, duke paralajmëruar veprime për të kundërshtuar qasjen e qeverisë ndaj krizës në veri të vendit.

 

Etiketa: BEGervallatiger

Lajme të lidhura

Provimi i Jurisprudencës, reagon kryeministri Mickoski: Nëse ka kërkesa që të jepet në gjuhën shqipe, duhet të lejohet
Breaking Views

Provimi i Jurisprudencës, reagon kryeministri Mickoski: Nëse ka kërkesa që të jepet në gjuhën shqipe, duhet të lejohet

18:34 - 08/02/26
“Millosheviçi i ka thënë Baton Haxhiut në Hagë që ti je i yni, ai ishte agjenti personal i…” (VIDEO)
Kosovë & Rajon

“Millosheviçi i ka thënë Baton Haxhiut në Hagë që ti je i yni, ai ishte agjenti personal i…” (VIDEO)

16:51 - 07/02/26
Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit
Kosovë & Rajon

Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit

15:00 - 06/02/26
Para
Shkarkimi i Çuçit/ VOA: Ministri i katërt i Brendshëm që shkarkohet nga Rama, priten…

Shkarkimi i Çuçit/ VOA: Ministri i katërt i Brendshëm që shkarkohet nga Rama, priten...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion
Sport

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion

22:56 - 08/02/26

Barazim spektakolar 2-2 mes Juventusit dhe Lazios në Torino. Pjesa e parë u mbyll me një gol të Pedros, në...

Lexo më shumë
Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave

Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave

21:47 - 08/02/26
Xhoana Nano kapet “mat” në Tiranë pas vdekjes së Fatos Nanos! Dalin foto e video. Ja çfarë po bënte

Xhoana Nano kapet “mat” në Tiranë pas vdekjes së Fatos Nanos! Dalin foto e video. Ja çfarë po bënte

21:06 - 08/02/26
Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha

Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha

20:35 - 08/02/26
Një supergol dhe kartoni i kuq, Szoboszlai luftëtar i vetmuar në Anfield

Një supergol dhe kartoni i kuq, Szoboszlai luftëtar i vetmuar në Anfield

20:16 - 08/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com