Një ngjarje e rëdnë është shënuar në Korçë, ku një 47-vjeçar është gjetur i vdekur në shkallët e pallatit ku banonte.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 05.02.2024, rreth orës 16:25, në lagjen nr. 18, Korçë, në shkallët e pallatit ku banonte, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, shtetasi J. M., rreth 47 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave.
Discussion about this post