GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

E rëndë/ Shkrin masivi i akullit nga nxehtësia, humbin jetën 6 alpinistë (VIDEO)

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
E rëndë/ Shkrin masivi i akullit nga nxehtësia, humbin jetën 6 alpinistë (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në vendpushimin turistik të Marmoladas në alpet italiane, ku gjashtë alpinistë kanë mbetur të vdekur pas shembjes së një masivi akulli që është shkrirë dhe është shkëputur rishtazi prej faqes së malit.

Sipas asaj që thonë ekipet e shpëtimit, kufomat nuk janë nxjerrë ende nga masa e akullit, pasi janë shtyrë poshtë majës së malit ku po bënin ngjitjen dhe është tepër e vështirë ndërhyrja.

Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se të plagosur kanë mbetur edhe tetë persona të tjerë, përfshirë një që është në gjendje të rëndë, ndërsa ka edhe disa të zhdukur.

Burrat e “Alpine Rescue” janë në punë për të patrulluar zonën, me ndihmën e pesë helikopterëve nga Veneto dhe Trentino. Të plagosurit janë shtruar në shumë spitale.

Shkëputja e masivit të akullit ndodhi në seksionin midis “Pian dei Fiaçoni” dhe “Punta Penia”, përgjatë rrugës normale që të çon në majë të malit.

“Një gjëmimë, pastaj orteku. Dëgjuam një zhurmë të madhe, tipike për rrëshqitje dheu, më pas pamë një lloj orteku të përbërë nga bora dhe akulli që zbriste me shpejtësi të madhe dhe prej andej kuptova se kishte ndodhur diçka e rëndë. Me dylbi nga këtu shihet thyerja e akullit”, tha një nga menaxherët e vendpushimit Castiglioni Marmolada, dëshmitar i të gjithë skenës.

Ndërkohë, grupe njerëzish janë shoqëruar në rrjedhën e poshtme nga shpëtimtarët pas shembjes së masivit të akullit.

Situata është e rrezikshme sepse ekziston rreziku i shembjeve të mëtejshme, ndërsa një helikopter është i pajisur me zilen Reço, një pajisje që të lejon të kërkosh këdo në vështirësi në zona të hapura.

Këshilltari për Mbrojtjen Civile të Rajonit Veneto, Gianpaolo Bottacin, shpjegoi se “për palën Veneto, 2 helikopterët e Suem 118 të Belluno janë tashmë në funksion.

“Edhe një nga helikopterët e Mbrojtjes Civile të Rajonit të Venetos për të transportuar në vend ekipet e shpëtimtarëve malorë me njësi qensh. Janë aktivizuar të gjitha ekipet e shpëtimit malor në zonë”.

 

Etiketa: Itali

Lajme të lidhura

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)
Aktualitet

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

12:07 - 06/10/26
Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj
Aktualitet

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

09:54 - 06/10/26
Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme
Botë

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme

15:31 - 05/10/26
Para
Djali 22- vjeç i humbi jetën në aksident, nëna rrëfen e tronditur: Xhaxhai donte paratë e dëmshpërblimit

Djali 22- vjeç i humbi jetën në aksident, nëna rrëfen e tronditur: Xhaxhai donte paratë e dëmshpërblimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohen për gjykim tre persona
Aktualitet

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohen për gjykim tre persona

13:30 - 06/10/26

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, dhe ka dërguar në gjyq tre...

Lexo më shumë
Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

13:19 - 06/10/26
Denoncimi i gazetarit: Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai u kërkon favore se*suale punonjësve meshkuj

Denoncimi i gazetarit: Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai u kërkon favore se*suale punonjësve meshkuj

13:05 - 06/10/26
Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

12:43 - 06/10/26
Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

12:28 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com