Një 25-vjeçar është vetëplagosur ditën e sotme me armë gjahu në Dibër.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat.
Njoftimi i policisë
Më datë 31.01.2024, rreth orës 14:00, në fshatin Grykë Nokë, dyshohet se është vetëplagosur në këmbë me armë gjahu (të cilën e mbante pa leje), shtetasi F.D., 25 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post