Një krim i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Menemeni të Selanikut. Një 41-vjeçar, shtetas i Armenisë, është gjetur i vdekur me plagë në kokë pranë babait të tij gjysmë të ndërgjegjshëm. Sipas raportimit të Thestival, vrasja ka ndodhur në orën 19:00, në një banesë në katin e dytë të një pallati në rrugën Omirou.
“Djalin e gjeta të vdekur dhe bashkëshortin pa ndjenja”, ka deklaruar nëna e viktimës. Në pak minuta zona u rrethua nga forca të forta policie, ndërsa babi i viktimës u dërgua në spital. Rasti po shqyrtohet nga policët me përvojë të Departamentit të Krimeve Kundër Jetës në Drejtorinë e Sigurimit të Selanikut.
Babai që në momentin e parë u konsiderua si i dyshuari kryesor për kryerjen e vrasjes. Provat e mbledhura nga policia nuk tregojnë praninë e një personi të tretë në vendin e krimit.
Fqinjët raportuan se babë e bir kishin debate të ashpra pothuajse çdo ditë gjatë javës së kaluar. Hetimi policor vazhdon. Shkaku i vdekjes së 41-vjeçarit do të dalë nga ekspertiza mjeko-ligjore.
Discussion about this post