GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“E refuzoi Serbia”, Kurti zbulon propozimin që iu bë në Bruksel

12:39 - 23/11/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
“E refuzoi Serbia”, Kurti zbulon propozimin që iu bë në Bruksel
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti foli për dështimin e negociatave në Bruksel. Ai u shpreh se në ftesën që pranoi për takimin, ishte theksuar se po ftoheshin për të diskutuar “me urgjencë në propozimin e BE-së të përkrahur nga Gjermania e Franca për normalizim të marrëdhënieve”. Në paragrafin e dytë ishte edhe çështja e targave.

Kurti hodhi sërish akuza në drejtim të Borrellit. Duke thënë se iu përshtat qëllimit të Serbisë. Dhe në kundërshtim me parimin e propozuar nga vetë ai filloi të insistojë në një marrëveshje vetëm për pezullimin e shqiptimit të gjobave.

“Të premten që shkoi u ftova në Bruksel për një takim të organizuar në selinë e BE-së në Bruksel të nivelit të lartë me presidentin e Serbisë. Ftesa e përfaqësuesit të lartë Borrell ishte e shoqëruar me një tekst me katër paragrafë që mëtonte të lëshohej si deklaratë.

Në paragrafin e parë bëhej ftesë për përqendrim me urgjencë në propozimin e BE-së të përkrahur nga Gjermania e Franca për normalizim të marrëdhënieve.

Në paragrafin e tretë, teksti bënte thirrje të fillonin me njëherë diskutimet për propozimin e BE-së. Që të fillonin menjëherë diskutimet për një marrëveshje para marsit të vitit 2023.

Natyrisht këtë propozim të Borrell e kam mirëpritur dhe tashmë ishim deklaruar që propozimi franko gjerman në të cilin Borrell insistonte që ta quanim propozim të BE-së paraqet një bazë të mirë për diskutim.

Në paragrafin e dytë ishte çështja e targave së bashku me garancionet për komunitetin serb.

Gjatë tetë orëve i zhvilluam gjashtë takime. Tri bilaterale, e tri trilaterale. Parakushti për targat kishte të bënte vetëm me pezullimin e veprimeve të Qeverisë së Kosovës. Dhe jo me ndalimin e lëshimit të targave nga ana e Serbisë në versionin inicial.

Ne ishim të pajtimit që për t’i dhënë hapësirë bisedimeve për propozimin e BE-së, t’i jepnim hapësirë pezullimit të fazës së dytë të vendimit për targa. Mirëpo natyrisht atëherë kur Serbia ndalon së regjistruari makina me targa ilegale. Ky propozim u pranua dhe besoj që ishte një arritje e rëndësishme e takimit.

Komuniteti serb në Kosovë është komuniteti më i mbrojtur dhe më i privilegjuar në Kushtetutë. Dhe kjo është rezultat i marrëveshjes gjithëpërfshirëse të Ahtisarit.

Të drejtat për pakica në Kushtetutën e Kosovës nuk i gjen në atë të Serbisë. Por as në shumë vende të tjera të botës. Pas takimit në Bruksel, i cili gjithsej zgjati 8 orë, Borrell fatkeqësisht e ndryshoi premisën e diskutimit të ditës së hënë.

Kurti ka thënë se ai ishte i fundit që u largua nga ndërtesa e BE-së. Ngaqë bëri edhe një përpjekje të fundit për të arritur një marrëveshje. Kurti tha se në momentet e fundit nga ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak mori edhe një propozim të fundit. Për një tekst i cili do ta përfshinte edhe propozimin e BE-së. Mirëpo Kurti tha se më pastaj i kishte njoftuar se Vuçiçi nuk pranoi.

“Në kundërshtim me parimin e propozuar nga vetë ai filloi të insistojë në një marrëveshje vetëm për pezullimin e vendimit për targa. Qëllimi i madh u hoq nga agjenda, nevoja urgjente për propozimin franko-gjerman u zhduk nga tavolina duke iu përshtatur qëllimit të Serbisë, presidenti i së cilës kishte ardhur aty për targa jo për propozimin e BE-së. Unë nuk jam as polic, as komandat stacioni, as zyrtar dogane. Që të merrem me gjithfarë çështje teknike që dalin nga bisedimet.

Unë shkoj për marrëveshjen finale ndërkombëtare e ligjërisht të obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen në qendër. Ky duhet të jetë qëllimi. Autorët e propozimit të BE-së e braktisën propozimin e tyre, andaj edhe takimi përfundoi.

Sikurse në takimin e 18 gushtit, edhe në këtë takim, unë isha i fundit që e lëshova ndërtesën e BE-së. Sepse gjithmonë ekziston mundësia edhe për një përpjekje të fundit.

Dhe më duhet të ju them se ka qenë edhe përpjekja e fundit. Emisari Lajçak ka ardhur tek ne dhe e bëri edhe një përpjekje të fundit për një tekst i cili do ta përfshinte edhe propozimin e BE-së. Mirëpo pastaj na njoftoi që Vuçiç nuk e ka pranuar. Ndërkaq Borrell tashmë ndodhej në konferencë për media”, tha Kurti.

Etiketa: Albin KurtiKosoveqeveri

Lajme të lidhura

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje
Kosovë & Rajon

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje

19:14 - 23/02/26
U shpall ‘non grata’ nga SHBA, Artan Grubi tërhiqet nga politika: Jam i pastër si loti
Kosovë & Rajon

Në kërkim për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

09:35 - 23/02/26
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së
Kosovë & Rajon

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Para
Vrau kunatin natën e Vitit të Ri, 8 vite burg për Klajdi Shundin

Vrau kunatin natën e Vitit të Ri, 8 vite burg për Klajdi Shundin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com