GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“E rrezikshme!”/ Vajza 1 vjeçe vdiq pasi e braktisi për disa ditë, prokurori kërkon dënimin e gruas

16:22 - 22/07/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“E rrezikshme!”/ Vajza 1 vjeçe vdiq pasi e braktisi për disa ditë, prokurori kërkon dënimin e gruas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Alessia Pifferi nuk kishte asnjë frikë ta linte vajzën e saj një vjeç e gjysmë Dianën vetëm në shtëpi për më shumë se 6 ditë, për të vazhduar marrëdhëniet e saj dhe për t’u argëtuar, duke e ditur fare mirë se ajo mund të vdiste nga uria. Për këtë arsye prokurori i Milanos Francesco De Tommasi ka ngarkuar gruan e akuzuar për vrasje me dashje, me rrethanë rënduese të arsyeve të kota përveç atë të paramendimit. Magjistrati kërkoi vleftësimin e masës së arrestit dhe paraburgimit në burg pasi mendon se 37-vjeçarja është person i rrezikshëm dhe rrezikon përsëritjen e krimit.

Diana e vogël vdiq, sipas analizave të para në pritje të autopsisë, “nga vështirësia dhe mungesa e kujdesit të nevojshëm”. E ëma, gjatë marrjes në pyetje natën mes të mërkurës dhe të enjtes, nuk qau asnjëherë dhe nuk humbi kontrollin dhe u shfaq e kthjellët në rindërtimin e fakteve. “E dija që mund të shkonte kështu”, tha ajo para prokurorit, duke qëndruar megjithatë e heshtur para disa pyetjeve për sjelljen e saj. Pasditen e së premtes gruaja do të merret në pyetje nga gjyqtari hetues i Milanos Fabrizio Filice, në burgun e San Vittore.

Sipas hetimeve, në orët e vona të pasdites së 14 korrikut, Pifferi ka larë dhe ndërruar foshnjën dhe i ka lënë një shishe qumështi në shtratin e kampingut. Më vonë ajo do të shkonte në Leffe, në provincën e Bergamos, për t’u bashkuar me partnerin e saj aktual (jo babain e fëmijës), të cilit i kishte thënë se Diana ishte në plazh me motrën e saj. Ajo erdhi në shtëpi të mërkurën në mëngjes dhe gjeti vajzën e saj të vdekur. Hetuesit konfiskuan nga shtëpia një shishe gjysmë të zbrazët, një qetësues të fuqishëm dhe ka dyshime se nëna mund ta ketë detyruar vajzën ta pinte atë si kur e braktisi ashtu edhe në raste të tjera. Nuk ishte hera e parë, ndër të tjera, që e linte vetëm për disa ditë.
Alessia Pifferi u tha banorëve të Leffe “se ishte psikologe fëmijësh dhe se dinte si të sillej me fëmijët”, raporton “L’Eco di Bergamo”. Pikërisht aty, në shtëpi, gruaja lindi Dianën më 29 janar 2021. Një shtatzëni, tha 37-vjeçarja, të cilën nuk e kishte vënë re deri në fund. Dhe shpesh, thonë në qytet, ajo shihej duke shëtitur me karrocë. Vitin e kaluar kishte thënë, duke gënjyer, se nëna e saj kishte vdekur nga Covid. “Më tha se duhej të shkonte në një udhëtim me partnerin e saj  i tha një shitës gazetës dhe se vajzën do ta mbante nëna e saj, por që më pas gjithçka shpërtheu sepse nëna e saj u sëmur me Covid dhe në fund, edhe ajo kishte vdekur. “Më duhet të shkoj në Kalabri për funeralin”, kishtë thënë.

Lajme të lidhura

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Para
Kriza nga lufta, Ukraina dhe Rusia firmosin marrëveshjen për eksportin e grurit

Kriza nga lufta, Ukraina dhe Rusia firmosin marrëveshjen për eksportin e grurit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com