GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E sëmura me probleme të shëndetit mendor humb kempin, ja arsyeja

22:54 - 01/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
E sëmura me probleme të shëndetit mendor humb kempin, ja arsyeja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emisioni Fiks Fare solli rastin e Valbona Vasiu nga fshati Savër i Lushnjes, e cila ankohet se motrës së saj me probleme të shëndetit mendor i kanë hequr kempin.

Kjo ka ndodhur sepse i është kërkuar të bëjnë një konsultë në Tiranë, por që Valbona e nuk e ka çuar dot motrën e sëmurë për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.

Gjashtë pjestarë të familjes së saj po jetojnë vetëm me 90 mijë lekë të vjetra në muaj dhe me ushqimet që i falin njerëzit.

Motra e saj e sëmurë Mimoza Dashi, ka marrë kemp prej vitesh, por i është hequr nga zyrat e kempit të Lushnjës, pasi nuk ka mundur që të bëjë një konsultë tek mjeku në Tiranë. “Nuk kishim para të shkonin në Tiranë”– shprehet Valbona.

Shtëpia se ku jeton kjo familje është e shkatërruar dhe se çdo gjë që ata kishin në shtëpi ua kishin falur. Valbona e ka të pamundur të punojë pasi motra e saj kërkon shërbim gjatë gjithë kohës. Ajo thotë se sëmundja e ka bërë të pavetëdijshme dhe se mund të largohet nga shtëpia sa hap e mbyll sytë.

Valbona kërkon nga emisioni Fiks Fare ndihmë për të rifituar kempin e motrës dhe një përkrahje ekonomike, pasi gjendja e saj është e rënduar.

Fiksi u interesua në Bashkinë e Lushnjës pranë zyrave të shërbimit social, ku thanë se ata do të shikojnë menjëherë rastin e motrës së Valbona Vasiut, ku do të mundësojnë konsultën e saj dhe do e ndihmojnë që të rifitojë përsëri kempin dhe të gjitha shpenzimet do mbulohen nga vetë ata.

Gjithashtu ata thanë se do i jepet një pjesë e parave të kempit për muajt që i janë hequr. Përsa i përket ndihmës ekonomike Valbonës i thanë të drejtohej në Njësia Administrative nr.5.

Administratorja e zonës, Lida Mezini, tha për Fiksin se nga Njësia Administrative nr.5, janë dhënë ndihma për familje në nevojë në pakot ushqimore.

Përsa i përket ndihmës ekonokmike Valbona nuk e përfiton atë pasi shkelet një kriter, se djali i saj minoren shkon e vjen jashtë shtetit. Me pak fjalë sipas Njësisë administrative djali sjell të ardhura në familje ndaj nuk mund të përfitojnë ndihmën ekonomike. Ndërkohë që nga ana tjetër Valbona mohon që djali i saj të ketë dalë jashtë kufinjve pasi është vetëm 17-vjeç dhe në shkollë. /TCH/

Etiketa: e semurakempimimoza dashi

Lajme të lidhura

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij
Aktualitet

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij

20:13 - 22/02/26
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

13:28 - 22/02/26
Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë
Aktualitet

Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

13:22 - 22/02/26
Para
Kush është Naim Murseli? Jeta e tij luksoze në Suedi dhe fotot me…

Naim Murseli, porositësi i vrasjes së Liridonës, pozonte me Ramën, Kurtin e Osmanin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…
Breaking Views

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:20 - 22/02/26

Ish-komandanti i FNSH-së në 20 shkurt 1991, Shkëlqim Hajdari rrëfen për Exclusive në Top Channel, dinamikën e asaj dite që...

Lexo më shumë
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

22:16 - 22/02/26
Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

21:51 - 22/02/26
“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

21:15 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com