Një ngjarje e rëndë është në Pogradec. Një vajzë rreth 30 vjeçe është vetëdjegur me benzinë.
Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Kalivaç.
Sipas të dhënave paraprake, e reja është në gjendje të rëndë, pasi ka pësuar djegie të shkallës së 3-të, ndërkohë pritet nisja e saj me helikopter drejt Tiranës.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur për shkak se ajo vuante nga depresioni.