GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

E rëndë/ 3 fëmijë gjenden të vdekur në plazh, ja dyshimet e para

22:54 - 12/09/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
E rëndë/ 3 fëmijë gjenden të vdekur në plazh, ja dyshimet e para
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre fëmijë u gjetën të vdekur në brigjet pranë shëtitores së famshme të Coney Island në Brooklyn herët të hënën dhe policia beson se ata mund të jenë mbytur nga nëna e tyre. Trupat e djalit 7-vjeçar, vajzës 4-vjeçare dhe vajzës 3-muajshe u gjetën pas një kërkimi gati tre-orësh që filloi në orën 1:40 të mëngjesit, kur një i afërm thirri policinë, duke u shqetësuar se gruaja mund të kishte dëmtuar fëmijët e saj.

Nëna u gjet 90 minuta më vonë, zbathur dhe e lagur, 3 kilometra larg shëtitores nga pjesa e Coney Island ku ajo jetonte. Detektivët po përpiqeshin të merrnin në pyetje gruan në zyrat e policisë lokale.

“Deri më tani, ajo nuk ka thënë asgjë,” tha shefi i Departamentit të Nju Jorkut Kenneth Corey.

Kërkimet për fëmijët u intensifikuan pasi nëna u gjet e vetme. Policia dërgoi një helikopter dhe njësi detare. Fëmijët u gjetën në buzë të ujit pak pas orës 4:30 të mëngjesit në një pjesë të qetë të plazhit rreth 13 blloqe larg stadiumit ku skuadra e bejsbollit të ligës së vogël Brooklyn Cyclones luan lojërat e saj.

Përpjekjet për të ringjallur fëmijët në një spital aty pranë dështuan. Policia nuk i identifikoi menjëherë fëmijët apo nënën 30-vjeçare ndaj së cilës nuk ishte marrë një vendim se me çfarë akuzash penale mund të përballet. Trupat e fëmijëve u gjetën vetëm tre blloqe larg ndërtesës së banesës së gruas, ku policia kishte shkuar fillimisht kur filloi kërkimi. Shefi i departamentit të policisë së Nju Jorkut tha se oficerët kishin kontrolluar plazhin dhe shëtitoren, kontrolluan rrugët e lagjes dhe kontrolluan spitalin lokal në kërkim të fëmijëve përpara se nëna të gjendej në trotuar.

Një mbikëqyrës sigurie për ndërtesën ku jetonin nëna dhe fëmijët tha se familja ishte zhvendosur më pak se një vit më parë. Zoti Corey tha se nëna nuk ishte raportuar më parë tek autoritetet për abuzim ose neglizhencë ndaj fëmijëve të saj./VOA

Etiketa: detdyshimeFemijenenavdekur

Lajme të lidhura

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Para
“Jam i armatosur, mafia do të…”, Meta zbulon skenarin e opozitës për zgjedhjet lokale

"Jam i armatosur, mafia do të...", Meta zbulon skenarin e opozitës për zgjedhjet lokale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com