GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

E rëndë/ 10-vjeçarja përfundon në operacion pasi ndoqi trendin e ri në TikTok

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
E rëndë/ 10-vjeçarja përfundon në operacion pasi ndoqi trendin e ri në TikTok
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjithmonë ka pasur një debat në lidhje me moshën e duhur kur fëmijët duhet të ekspozohen ndaj rrjeteve sociale. Jo shumë kohë më parë ishte sfida e “Balenës blu” ajo që la të lënduar shumë të rinj, disa prej të cilëve edhe humbën jetën.

Dy të mitura, kanë vendosur të provojnë në realitet një nga trendet e platformës së mediave sociale TikTok, ku një deodorant sprucohet për disa sekonda rresht shumë pranë lëkurës, në mënyrë që të provokojë një ndjesi të akullt në lëkurë.

Një nga vajzat e ka provuar trendin por e ka mbajtur vetëm pak sekonda. Më pas ka qenë radha e dhjetëvjeçares që të provojë trendin, duke e sprucuar deodorantin vetëm një centimetër larg lëkurës, për 10 sekonda me radhë.

Në një rrëfim, nëna e të miturës nga Hertfordshire, është shprehur se fillimisht janë përpjekur të lehtësojnë dhimbjen vetë, por pas 24 orëve prindërit e kanë dërguar 10-vjeçaren në spital.

“10 sekonda marrëzi e ka lënë atë me dy vjet dhimbje. Pasi u përpoqëm ta përballonim vetë djegien në shtëpi për 24 orët e para, u detyruam ta dërgojmë vajzën në spital. Mjeku na referoi te një ekip i kirurgjisë plastike, i cili na tha se plagëve mund tu duhen 18 muaj deri në dy vjet për t’u shëruar plotësisht, duke shtuar se vajza mund të ketë nevojë për operacion plastik.

Ata thjesht po loznin me kanoçen e deodorantit. Nuk mund ta besoja kur pashë duart e saj, nuk dija nëse të qeshja apo të qaja. Ajo e ka ngrirë dorën. Fillimisht e ka provuar shoqja, por vetëm për pak kohë. Ishte një tronditje e madhe, sepse ajo është një vajzë e vogël kaq e ndjeshme normalisht, ajo nuk futet kurrë në telashe. Thjeshte e humbi sensin praktik për ato sekonda”.

Mamaja 39-vjeçare shtoi se vera e vajzës së saj është shkatërruar pasi ajo nuk mund të dalë në rrezet e diellit me duart e djegura apo të hidhet në një pishinë.

“Ajo ka qenë shumë e qetë që atëherë, ka pasur shumë dhimbje, por është kthyer menjëherë në shkollë. Vetëm vazhdoni t’u kujtoni fëmijëve që të mos marrin pjesë në tendenca idiote si kjo, ato 10 sekonda e kanë shkatërruar atë vitet e ardhshme”.

Ngjarja ka nxitur edhe një reagim nga ana e Tiktoku-ut, ku një zëdhënëse e platformës është shprehur se për ta është shumë e rëndësishme të kujdesen për sigurinë dhe mirëqenien e komunitetit.

“Ne kujdesemi thellësisht për sigurinë dhe mirëqenien e komunitetit tonë. Ne heqim në mënyrë aktive përmbajtjen që përshkruan sfida të rrezikshme dhe nxitim njerëzit që e kërkojnë të vizitojnë Qendrën tonë të Sigurisë, ku mund të gjejnë një udhëzues brenda aplikacionit për t’u përfshirë në një sfidë në internet, të zhvilluar me ekspertë kryesorë të sigurisë rinore.”

Etiketa: operacionrrjete socialeSpitalTik tok

Lajme të lidhura

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26
SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar
Botë

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

08:40 - 14/11/26
Para
Atentati në Elbasan/ Qëlloi 7 herë drejt të riut, autori me precedent penale

Atentati në Elbasan/ Qëlloi 7 herë drejt të riut, autori me precedent penale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin
Sport

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

21:04 - 15/11/26

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka komentuar suksesin e kuqezinjve, duke theksuar rëndësinë e këtij rezultati për projektin që...

Lexo më shumë
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

19:59 - 15/11/26
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com